Një 38-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Në pranga ka rënë shtetasi Fatjon Haxhiu, banues në Manzë, ndaj të cilit Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” më 31 mars 2022, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 mars 2022, kur 38-vjeçari dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Për shkak të dëmtimeve të marra, gruaja ka ndërruar jetë 10 ditë më vonë.
Ndalimi i tij u bë i mundur pas deportimit nga Greqia. Pas arrestimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.











