• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Varufaqis: Ministri gjerman i Financave kërkon “Grexit”

by
11/07/2015 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania kërkon që Greqia të jetë e privuar nga unioni monetar për të intimiduar Francën dhe ta detyrojë të pranojë modelin e saj për një zonë euro të disiplinuar, theksoi ish-ministri grek i Financave, Janis Varufakis.

”Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, kërkon një dalje të Greqisë nga eurozona, ose një Grexit, në një mënyrë ose tjetër”, thekson Varufaqis për të përditshmen britanike ”The Guardian”.

“Bindja ime është që ministri gjerman i Financave kërkon që Greqia të jetë e privuar nga monedha unike për të ngjallur frikë tek francezët dhe për t’i bërë ata të pranojnë modelin e tij për një eurozonë disiplinore.

“Schauble është i bindur se në gjendjen aktuale të gjerave, duhet një ”Grexit”, për t’i bërë gjërat më të qarta, në një mënyrë apo tjetër”, shtoi Varufaqis, i cili dha dorëheqjen të hënën.

Parlamenti grek votoi në mesnatënë favor të propozim-marrëveshjes paraqitur për kreditorët e vendit nga qeveria e Aleksis Cipras, që ka regjistruar gjithashtu kundërshtimin e disa deputetëve të partisë së tij. Konsideruar si pozitiv nga kreditorët, ky propozim, që do të shqyrtohet sot nga ministrat e Financave të zonës euro, do të rikthejë shpresën për një marrëveshje duke shmangur për Athinën daljen nga euro.

Dje, Parlamenti francez, fuqia e dytë ekonomike e zonës euro, miratoi reforma destinuar rimëkëmbjes së ekonomisë së brishtë të vendit, që po përballet me një rritje ekonomike të dobët dhe rritje të papunësisë, si dhe me një borxh të madh publik, burim tensionesh me Brukselin.

Për Varufaqis, Gjermania kreditore dhe drejtuese e ortodoksisë buxhetore në Evropë kërkon të bëjë Greqinë një shembull, për të futur francezët në linjë./ATA

Next Post

Urat monumentale Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

September 12, 2026
“Do përfundosh në burg! E shkatërrove PD-në”/ Qytetarët masakrojnë Berishën pas kthimit nga SHBA

“Do përfundosh në burg! E shkatërrove PD-në”/ Qytetarët masakrojnë Berishën pas kthimit nga SHBA

September 12, 2026
‘Hëna e plotë Blu’, zbuloni tre shenjat e zodiakut që do të preken më shumë nga ky fenomen

5 shenjat e horoskopit që kanë karakterin më të fortë

September 12, 2026
Berisha kthehet nga SHBA, flet për takimin me diasporën: I gjeta më të fortë, u ktheva 35 vite pas

Berisha kthehet nga SHBA, flet për takimin me diasporën: I gjeta më të fortë, u ktheva 35 vite pas

September 12, 2026
Bllokimi i pagave çoi në bojkot, Gjykata e Vlorës rikthehet në normalitet nga e hëna

Bllokimi i pagave çoi në bojkot, Gjykata e Vlorës rikthehet në normalitet nga e hëna

September 12, 2026
Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com