• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vajza e vetme në Shqipëri

by Frrok Çupi
28/08/2025 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Nuk është e vetme vetëm në Shqipëri; as në rajon e as më tej nuk gjendet ‘Girl Vilage’. Vajza e Shqipërisë i lanë sytë çdo mëngjes në Lumin e Vlorës dhe shtrihet e bukur në Amantia.

Ata që i kanë kërkuar origjinën kanë marrë përgjigje si ata që bëjnë pyetje naive. Për të mos e afruar aq shumë emrin Vajzë, e kanë lidhur me një epokë që rrallëkush ka durim t’i shkojë afër.

-Emrin ‘Vajzë’ e ka marrë qysh kur fshati luftoi kundër Genghis Khan, perandori i pamëshirshëm mongol.

Njerëzit, me siguri e kanë sajuar vetë këtë histori të para njëmijë vjet, me qëllim që “ç’ke a derzi që merresh me ‘Vajzën’!”. Më ngjan me të njëjtën pikëpamje të filozofit Tomas Hobbes që thoshte për gërnjarët se ‘këta duan t’i gjejnë shtëpinë zotit’.

Javën e kaluar, tre ditë, Vajza mblodhi gjithë bijtë e bijat kudo në botë për të ‘festuar’; festuar thanë ata, por në fakt për t’u parë sy më sy, ‘a jemi të gjithë, ore!?’.

A jemi të gjithë?!. Në fakt ky është apeli i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë në mbijetesë. Vajza nuk është aq e thjeshtë

Sepse Vajza është kryeqendra e Nobelistëve tanë.

E dini se si një fshat me emër delikat Vajzë të ketë dy nobelistë?!

Këtu janë Ali Asllani dhe Shefqet Musarai (Çeçua) , djem të lindur e rritur këtu. Ne kemi Çmimin tonë, paçka se ç’bën Akademia e Stokholmit. Letërsia e të dyve tani ka humbur autorësinë; të gjithë e citojnë duke mos e ditur ose duke e dashur për vete.

Ali Asllani ka diçka më shumë se vetë ‘Nobeli’. Në vitet ’20 të shekullit të kaluar, Ali Asllani u zgjodh kryetar i Bashkisë së Vlorës. Vendimi nga më të  parët i Aliut si kryetar i Bashkisë ishte ky:

‘Kushdo që vjen për punë në Bashki të ketë këpucë të pastra, mundësisht të lustruara!’. Nuk lejohej ndryshe. Urdhëroi dy lustraxhinj këpucësh në portën e hyrjes dhe ata do të pastronin këpucët e të ardhurve. Kjo ishte puna e parë.

Ngjante me filozofin e shekullit 16, Bajrush Spinoza. I madhi dhe i ndrituri i kombit Dutch, dilte çdo mëngjes në rrugët e Amsterdamit, vinte stolin e pastrimit të syzeve dhe thërriste: ‘Ejani, pastroni syzet!’. Në të dy rastet kishte metaforë, por edhe sot nuk mund të zhvillohet kombi pa qytetarë të denjë.

Sepse Vajza i ka zhvleftësuar Genkhizët.

Ata i përkasin një kohe që ‘nuk ka ekzistuar’; megjithatë përrallën e mbajnë në kuti argjendi. Simbol i Vajzës është Perlat Rexhepi, Heroi i Popullit në Luftën e Dytë Botërore. Nja dy ose tre herë ia kanë ndryshuar vendin e monumentit. Tani kanë gjetur një shkëmb si zgjatim të malit, që shtrihet si dorë e fuqishme për andej nga Mifoli, dmth nga Perëndimi. Kuptimi i Perlat Rexhepit si ikonë është orientimi i njeriut të këtushëm drejt Aleancave Perëndimore. ‘Edhe po të mos e keshim Perlatin’, thonë vlonjatët, do ta krijonin si ‘atletin’ e Anës së Duhur të Historisë.

Heroi lindi në Vajzë, por ra heroikisht në Shkodër. Bashkë me dy djem shkodran, Jordan Misja dhe Branko Kadinë. Të tre në histori kanë hyrë me emrin ‘Tre Heronjtë e Shkodrës’, jo njëri i Vajzës, dy të tjerët të Shkodrës. Edhe po të mos kishte rënë në Shkodër, Perlati, padyshim që do të ishte hero në Veri të vendit. Një ditë u desh të ishte kështu.

Se ‘Genkhizët’ deshën ta ndajnë Shqipërinë në mes, jo para 1000 vjet, por para tre dekadash, 1997. Vetë presidenti i Republikës së re post Genkhiz, nisi avionë luftarakë dhe ushtri këmbësore për të pushtuar Vlorën e gjithë Jugun. Tani Vajza bën sikur e ka harruar, me qëllim që të mos harrohet por të falet. Pas kësaj tragjedie, me siguri që Shqipëria nuk mund të ndahet më.

