Ish- kandidati presidencial brazilian, Flavio Bolsonaro tha të premten se ai u largua nga vendi pas humbjes së tij në zgjedhje për t’i shpëtuar ndjekjes penale.
“Persekutimi filloi shumë më herët nga sa e imagjinoja”, tha senatori Bolsonaro në një video që ndau në Instagram, duke iu referuar vendimit të tij për t’u larguar nga Brazili për në Shtetet e Bashkuara.
Në video, ai tha se të hënën pasi vizitoi babanë e tij, ish-Presidentin Jair Bolsonaro, i cili është nën arrest shtëpiak, policia e informoi se pasaportat e tij po konfiskoheshin si pjesë e një hetimi për pastrim parash.
Ai nuk dha detaje se si u largua nga vendi, teksa shtoi se vendimin e mori me gruan e tij pa e ditur askush.
“U largova për të mirën e Brazilit”, tha Flavio Bolsonaro, i cili refuzoi të pranonte humbjen e tij nga Presidenti i qendrës së majtë Luiz Inacio Lula da Silva në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Ai foli për “mashtrim zgjedhor”, pavarësisht mohimeve si nga partia e tij ashtu edhe nga gjyqësori. Në video, ai krahasoi parregullsitë zgjedhore me “gola të shënuar me dorë” që nuk u anuluan nga VAR.
Ai parashikoi se Brazili do të “falimentonte” nën Lulën dhe deklaroi veten të gatshëm të kandidonte përsëri për president.
“Nuk po flas për vitin 2030, por më shpejt”, tha ai.
Flávio Bolsonaro:
I say that I didn’t leave Brazil. I left for Brazil.
And I know that from here, I’ll continue to have an active voice. I’ll be able to continue exercising the leadership that I owe to President Bolsonaro. pic.twitter.com/H6Au4076NW
— Clash Report (@clashreport) October 31, 2026
The post Flavio Bolsonaro: Ika nga Brazili për t’i shpëtuar persekutimit appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë











