• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

by Bajram Peçi
20/10/2026 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Me zhvillimin e protestave të dhunshme kundër institucioneve dhe rendit kushtetues, shihet qartazi se orvaten të bëjnë ndryshim përmes përdorimit të forcës. Përdorimi i dhunës prej Sali Berishës bëhet që të thyejë sedrën e fortë kombëtare të 70 % të shqiptarëve që votojnë Partinë Socialiste. Ai dhe ndjeksit mercenarë të tij duan të përcjellin përshtypjen se shteti ka rënë dhe bashkë me të dhe Rama me PS-në. Kryeministri Rama ndodhet para zgjedhjes për të marrë më të mirën e asaj që është më pak e keqe. Ai duhet të kuptojë njëherë e mirë se nuk ka më “mbretërim” të qetë, ndjesi kjo e krijuar nga  njëtrajtshëmëria e deputetëve të saj, ku mungon kritika dhe guximi për tú përballur me të keqen.

Rebeli Haxhi Qamili dhe myftiu i Krujës, Musa Qazimi, ndonëse të pashkollë, nuk ishin “studentë” si këta te sotmit e Tiranës, por ishin shumë të qartë në kërkesat dhe synimin: “Dum babën” dhe rikthimin e otomanëve. Kjo do kryhej me forcën e armëve, me luftëtarë. “Vidi ik” ishte thelbi i të parit rebelim antishqiptar për ndryshimin me forcë të qeverisjes, që do vijonte me “Nano ik” dhe më tej, “Rama ik”, luftëtarët pararojë të të cilëve kanë qenë pa asnjë lidhje me qytetin, me qytetërimin dhe kulturën e bashkëjetesës në komunitet.

Sali Berisha dhe bandat paramilitare, me të cilat ai ka sulmuar Shqipërinë, të cilët mediat i quajnë protestues dhe “studentë”, ndërsa përkrah dhe nxit dhunën me çdo mjet, përpos largimit të Ramës, kryeministrit të “narkoshtetit”, nuk e shfaq qëllimin fundor. Gjithsesi, ngjashëm si Haxhiu i Sharrës, edhe ai do e kryejë misionin me luftëtarë, që i quan studentë. (Vë bast nëse ndonjë prej tyre ka lexuar një libër, një roman psh., nga Viktor Hygo!?) Do të vijë në pushtet, duke sjellë veten e cirkun e familjes së tij në qeverisje apo kërkon të çojë në vend porositë e zotërinjve, kushërinjve të mamase zenos: shkatërrimin e Shqipërisë dhe rënjen e shtetit? Në një Shqipëri të dobët ai dhe shefat e tij në Beograd e shohin më të lehtë ngritjen së shpejti të flamurit të Serbisë në Prizren.

Paradoksi në ngjarjet shqiptare të këtyre ditëve është cilësimi “paqësore” e protestave, ndërkohë që dhe më budallai i PD-së dhe i mediave të Saliut, e sheh se ata janë luftëtarë super të armatosur: me bomba molotov, një krijim ky i tmerrshëm finlandez i Luftës së Dytë Botërore që përdorej kundër rusëve; me gurë të madhësisë së mjaftueshme për të vrarë jo vetëm policin, por dhe ariun! Dalë në terren mediat e Saliut dhe institucionet parazite, si Avokati i Popullit, rëndojnë me akuza policinë se po helmon me gaz rininë, të ardhmen e Shqipërisë, dhe po i lag me uje, çka mund t’iu dëmtojë shëndetin sepse mund të ftohen banorët e periferisë!? Periferisë, se prej andej janë mbi 90 përqind e luftëtarëve që thyen shtyllat e ndriçimit rrugor, të semaforvëve, që sulmuan me thyerje dhe zjarr bankat e institucionet; që shkatërruan gjithë sistemin sinjalistik rrugor…! Ndokush (e majta e qorrollepsur) beson dhe shkruan se është luftë klasore, ndërkohë që ajo bën “mu”se është luftë klanore. kemi të bëjmë me ëndrrën e vjetër berishiste, ushqyerjen e urrejtjes Veri-Jug, Veriu “demokrat kundër Jugut “komunist”.

Në vitin e parë “të mbrapshtë”, 1914, ndonëse në një shtet të brishtë, të sapo dalë nga shpërgenjtë, ishin përsëri në gjendje që rebelin Haxhi, shqiptarin turkoshak, që lufonte kundër Shqipërisë, ta çonin në trekëmbësh. Doli një burrë që e bëri këtë! Ne vitin e dytë “të mbrapshtë””, 1997, pseudo demokracia berishiste synonte të vendoste diktaturën, me të cilën shqiptarët ishin të ngopur deri në grykë, ndaj ju kundërvunë forcave mercenare që ishin nisur kundër Vlorës e Përmetit. Në vitin e tretë të mbrapshtë”, tetori i 2026-tës, ndërsa Saliu pret të vritet ndokush, që të shlyej krimet e tij, vrasjet me gjakftohtësi të 21 dhjetorit, dhe të rrëmbejë armët, Shqipëria nuk ka asnjë “burrë”-institucion, që të vendosë drejtësi e të qetësojë gjendjen. Edhe nëse Rama largohet, (se nuk bëhet qameti po iku?) nuk ka asnjë siguri se vendoset drejtësi. Shkaku: dikush e ka tredhur prokurorinë e tërë sistemin e drejtësisë!

Zot i madh, ruaje Shqipërinë nga urrejtja klanore!

Pa dyshim do ishte diçka shumë e bukur dhe gjithkush do të ishte dakord që të gjitha cilësitë e mira të gjendeshin të bashkuara te Edi Rama. Dihet se kjo gjë është e pamundur dhe aspak në natyrën njerëzore. Rama i ka dhënë shumë e shumë progresit të Shqipërisë, por ka bërë dhe gabime: nuk ka mundur ose nuk ka dashur që mes tyre të ketë një të dytë, me potencial e staturë te besueshme që t’ja lejë postin; nuk ka krijuar klimë kolegjale në vendimmarrje, se ndryshe nuk do ndodhnin protestat për marrëveshjet si në rastin me Kushner; nuk ka patur zgjuarsinë në përzgjedhjen e ekipit drejtues në ministri dhe institucione, ndërsa shumica e deputetëve, thënë troç, janë qoka personale…! Mbi të gjitha nuk ka pse të merrte mbi vete të meta e shpërdorime posti e detyre të vartësve! E fundit, nuk i ka ndjekur zhvillimet dhe shumë gjëra nga afër.

Të gjitha këto nuk mjaftojnë për ta bërë përgjegjës për largimin nga posti pa i përfunduar mandati! Akuzat e opozitës si “narko shtet”dhe vjedhës, e dëngla të tjera, shpien në të vërtetë te shpërfillja e tyre dhe shpifja, krijesa në sajë të poshtërive që ka mbytur opozitën e zënë prej grykësh nga familja berishiste. Është pronë private, është e drejta e tyre se si ta trajtojnë të ashtuquajturën Parti Demokratike! Në metodën qeverisëse të Ramës nuk ka qenë kurrë zgjidhje e problemeve mënyra e sjellje përmes arrestimeve dhe vrasjeve, siç pararendësi i tij në pushtet vepronte.

Agresiviteti, paisja me mjete luftarake e dhunuesve të Shqipërisë, tregon se ata kanë patur kohë të mjaftueshme që të bëheshin gati paratë me të cilat do paguheshin bandat e rekrutuara. Kush i ka bërë gati, prej nga vijnë burimet e financimit, mbeten t’i bëhen të njohura opinionit publik dhe organeve të drejtësisë?

 

Next Post
Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com