• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Várhelyi: Nëse s’hapen negociatat në mars Ballkani në rrezik, BE-ja të mbajë premtimin

by Java News
11/02/2020 07:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri për Zgjerimin në Bruksel Olivér Várhelyi ka prezantuar sot para Parlamentit Europian metodologjinë e re për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe europiane. Por ku bazohet metodologjia e re? Várhelyi theksoi se katër janë parimet kryesore. “Së pari, procesi duhet të jetë më i besueshëm. E dyta natyra politike e procesit. Ne synojmë të sigurojmë një angazhim të nivelit të lartë me vendet kandidate përmes samiteve të rregullta BE-Ballkan Perëndimor dhe takimeve ministrore. Ne duam t’i përfshijmë shtetet anëtare më fuqishëm dhe t’u japim atyre mundësi më të mira për të monitoruar dhe rishikuar procesin.

Parimi i tretë adreson nevojën për ta bërë tërë procesin më dinamik me një përqendrim më të fortë në sektorët bazë. Pika e katërt ka të bëjë me procesin më të parashikueshëm për të dy palët. Kjo do të nënkuptojë që vendet kandidate të kenë qartësi më të madhe për kushtet që duhet të plotësojnë, dhe cili është ndikimi pozitiv kur ka përparim dhe cilat janë pasojat negative në rast të mos plotësimit”, tha ai.

Olivér Várhelyi kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për liderët e BE-së duke u kërkuar të hapin negociatat në mars për disa arsye. “Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët.

Objektivi ynë është të intensifikojmë praninë tonë në Ballkanin Perëndimor, të rrisim investimet dhe të ndihmojmë në mbylljen e hendekut të zhvillimit ekonomik midis nesh. Ne duhet të shohim se çfarë masash konkrete mund të ndërmarrim për të sjellë investime në Ballkanin Perëndimor për të rritur mundësinë e hyrjes në tregun e vetëm të BE-së, krijimin e vendeve të punës dhe mundësive të sipërmarrjes, përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve dhe ndalimin e ikjes së trurit nga rajoni”, deklaroi ai. /e.s/

Next Post
Virusi kinez vret 26 persona, shtohet numri i qyteteve në karantinë

Shkon mbi 970 numri i viktimave nga Koronavirusi, mbi 42 mijë të infektuar në gjithë botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çdo shkelje do ndëshkohet”, Lamallari mesazh për shoferët: Manovrat e rrezikshme në rrugë nuk do tolerohen nga policia

“Çdo shkelje do ndëshkohet”, Lamallari mesazh për shoferët: Manovrat e rrezikshme në rrugë nuk do tolerohen nga policia

March 27, 2026
Goditet baza e armatimeve të organizatës kriminale të drogës, arrestohen shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Goditet baza e armatimeve të organizatës kriminale të drogës, arrestohen shqiptari dhe partnerja e tij rumune

March 27, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një “gomar” në oborrin e Harvardit

March 27, 2026
Kryesocialisti Rama zbret në terren dhe takon strukturat e PS në Njësinë 2, prezanton ekipin e ri drejtues

Kryesocialisti Rama zbret në terren dhe takon strukturat e PS në Njësinë 2, prezanton ekipin e ri drejtues

March 27, 2026
Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

March 27, 2026
Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

March 27, 2026
Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

March 27, 2026
30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

March 27, 2026
Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

March 27, 2026
Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In