• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“U vra pa ceremoni…”/ Ja çfarë shkruan media greke për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj!

by Java News
25/04/2023 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media greke, protothema.gr ka shkruar sot për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, gjashtë ditë më parë, në lokalin e tij në Shëngjin.

Ja çfarë shkruan gazeta greke!

“Në Shqipërinë fqinje, të gjithë po ndjekin me vëmendje zhvillimet që kanë ndjekur vrasjen gjakftohtë të një aktori, biznesmeni dhe kandidati për këshilltar bashkiak të Shëngjinit në qarkun e Lezhës, në veriperëndim të vendit. Videoja që po bën xhiron e internetit, e kapur nga kamerat e sigurisë së lokalit, ku është regjistruar momenti i vrasjes gjakftohtë, është veçanërisht mizore.

Biznesmeni Ardian Nikulaj dhe babai i katër fëmijëve humbi jetën gjashtë ditë më parë, në bar-kafen e tij, kur një i panjohur i veshur si “deliverist” dhe me maskë, i është afruar papritur, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar shtatë herë me armë. E gjithë ngjarja ndodhi në 13 sekonda. Një bashkëpunëtor i viktimës që ndodhej në vendngjarje ka vrapuar në panik për t’i shpëtuar të shtënave me armë. Ndërsa pas ekzekutimit autori ka hipur në motoçikletë dhe është zhdukur drejt një vendi të panjohur. Nikulai, me 7 të shtëna në kokë dhe në trup, u vra pa ceremoni.

Gjithmonë ecte me truprojë!

Gazetari Artan Hoxha, i cili kishte pasur lidhje me viktimën, ka folur së fundmi për vrasjen e tij, duke treguar se Nikulaj lëvizte gjithmonë me truproja. Njëkohësisht ai pranoi se ishte takuar me të dy javë më parë dhe i kishte rrëfyer se do të mbështeste kandidatin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Ai ka lënë pas katër fëmijë. Ka qenë një lojtar i rëndësishëm në qarkun e Lezhës. Nuk mund të afrohesh lehtë me të, madje ka biznese në Tiranë. Kohët e fundit kisha vënë re se ishte shumë i kujdesshëm në lëvizjet e tij, pasi ishte i përfshirë në hetimin e një mosmarrëveshjeje që zgjati më shumë se 20 vjet. Ai shoqërohej gjithmonë nga truproja.”, tha gazetari, përcjell dritare.net

Rivalitete politike, hakmarrje apo mosmarrëveshje biznesi?

Ndërkohë, hetimet e autoriteteve në Shqipëri janë po punojnë për identifikimin e veprimit dhe motiveve që e çuan në ekzekutimin e Nikulajt. Dallimet politike janë një skenar, pasi në vitin 2021, biznesmeni ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialdemokrate. Prej vitit 2019 ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe kandidoi sërish për këshilltar bashkiak në zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.

Një tjetër skenar është ai i hakmarrjes, pasi Nikulai kishte vrarë vetë një anëtar të familjes në vitin 2000 dhe vrasja e tij mund të jetë një akt hakmarrjeje. Njëkohësisht po shqyrtohet versioni i mosmarrëveshjeve për biznesin dhe për këtë policia po mbledh prova nga e kaluara e biznesmenit për të forcuar hetimet.”/m.j

Εν ψυχρώ δολοφονία pic.twitter.com/UkxnBguqBG

— kakajason (@kakajason50) April 25, 2023

Next Post
Pas nënshkrimit të marrëveshjes/ 1 mijë qytetarë shqiptarë kthehen nga Britania, ambasada: Kemi intensifikuar…!

Pas nënshkrimit të marrëveshjes/ 1 mijë qytetarë shqiptarë kthehen nga Britania, ambasada: Kemi intensifikuar...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

February 24, 2026
Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

February 24, 2026
Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

February 24, 2026
A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

February 24, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut: Një pjesë e heshtur e mozaikut shqiptar

February 24, 2026
Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

February 24, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

February 24, 2026
Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Shkurt 2026

February 24, 2026
Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In