• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

by E S
27/03/2026 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten për vizitë zyrtare në Francë, ku pritet të takohet me presidentin Emmanuel Macron.

Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë më shumë hollësi rreth këtij takimi.

Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pretenduar të enjten mbrëma në televizionin Prva në Beograd, se kryeministri Kurti mund t’i kërkojë liderit francez plotësimin e ca kushteve “kundër popullit serb”.

Sipas presidentit serb, Kurti ka shkuar në Paris me “dy kërkesa”: që Serbisë t’i vendoset kusht për të mos përdorur kurrë armë kundër shqiptarëve, përkatësisht kundër Kosovës, dhe që NATO-ja të largohet nga zona tokësore e sigurisë, në mënyrë që Forca e Sigurisë së Kosovës të mund të shkojë në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Vuçiç pretendon se “agjendën e Kurtit në Paris” e ka mësuar përmes “njerëzve tanë në rrethin e Kurtit”.

Mes tjerash, Vuçiç ka thënë se shpreson që NATO-ja “nuk do t’i mbështesë këto kërkesa dhe jam i sigurt që as Macron nuk do t’i mbështesë”.

“Ky do të ishte sulm i drejtpërdrejtë ndaj paqes, sulm i drejtpërdrejtë ndaj popullsisë sonë, ndaj gjithë Serbisë, dhe jam pothuajse i sigurt se kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiç.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Qeverinë e Kosovës për qëndrimin e saj lidhur me pretendimet e Vuçiçit, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Shqetësimet e Kosovës për armatosjen e Serbisë dhe veriu

Pretendimet e Vuçiçit vijnë në një kohë kur autoritetet kosovare kanë shprehur shqetësim pasi Serbia bleu raketat balistike supersonike CM-400 nga Kina në fillim të muajit.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i tha Radios Evropa e Lirë më 13 mars se Serbia, përmes këtyre blerjeve, po shfaq “tendenca hegjemoniste” karshi vendeve fqinje.

Rreth një javë më vonë, Kurti e akuzoi Beogradin për shfaqje të “agresionit” pasi ushtria serbe kreu stërvitje më 19 mars në një fshat të banuar me shqiptarë etnikë në jug të Serbisë, në kufi me Kosovën.

Ai tha asokohe se “jemi thellësisht të shqetësuar me demonstrimin e pajustifikueshëm ushtarak të Serbisë, me helikopterë e parashutistë, në zonat e banuara me shqiptarë në Bujanoc, fare pranë kufirit me Kosovën”.

Por, misioni i NATO-s në Kosovë, i tha Radios Evropa e Lirë se ato stërvitjet nuk përbënin rrezik dhe se ishte njoftuar paraprakisht nga Beogradi se Forcat e Armatosura të Serbisë do të zhvillonin stërvitje të planifikuara në fshatin Muhovc, pranë kufirit jugor të Kosovës.

KFOR-i është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare është Policia e Kosovës.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra.

Forca e Sigurisë së Kosovës, FSK, nuk ka të drejtë të shkojë në veriun e banuar me shumicë serbe, pa e marrë pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s.

Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.

Hera e fundit kur FSK-ja ishte në veri, me pëlqimin e KFOR-it, ishte më 29 korrik të vitit 2025, në një operacion kur gjeti trupin e pajetë të një personi që kishte kërcyer nga ura në liqenin e Ujmanit.

FSK-ja është në proces të shndërrimit në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të miratuara. Ky proces pritet të përmbyllet më 2028.

Next Post
30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Tirana nuk mund të qeveriset nga qelia! Ndaj lironi Erion Veliajn të shkojë në Bashki!

September 1, 2026
Zjarri në Priskë të Madhe përhapet drejt Farkës e Lundrës, alarmohen banorët

Situatë kritike nga zjarri në Ulëz të Matit, flakët rrezikojnë fermat dhe bagëtitë

September 1, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

September 1, 2026
27 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

27 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

September 1, 2026
Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH kujton shoferët: Ja rrugët ku do devijohet qarkullimi dhe nga të udhëtoni për tri netë

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH kujton shoferët: Ja rrugët ku do devijohet qarkullimi dhe nga të udhëtoni për tri netë

September 1, 2026
Statistika e frikshme në Kolumbi, kokaina ia kalon naftës si eksporti kryesor në vend!

Statistika e frikshme në Kolumbi, kokaina ia kalon naftës si eksporti kryesor në vend!

September 1, 2026
“Ruli” i Barcelonës ‘asfalton’ Vallecanon e Ivan Balliut, ndeshje spektakolare në Camp Nou! Flick: Fillimi që dëshironim! (VIDEO)

“Ruli” i Barcelonës ‘asfalton’ Vallecanon e Ivan Balliut, ndeshje spektakolare në Camp Nou! Flick: Fillimi që dëshironim! (VIDEO)

September 1, 2026
Rrugorja e Gjirokastrës në “gjueti” të shoferëve të pabindur, radarë dhe dronë për t’i zbuluar! 4 të proceduar dhe 1441 gjoba në një javë

Rrugorja e Gjirokastrës në “gjueti” të shoferëve të pabindur, radarë dhe dronë për t’i zbuluar! 4 të proceduar dhe 1441 gjoba në një javë

September 1, 2026
VIDEO/ Arsenali i pandalshëm, i bën dy nga dy, Arteta: Jam i kënaqur me lojën dhe fitoren!

VIDEO/ Arsenali i pandalshëm, i bën dy nga dy, Arteta: Jam i kënaqur me lojën dhe fitoren!

September 1, 2026
Natë e përgjakshme në Ukrainë, 9 të vdekur dhe 19 të plagosur nga sulmet ruse me raketa! Goditet qendra e Zaporizhias

Rusia bombardon egërsisht Kievin, të paktën 12 të vdekur dhe 17 të plagosur! Shumica e viktimave punonjës të hekurudhës

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com