Ish-ministrja e Jashtme austriake Karin Kneissl, e cila u largua nga vendi për shkak të kërcënimeve me jetë dhe akuzave për lidhje me Rusinë, ka marrë me qira një shtëpi në fshatin Petrushovo në Rusi.
Ish-ministrja u ndihmua nga të njohurit për të marrë banesën.
“Pagova edhe një muaj, dhe pastaj do të shohim. Nuk di asgjë për të ardhmen time, asgjë,” tha Kneissl.
Edhe në këtë rajon, ajo do të vazhdojë të shkruajë libra, të japë mësim dhe gjithashtu u ftua të punojë në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut.
“Nuk ishte e lehtë të vija këtu, por po mundohem të gjej rrugën time, megjithëse nuk është e lehtë. Më pëlqen këtu, ky fshat është shumë i bukur.
Kam filluar të punoj, vazhdoj të mësoj dhe të mësoj, të shkruaj librat e mi, të mësoj gjuhën. Më duhej të lija jetën time të vjetër dhe të filloja përsëri dhe në moshën 60 vjeç kjo nuk është e lehtë,” u shpreh diplomatja.
Karin Kneissl drejtoi Ministrinë e Jashtme të Austrisë nga viti 2017 deri në vitin 2019. Në vitin 2018, ish-ministrja tërhoqi vëmendjen e mediave duke kërcyer në dasmën e saj me presidentin rus Vladimir Putin çka duket se po e paguan shtrenjtë.
Ajo pretendon se e ka parë për herë të fundit Putinin në vitin 2019. Kneissl shtoi se në shtator 2020 ajo duhej të largohej nga Austria për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme me vdekje dhe një ndalimi efektiv të punës.
Pas kësaj, ajo u vendos në Francë dhe më pas u transferua në Liban./m.j