• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

by Ylli Pata
27/03/2026 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Fatjon Semanjaku, personazh që riktheu në publik çështjen e shpalljes non grata të Sali Berishës dhe familjes së tij nga SHBA, ësht një kandidat për deputet i PD-së në listën e hapur të qarkut Fier për zgjedhjet e 11 majit.

Semanjaku, sipas prezantimit që ka bërë në publik gjatë promovimit të kandidaturës së tij në fushatë nuk ishte një student i Harvardit, por një i diplomuar atje. Semanjaku duket ka marrë pjesë në takimin e Anthony Blinken në Kennedy School të Harvard, pikërisht për të ngritur pyetjen e Non Grata-s.

Pavarësisht mënyrës dhe koloritit të pyetjes në formën e saj, përmbajtja në fakt ishte e rëndësishme.

Partia Demokratike, konkretisht fanatikët apo partnerët politikë të Sali Berishës, në forma të ndryshme kanë tentuar ta fshehin për 5 vjet ndëshkimin bombastik të qeverisë së Shteteve të Bashkuara ndal liderit të PD-së, por në realitet nuk e kanë fshehur dot.

E kanë pasur brenda në bark si një lepur që lëvrin, e nga halli kanë shpikur teori, përralla dhe ngjarjen nga më fantazmagoriket.

Kujtesa që Semanjaku rihapi nga kampusi i Kennedy Scoohol të Universitetit të Harvardit në qytetin Cambridge të shtetit Massachusetts, e cila mund apo të mos ishte spontane, është e domosdoshme që të rissillet në çështje të diskutimit.

Sali Berisha është politikani më i lartë i Ballkanit Perëndimor i sanksionuar nga qeveria e SHBA sipas ligjit 7031/C. Që do të thotë me vulën Non Grata për korrupsion madhor, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë.

Berisha i cili është sanksionuar së bashku me familjen e tij, nuk është i vetmi politikan që është ndëshkuar nga qeveria amerikane në Ballkan. SHBA ka një sërë “urdhrash e medaljesh” për keq për personazhet e huaj, renditja apo vendi nga ku shpallet ka kuptim të veçantë e të rëndësishëm politik.

Milorad Dodik përshembull, ish-kreu i serbëve të Bosnjës dhe politikani më relevant atje, nuk është shpallur Non Grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por vetëm nga Departamenti i Thesarit. Që më pas ju hoqën.

Pse ju hoqën? Sepse së pari Blinken e ndoqi çështjen me lobim pore dhe gjyqësisht në SHBA, nga ku arriti të marrë një verdikt prej një gjykate në Shtetet e Bashkuara, që i hooqi sanksionin.

Sanksioni ndaj Dodik, edhe pse politik, ngaqë është vulosur nga qeveria federale e SHBA, ai ishte më shumë sanksion financiar, pra ngrirje fondesh të huaja.

Kurse Non grata e Sali Berishës ka të gjitha dimensioned; qoftë futjen në listën e zezë të DASH, pra që nuk merr vizë, qoftë ngrirjen e fondeve, qoftë edhe padëshueshmërinë politike dhe diplomatike.

Ky është një ndëshkim mjaft i rëndë, nga ku së paku deri tani nuk ka shpëtuar diskush, pavarësisht propagandës pa argumente të spinëve të doktorit. 7031/C është një njollë e fortë që nuk ka detergjent lobues, diplomatik apo politik që e heq.

Propaganda e PD-së, ka tentuar ta relativizojë gjithë këto vite çështjen, duke sjellë “precedentë” që nuk kishin lidhje me rastin Berisha. Në fillim sollën Dodikun, duke e lidhur me takimin që Gabriel Escobar bëri me të kur ai ishte anëtar i Presidencës së Bosnjës. Më pas folën për të ndjerin Andreas papandreu, kryeministrin e famshëm të Greqisë në vitet 80 të shekullit të shkuar. Për të cilin thanë se ishte shpallur Non grata, por më pas ju hoq.

Një fake news me të dyja këmbët, ngaqë Papandreu ishte shtetas amerikan, i cili në një moment pati një problem me SHBA, ngase ishte një mbështetës i fuqishëm i Gedafit të Libisë, Jaser Arafatit të OÇP-së, e shumë organizatave të armatosura të së majtës ideologjike dhe antiamerikane të asaj kohe.

Mjaft organizata apo individë janë futur në listën e zezë të Departamentit të Shtetut, nga ku prej tyre mjat edhe kanë dalë nga ajo listë e zezë. Por askush nga këta që kanë dalë nga listat nuk u ricikluan, përveç në raste të veçanta. Sç është presidenti në detyrë i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ndaj të cilit kishte edhe një çmim për kokën e tij nga Pentagoni. Ama sot është një nga partnerët e Donald Trump, ngaqë është edhe partner i Edoganit, përkatësisht një kukull i tij.

Konkursi i gjeopolitikës që nisi në radhët e opozitës shqiptaret që nga 21 maji 2021 është një gjë e mirë nëse do të ishte trajtuar si një përballje e vërtetë dijesh, pikëpamjesh e precedentëve të Non gratave botërore. Madje mund të ishte organiuar edhe një konkurs kombëtar për këtë çështje, meqë u sorrollat me vite. Megjithatë, si gjithmonë në vend që të trajtohet me argumente dhe seriozisht kjo çështje, u diskutua alla tallava e me mitomanë të pafund.

Përtej simpatisë, dashurisë, ndjenjës e respektit politik e njerëzor për Sali Berishën si individ apo edhe atë që ai përfaqëson, ndëshkimi politik nga qeveria e SHBA nuk mund të konsiderohet thejsht një inat i “mafies sorroiste” siç tha kandidati i PD-së dje në Harvard që shkriu gazit (jo bardhin) gjithë auditorin.

Kemi të bëjmë me një vendim jo thjeshte të rëndësishëm, por një gur kilomentrik, sinjal politik, e vulë e thatë e trajtimit diplomatik të Berishës dhe familjes së tij në lidhje me SHBA. Sot, përveç atyre që janë shpallur publikisht Non Grata, ka ish-kryeministra, ish-ministra apo personazhet të tjera VIP që nuk udhëtojnë dot në SHBA, përkatësisht nuk marin viza që prej më shumë se 20 vitesh. Por për ta nuk thuhet asnjë fjalë publikisht, ngaqë konsiderohet informacion konfidencial e privat. Ndëshkimi i Sali Berishës është kejt ndryshe, një hap më lart, pra publik.

Fraza e përforcuar nga Anthony Blinken dje nuk është një qëndrim personal, por një siguri që vjen nga vendimi i marrë pas dosjes që i bashkëngjitet rastit. Një qëndrim që nuk ka lidhje fare me një akt partizan politik, por me një vulë lineare që në Shqipëri e nisi Rex Tillerson me Adriatik Llallën, e vijoi Mike Pompeo me Tom Doshin e Vangjush Dakon, e mbylli Antony Blinken me Sali Berishën. E gjasat janë që lista të mos jetë bllokuar ende…

Next Post
Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In