Forcat irakiane kanë rimarrë kontrollin e qytetit të vjetër të Mosulit nga Shteti Islamik, zona e fundit që ishte nën drejtimin e milicisë ekstremiste , njoftoi sot një zyrtar ushtarak.
“Ne jemi vetëm pak metra larg lumit Tigris. Përparimi i trupave irakiane, mbështetur nga forcat ajrore të ushtrisë, është i madh”, tha për televizionin shtetëror al-Irakian, zëdhënësi i operacionit të Mosulit, brigadier Yehia Rasoul.
“Po i afrohemi shumë fitores ndaj ISIS-it”, shtoi ai, duke përdorur një akronim arab për Shtetin Islamik.
Zyrtari tha se forcat qeveritare kishin vrarë 35 luftëtarë të Shtetit Islamik dhe kishin kapur gjashtë të tjerë, ndërkohë që ata përpiqeshin të largoheshin nga qyteti i vjetër, i dallueshëm për dendësinë e popullsisë dhe rrugicat e ngushta.
Rasoul nuk dha shifra konkrete për viktimat e mundshme midis trupave qeveritare./a.m.