• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

Intimiteti në Epokën e “Swipe”

by Rudina Koromani
24/02/2026 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Koromani / Psikologe Klinike

Jetojmë në kohën kur mund të flasësh me dhjetë persona brenda një ore, por të mos kesh askënd që të të njohi thellë frikërat, dëshirat, qëndrimet, ëndrrat e tua. Marrëdhëniet sot duken më të shpejta, më të zjarrta në fillim dhe më të brishta në vazhdim teksa nisin me intensitet e mbarojnë sapo shfaqet vështirësia e parë. Po shohim gjithnjë e më shumë lidhje fizike sesa emocionale: lidhje që duken të ndezura nga pasioni, por të zbrazëta nga thellësia. afrime trupash, por jo afrime shpirtrash, atë lloj lidhje që e quajmë DASHURI.

Pse po ndodhin këto ndryshime qasjesh në marrdhëniet intime sot?

Krijimi iluzionit të zgjedhjeve të pafundme nga aplikacionet dhe rrjetet sociale si facebook e Instagram kanë krijuar një psikologji të re të të menduari: është gjithmonë dikush tjetër më i/e mirë një swipe më tutje. E kur opsionet janë të pafundme, përkushtimi bëhet i përkohshëm, lënia e braktisja bëhet më e lehtë. Truri mësohet me dopaminë të menjëhershme, duke kërkuar vetëm marrjen e kënaqësisë e stresohet kur i kërkohet durim emocional, angazhim, përkushtim…. Në një kulturë ku ekspozimi fizik është normalizuar nga rrjetet sociale, afrimi trupor është më i shpejtë se ndërtimi emocional. Të zhveshësh fizikisht është më e lehtë sesa të thuash:

“kam frikë të më lësh”, “kam nevojë për siguri”.

Frika nga thellësia është një tjetër faktor që shihet tek të rinjtë sot, teksa shfaqen të frikësuar nga ekspozimet emocionale. Intimiteti nuk është vetëm afrim fizik por dhe zhveshje emocionale teksa prezantohesh me frikërat e pasiguritë e tua. Shumë të rinj sot dinë të flasin për ambicie dhe plane, por jo për plagë dhe frikë. Dhe pa cenueshmëri, nuk ka thellësi intime. Për këtë arsye lidhjet seksuale shihen më të sigurta, pasi ofrojnë afrim pa rrezikun e varësisë emocionale. Është një mënyrë për të qenë pranë por pa u dorëzuar plotësisht.

Traumat e padukshme të brezit të ri, të cilët kanë parë shumë ndarje e martesa të palumtura e të konsumuara nga rutina e mungesa e komunikimit apo tradhëtia kanë krijuar tek të rinjtë mesazhe të brendshme “Mos u lidh shumë, do lëndohesh”

Konfuzioni mes kimisë dhe përputhshmërisë është themelori teksa kërkojmë përgjigje mbi pyetjen pse lidhemi e zgjidhemi kaq shpejt sot? Pasioni fillestar ngatërrohet me dashurinë Por duhet kuptuar se kimia është thjesht një shkëndijë që të mundëson ta njohësh, të afrohesh, të angazhohesh, të përkushtohesh. Dashuria është ndërtim. Shumë lidhje mbarojnë pikërisht kur kalon faza hormonale e kënaqjes së instiktit të aktivizuar, pasi nuk kanë themele emocionale që t’i mbajë (emocione që nuk janë investuar).E kështu, pak nga pak ka lindur e po jetojmë kulturën e lidhjeve të lehta, pa rrënjë të thella.

Nga ana tjetër, kultura individualiste e arritjeve dhe sukseseve të vetes, ka bërë që shumë të rinj të shohin veten si projekt prioritar, më të fokusuar se kurrë tek zhvillimi personal, karriera, udhëtimet e vetrealizimi. Ky fokusim tek vetja ka bërë që lidhjet të shihen si kufizim I lirisë personale, e cila është kthyer vlera më e lartë e më e përfolur sot.

Mungesa e lidhjes për këto mosha nuk është problem nga pikëpamja psikologjike.

Mungesa e kapacitetit për të krijuar thellësi emocionale është problemi.

Nuk është se brezi i sotëm nuk do thellësi. Përkundrazi, mua si psikologe klinike më rezulton ta raportojnë  që e dëshirojnë kaq shumë. Por, thjesht, shumica e tyre  nuk dinë si ta ndërtojnë. Disa sepse  askush nuk ua mësoi si të komunikojnë frikën, xhelozinë, nevojën për siguri…. U mësuan vetëm si të jenë tërheqës e jo si të jenë me ndjeshmëri, empatikë e të kërkojnë përmbushjen e nevojave të tyre emocionale.

Lidhjet intime nuk kërkojnë vetëm prekje e puqje trupash, por kërkojnë lidhje mendore e emocionale të thella që ofrojnë siguri psikologjike që krijohet me praninë e vazhdueshme. Sepse njeriu nuk ka nevojë vetëm për plotësim të menjehershëme të dëshirave, por ka nevojë për t’u ndjerë i parë, për t’u ndjerë se e duan, ka nevojë për të dhënë dashuri e për të marrë në kontekstitin se është dikush që më njeh e do jetë gjithmonë aty për mua.

Jetojmë në një epokë paradoksale ku jemi të lidhur digjitalisht më shumë se kurrë, por jemi  më të izoluar emocionalisht. Intimiteti sot nuk është i pamundur, por kërkon diçka që algoritmi nuk e ofron: durim, guxim për t’u zbuluar dhe aftësi për të qëndruar edhe kur magjia e fillimit të lidhjes shuhet. Dashuri nuk është çështje shpejtësie por çështje kapaciteti emocional e cila nuk arrihetme SWIPE, por ndërtohet me angazhim duke kërkuar me guxim në thellësitë e njohjes së dikujt.

Next Post
Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In