• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryesocialisti Rama zbret në terren dhe takon strukturat e PS në Njësinë 2, prezanton ekipin e ri drejtues

by E S
27/03/2026 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e kësaj të premteje, më 27 mars, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Njësinë Nr.2 në kryeqytet.

Në këtë takim ai është i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, i cili në mbledhjen e Asamblesë të zhvilluar më 22 mars, u caktua si një nga drejtuesit politikë të kësaj njësie (lexo këtu).

Mësohet se në këtë takim do të bëhet prezantimi i drejtuesve politikë të Njësisë Administrative Nr.2, ku përveç Klosit, janë caktuar edhe Gent Gazheli, ministrja e Ekonomisë dhe e Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe zv.ministrja Olta Manjani.

Ndërkohë sjellim ndërmend se nesër, më 28 mars, Rama do të mbledhë grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave (lexo këtu).

Takimi do të nisë në orën 11:00 dhe në fokus do të jetë strategjia e jetës parlamentare socialiste në vazhdim, me thellim në çështjen priorioritare, atë të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

I pari që do të mbajë fjalën do të jetë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pas tij, do të mbajë fjalimin e tij, kreu socialist Edi Rama.

Pas kësaj, do të ketë raportime nga eksponentë të lartë socialistë. Kështu, pritet që të raportojë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Më tej, do raportojë Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.

Në pjesën e prezantimit të Strategjisë së Komunikimit do të mbajë fjalën ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një “gomar” në oborrin e Harvardit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com