• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Duhet të mos krijojmë ndasi populiste mes Shqipërisë e Kosovës

by Java News
15/06/2022 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arkitektë, inxhinierë informatike, gazetarë dhe farmacistë nga Kosova, Mali i Zi, Italia etj., që morën nënshtetësinë shqiptare, u betuan edhe para kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë. Në fjalën e tij, Veliaj tha se Tirana është e destinuar të rritet dhe se tashmë po kthehet në një destinacion për shumë turistë dhe mikpritës i eventeve të mëdha. Ai shtoi se “duhet te mos krijojmë ndasi populiste mes Shqipërisë e Kosovës”.

“Ky është një moment kritik për të gjithë vëllezërit dhe motrat nga Kosova, te cilët na bashkohen sot si shtetas të Republikës së Shqipërisë. Unë mund të them fjalë të bukura, por nëse nuk reflektojmë, nuk kemi mësuar asgjë. Ky është një moment kritik. Nganjëherë, politika e ditës na merr përpara dhe themi një fjalë më tepër, që nuk duhet thënë; bëjmë ndonjë gjest më tepër, që nuk është i nevojshëm; mundohemi që, për të fituar 4 vota këtu dhe 5 vota atje, kalojmë në populizëm, pa e kuptuar se çfarë efekti sjell në publik”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se gjërat që na bashkojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë janë më të shumta se sa ato që na ndajnë.

“Por, shpresoj që shtetasit e rinj shqiptarë, me origjinë nga Kosova, të jenë ura komunikimi. Ne kemi 99 gjëra që na bashkojnë. Por, nëse ka një temë që na ndan, e cila meriton të debatohet, le ta bëjmë debatin në mënyrë te civilizuar. Nëse e quajmë veten një familje, le të flasim si në familje. Besoj se kjo lloj lemze, mund të kalohet në qoftë se njerëzit, sidomos ata që e ndajnë kohën mes Shqipërisë dhe Kosovës, luajnë rolin e komunikuesit, për të përkthyer më mirë realitetin. Gjërat që na bashkojnë, janë jo vetëm më të shumta, por janë edhe më të rëndësishme, se sa cic-micet e vogla të ditës”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Ndërkaq, ai solli në vëmendje një lajm të mirë: Bashkia e Tiranës do të mbështesë për herë të parë Doku Fest, festivalin qe organizohet ne Prizren.

“Për herë të parë, Bashkia e Tiranës do të jetë pjesë e Doku Fest si sponsor sepse besojmë se kur një ‘brand’ i mirë vjen nga trevat tona, duhet mbështetur nga të gjithë. Për sa kohë që përfituesit kryesore janë një kontingjent i jashtëzakonshëm djemsh dhe vajzash, artistësh, producentësh, regjisorësh, aktorësh, që shkojnë nga Tirana, besoj se është vendimi i duhur që edhe Bashkia e Tiranës të mbështesë Doku Fest-in”, deklaroi Veliaj.

Duke komentuar ngjarjet në Ukrainë e cila u sulmua nga Rusia, fqinji i saj, Veliaj solli shembullin e Italisë, e cila ka mbështetur vendin tonë në momentet më të rëndësishme. Ai shprehu bindjen se dhe qytetarët nga Mali i Zi, që sot bëhen shtetas shqiptarë, do të kontribuojnë për të kultivuar raportin fantastik që ekziston deri më sot.

Teksa nënvizoi se Tirana është një qytet i destinuar që të rritet, Veliaj u shpreh se kryeqyteti shqiptar tashmë po kthehet në një destinacion për shumë turistë dhe mikpritës i eventeve të mëdha.

11 qytetarët që zyrtarisht morën nënshtetësinë shqiptare ishin kryesisht nga Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Next Post
Jemi të gjithë “politikanë”…

Gogoli Rama, dhe “i urti” Berisha...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com