• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut: Një pjesë e heshtur e mozaikut shqiptar

by Liridona Beqiri
24/02/2026 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Liridonia Beqiri

Nuk është hera e parë që shkruhet për këtë temë, por nuk është as aq shpesh sa duhet, dhe pikërisht kjo e bën të rëndësishme rikthimin e vëmendjes ndaj saj. Identitetet fetare në Ballkan janë shumë më të hershme se koncepti modern i kombit. Vetëdija etnike shqiptare është njejtë shumë e hershme, ku dokumentet mesjetare dhe figura të rëndësishme që nga shek XV flasin për një ndërgjegje kolektive që shkon përtej përkatësisë fetare. Identiteti shqiptar u ndërtua mbi një realitet unik ballkanik: bashkëjetesën e tre traditave fetare -myslimane, katolike dhe ortodokse- brenda të njëjtit komb, dhe pikërisht kjo na bën të veçantë dhe ndoshta trashëgimia më e fortë që kemi. Kombi modern, vetëdija etnike shqipëtare dhe identiteti fetar nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, ato bashkëjetojnë dhe ndërtojnë një mozaik historik të ndërlikuar. Në territoret ku kanë jetuar shqiptarë – nga jugu i Shqipërisë, në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi-ekzistojnë monumente ortodokse që janë pjesë e trashëgimisë historike të këtyre hapësirave.

Pikërisht shqiptarët ortodoksë, për të cilët qarkullojnë vlerësime të ndryshme por në numër të madh në Maqedoninë e Veriut, janë pjesë e këtij tregimi- një komunitet që shumica nuk flasin shqip dhe shpesh nuk njihen si pjesë e historisë shqiptare. Shumë herë historia e një kombi nuk shkruhet vetëm me fakte dhe data, por edhe me heshtjet që ajo mban. Historia e shqiptarëve nuk është vetëm ajo që gjendet në librat e shkollës apo dokumentet zyrtare të shteteve. Një pjesë e saj, ndoshta më e ndërlikuara dhe më e brishtë, është historia e shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni, një komunitet që ka jetuar brenda një tensioni të vazhdueshëm midis besimit, kulturës dhe identitetit kombëtar, dhe shpesh është harruar nga narrativa zyrtare. Rrethanat historike ua kanë diktuar shumë gjëra të rënda, por kjo nuk e ka fshirë identitetin e tyre. Çështja e shqiptarëve ortodoksë nuk është trajtuar kurrë më parë me rigorozitet shkencor dhe nuk ka marrë vëmendjen që meriton — një vëmendje e thellë, institucionale, që do të pasqyronte praninë historike dhe rolin e tyre në këto treva.

Në Maqedoni mungojnë kishat ortodokse shqiptare, ndërsa nuk mungojnë kërcënimet dhe presionet që pengojnë deklarimin e hapur dhe zyrtar të identitetit të tyre shqiptar.

Me zhvillimin e ideve nacionaliste në shekullin XIX, shqiptarët ortodoksë u përballën me presione të shumëfishta: nga shteti osman në shpërbërje, nga kishat me ndikim grek apo bullgar dhe nga projektet kombëtare që kërkonin kategorizim të qartë etnik. Regjistrimet zyrtare, ndikimi i institucioneve fetare dhe mungesa e shkollave shqipe kontribuuan në zbehjen e dukshme të identitetit të tyre publik. Shumë u regjistruan si grekë apo bullgarë, ndonëse brenda familjes ruanin gjuhën dhe zakonet shqiptare.

Gjatë periudhës së Jugosllavisë, ky proces u thellua. Shqiptarët ortodoksë nuk u njohën si kategori më vete; shumë regjistroheshin si maqedonas ortodoksë. Institucionet arsimore dhe shtetërore orientoheshin drejt ndërtimit të një identiteti homogjen. Trashëgimia shqiptare mbetej fenomen privat. Por identiteti nuk u zhduk; ai mbijetoi në gjuhën e folur në familje, në ritualet, në kujtesën e brezave.

Pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, nisi një proces i ngadaltë rikthimi të vetëdijes. Studiues dhe historianë filluan të trajtojnë praninë e shqiptarëve ortodoksë si pjesë të historisë shqiptare. Megjithatë, mungesa e studimeve sistematike dhe qasjes institucionale e ka lënë këtë çështje ende të paplotë. Regjistrimet popullore dhe proceset politike shpesh e përjashtonin këtë identitet, dhe pjesa më e madhe e komunitetit ishte asimiluar brenda identiteteve maqedonase ose ortodokse.

Shumë shqiptarë ortodoksë në Maqedoninë e Veriut sot nuk flasin shqip dhe nuk pranohen si pjesë e historisë shqiptare që u mohua për vite me radhë. Ky fakt nuk është thjesht statistikë; është një thirrje që kërkon vëmendje, një kujtesë e heshtur që na flet për rrënjët tona dhe për atë që është mbajtur në hije. Bëhet fjalë për njerëzit që kanë lindur dhe rritur në heshtje, që ndihen të ndarë midis gjuhës së tyre të nënës dhe ambientit ku jetojnë. Edhe pse po shfaqen individë që guxojnë të deklarohen hapur si shqiptarë ortodoksë, një fillim i vogël por domethënës – ende mungon një qasje e strukturuar dhe serioze. Mungon studimi i thellë shkencor. Mungon përkujdesja institucionale. Mungon një klimë shoqërore që e bën vetëdeklarimin të sigurt dhe dinjitoz. Guximi individual është i çmuar, por ai nuk mund të mbajë i vetëm peshën e historisë. Identiteti ka nevojë për mbështetje akademike, kulturore dhe shoqërore. Ka nevojë për infrastrukturë të vetëdijes kolektive.

Nëse kjo çështje mbetet në nivel debatesh sporadike, ajo do të mbetet peng i tensioneve të momentit. Por ajo duhet të kanalizohet drejt garantimit të lirisë së vetëdeklarimit, integrimit dinjitoz dhe krijimit të hapësirave ku shqiptarët ortodoksë të ndihen pjesë e barabartë e mozaikut kombëtar. Në fund, njohja dhe dokumentimi i shqiptarëve ortodoksë nuk është vetëm një detyrim historik; është një hap drejt rikuperimit të një pjese të humbur të identitetit tonë, dhe rruga nuk është presioni, por krijimi i kushteve që e vërteta të dalë vetë në sipërfaqe.

Next Post
A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com