Vini re çfarë ndodh me emrat! Pak më në Jug ka një mal që thërritet ‘Mali i Çikës’. Këtu vajzës nuk i thonë çikë, por çupë; në Veri thuhet ‘çikë’. Pak më poshtë është një fshat që quhet ‘Trevllazën’, por në Labëri nuk thonë ‘vllazën’, thonë ‘vëllezër’. Ajo që thonë për Gegë e Toskë, se jo vetëm nuk ndahen, por janë në simbiozë.

Donikat dhe Vojsavat hyjnë e dalin në skenë

Në skenën e jetës e të historisë, jo thjesht spektakël.

Nuk e kam fjalën vetëm për monitoruesen e Festivalit ‘Vajza Fest’, stolisur me bukuritë e Vajzës, por që nuk ka lindur këtu. Nuk ka as profesionin artiste, por është brilante. Më duket sikur hyn e del nga portat e argjendta të Fisnikërisë. Kur erdhi, erdhi nuse, tani është ‘e Zonja’, siç thonë në Veri.

Vetë lidhja me ideatorin e Kombit, Gjergj Kastrioti, ka fije të dukshme e të padukshme këtu. Fije që dëshmojnë mençuri dhe diplomaci.

Shikoni çfarë bëri vajzërori Hazbi Nurçe Hitaj, tani nuk jeton më. Pasurinë e tij e kishte dorëzuar për Luftën. Por tre vajzat e tij i quajti njërën në një anë të Botës, dy në anën e Perëndimit nga ku shikonte ‘Atleti i Krishtit’.

Abeja, vajza e parë e Hazbiut, në shenjë të Abrahamit. Donika në emër të gruas së Gjergj Kastriotit, e lindur në Kaninë dhe e përjetësuar në Mbretërinë e Napolit pas vdekjes së të shoqit. Dhe Vojsava është vajzë e tretë.

Në Vajzë funksionon emri, simboli, nderi, idoli, kombi, hapësira.., si në mrekulli. Kur Hzbi Hitaj po plakej e nuk mund t’i merrte më këmbë gjithë tokat që i shikonte syri, atëherë çfarë bëri?!  Lëshoi kalin dhe i dha urdhër të trokonte ‘nga sytë këmbët’. Kali nuk u duk më për disa kohë. Derisa një fshatar nga Fieri i çoi fjalë Hazbiut të Vajzës: ‘Eja se kali ka ardhur te unë’. Aty ku mbërriti kali, aty i zoti zuri miqësi dhe dha Vojsavën për nuse.

Vajza është si safari ynë Jug e Veri, aty ku lëshon dritën e syrit të saj, aty është vlera jonë kombëtare.

Next Post
“Firmat piramidale” online, reagon AKSK: Mos investoni në TXEX, është mashtrim!

"Firmat piramidale" online, reagon AKSK: Mos investoni në TXEX, është mashtrim!

Comments 11

  1. Niko says:
    4 months ago

    Bukur, të lumtë pena e mendja, Frok!

    Reply
  2. Vlonjat says:
    4 months ago

    Supr, bukur shume!

    Reply
  3. Anonymous says:
    4 months ago

    Shkrim shume I bukur!

    Reply
  4. Teuta says:
    4 months ago

    Shkrim shume I bukur!

    Reply
  5. Beni says:
    4 months ago

    I madhi Viktor Zhusti recitoj dikur shumë bukur : MOS MA KUJTO ..!!!!!
    Se ç’far ka ky Frroku që nuk i ndahet kësaj përçarje në mes shqiptarëve prej rreth 3 dekada, kjo më habit….???!!!

    Reply
    • Anonymous says:
      4 months ago

      mendja efrrokut kane qene e do te jene gjiemone me ate pene qe shkruon aqe paster . faleminderit

      Reply
  6. Agron says:
    4 months ago

    Shumë bukur t’u lumtë pena z.Çupi,gjithmon je dalluar për patriotizëm edhe në vitin e mbrapshtë 1997 nuk mungove në Vlorë dhe sa më kujtohet populli të priti në krah.

    Reply
  7. Çaushi says:
    4 months ago

    Ferati

    Reply
  8. Anonymous says:
    4 months ago

    Me mire saliu se nuk e shet por keta nuk lane gje pa shit o frroq

    Reply
  9. reshatpepa@gmail.com says:
    4 months ago

    Me mire ta kishte pushtuar saliu se keta te tjeret e shiten te pakten ai nuk e Shetland o frroq

    Reply
  10. Fier says:
    4 months ago

    Shume shkrime i bukur

    Reply

Leave a Reply to reshatpepa@gmail.com Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet/ Në 73% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson bindshëm me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 73% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson bindshëm me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

December 28, 2025
Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com