• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vedrine: BE e paaftë të menaxhojë zgjerimin, por ju bëni detyrat tuaja

by
28/05/2015 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Ministri i Jashtëm i Francës Hubert Vedrine, i cili ishte prezent në Forumin Ekonomik të Vjenës që po mbahet në Tiranë, theksoi se Bashkimi Evropian është i paaftë të menaxhojë zgjerimin.

Duke folur për aspiratat integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Vedrine tha se paaftësia e BE për zgjerimin është një fakt, që megjithatë siç u shpreh ai nuk duhet të dekurajojë vendet e rajonit.

Sipas Vedrine, është me rëndësi që Ballkani Perëndimor të caktojë prioritetet e saj, me projekte të përbashkëta. Kjo pasi siç nënvizoi ish-ministri francez, negociatat për integrim parashikohen të gjata dhe të ndërlikuara. Prandaj është shumë e rëndësishme që vendet e rajonit të jenë gati.

“Nuk ka mundësi gjendja politike të bëjë listën e problemeve në Tiranë. BE është e paaftë të menaxhojë zgjerimin, nuk ka mundësi të shkruajtë traktate dhe ky është fakt. A duhet të jetë kjo dekurajuese për ju? Jo aspak. Europianët janë egocentrikë, e nënvlerësojnë dimensionin strategjik të Ballkanit Perëndimor. Pra duhet të bashkojmë këto dy aspekte kontradiktorë. Ne kemi një rol për të luajtur, për t’u thënë zyrtarëve evropianë që kjo është diçka strategjike. Këtë mund të bëjmë ne, por çfarë mund të bëni ju? Ju mund të përgatisni negociatat për të ardhmen, do të jenë të ndërlikuara dhe shumë të gjata. Edhe pse nuk e dini datën, të paktën keni shumë punë për të bërë. Për zbatimin e reformave ka një prioritet strategjik për ju. Me këtë dua të them të mos rrini të mbyllur. Pra shkoni përtej kësaj kontradikte. Kam dëgjuar ministrat e tjerë për potencialet e rajonit. Dhe potenciali i Shqipërisë është fantastik. Bllokimi i marrëdhënieve Serbi-Shqipëri është rregulluar. Vetëm se është ky problemi i projekteve. Si mund ta lançojmë projektin? Duhet vendosur një listë e tërë prioritetesh rajonalë. Gjeni dy ose tre projekte rajonalë që të bashkojë të gjithë vendet bashkë. Më pas duhet një mekanizëm, ju keni nevojë për Brukselin, por edhe Brukseli duhet të kettë një bashkëbisedues të gjatë që do të përfaqësojë interesat e rajonit.” u shpreh Vedrine

Next Post

Beqaj: Ngushtojmë hapësirat për abuzime të atyre që financojnë fushatën e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?

“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?

September 19, 2026
Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

September 19, 2026
Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

September 19, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Shenjat më “të urryera” të horoskopit sipas botës

September 19, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 19, 2026
Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

September 19, 2026
Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

September 19, 2026
Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

September 19, 2026
Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

September 19, 2026
Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com