• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndodh ajo që nuk pritej! Ilir Merr në mbrojtje SPAK dhe GJKKO

by B K
14/02/2025 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta ka reaguar sërish nga qelia, duke i dalë në mbrojtje GJKKO dhe duke dënuar sulmet sipas tij që po i bëhen pas arrestimit të Erion Veliajt.

Protestën e bërë nga mështetësit e Erion Veliajt, ai e quan “rrethim të  GJKKO me policë e nëpunës bashkiakë, “grusht shteti” kundër grushtit të shtetit”.

Reagimi i plotë:

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin dhe dhunën e orkestruar të Narkoshtetit ndaj GJKKO, të urdhëruar drejtpërdrejt nga Kreu i Organizatës, Edi Rama.

Rrethimi i GJKKO me policë e nëpunës bashkiakë dhe refuzimi zyrtar i Narkopolicisë për garantimin e sigurisë fizike të gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte një “grusht shteti” kundër grushtit të shtetit.

Vetë “Ramaforma” ishte një grusht shteti sepse me vendime mbi ligjet dhe Kushtetutën, si  edhe me vettingun e kontrolluar prej tij, Kreu i Organizatës e kapi të gjithë sistemin e drejtësisë.

Por meqë denoncimet konkrete persistente, kallëzimet penale persistente, protestat dhe presioni persistent i opozitës e arritën një rezultat, atëhere u urdhërua edhe ky “grusht shteti” kundër grushtit të shtetit që Edi Rama e realizoi po vetë.

Pavarësisht reagimit të vonuar të GJKKO, pas 48 orësh, kjo ngjarje provon mentalitetin mafioz të Kreut të Organizatës dhe raportin e tij intimidues, shantazhues dhe kërcënues ndaj institucioneve të shtetit edhe vetë “Drejtësisë së Re” që ai krijoi.

Distancohem nga të gjithë palo-analistët e financuar me paratë e inceneratorëve që këtë ngjarje kriminale përpiqen ta krahasojnë me protestën e Partisë së Lirisë para SPAK, ku asnjë anëtar apo simpatizant i saj, në asnjë moment, nuk ka ushtruar dhunë ndaj institucioneve dhe as ka vënë në rrezik jetën e prokurorëve.

U kujtoj se protesta para SPAK është shoqëruar me kallëzimin penal për rrëmbimin tim banditesk nga horra me maska, me armatim të rëndë, pa dokument identifikimi, që nuk më treguan asnjë urdhër ndalimi dhe që më shoqëruan me automjete private, të urdhëruar nga vetë Edi Rama, Altin Dumani dhe McGonigali, që e provoi edhe mosveprimi i SPAK-ut pas këtij kallëzimi ndaj drejtuesve të Narkopolicisë.

Nënvizoj se Partia e Lirisë jo vetëm që nuk ka organizuar një protestë ndaj GJKKO, por ju kujtoj se unë personalisht u kam bërë thirrje publike anëtarëve dhe simpatizantëve, të mos tuboheshin për asnjë arsye para këtij institucioni, as në shenjë solidariteti me mua.

Qëndrimet tona ndaj Dumanit nuk kanë të bëjnë me çdo prokuror të SPAK-ut por me shërbimet e tij të neveritshme ndaj Edi Ramës dhe McGonigalit, me proceset politike ndaj drejtuesve të opozitës, me amnistimin publik që i bëri inceneratorit fantazmë të Tiranës, që e cilësoi “krim intelektual”, si dhe për mos vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kësaj mega-afere.

Nënvizoj se çdo arritje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është vetëm rezultat i kallëzimeve penale persistente, i denoncimeve persistente, i protestave publike persistente dhe i këmbënguljes së Partisë së Lirisë dhe opozitës në tërësi.

Prandaj duhet vazhduar me denoncimet, kallëzimet penale dhe protestat persistente për të arritur qëllim final, rrëzimin e Narkoshtetit dhe ndëshkimin e merituar të Kreut të Organizatës.

Pas 11 Majit, SPAK-u do të vazhdojë të funksionojë dhe do t’i rikthehet misionit të tij, ndërsa Edi Rama nuk do të jetë nevoja të bëjë asnjë ditë paraburgim dhe as të fshehë celularin sepse provat dhe firmat e tij janë publike.

Next Post
Mero Baze zbulon kush është ‘Nesti Angoni’: Kam siguruar dokumentin e SPAK, ja çfarë përmban kallëzimi

Mero Baze zbulon kush është 'Nesti Angoni': Kam siguruar dokumentin e SPAK, ja çfarë përmban kallëzimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

July 23, 2026
KLP pranon kërkesën e ILD, masë disiplinore “vërejtje publike” për prokuroren e Korçës

KLP pranon kërkesën e ILD, masë disiplinore “vërejtje publike” për prokuroren e Korçës

July 23, 2026
Kryeministrja japoneze zbulon se fle maksimumi 3 orë në natë, neurologu: Rrezikon seriozisht shëndetin

Kryeministrja japoneze zbulon se fle maksimumi 3 orë në natë, neurologu: Rrezikon seriozisht shëndetin

July 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 24 Korrik 2026

July 23, 2026
Kishte shkuar për pushime në Orikum, humb jetën qytetari nga Tirana

Kishte shkuar për pushime në Orikum, humb jetën qytetari nga Tirana

July 23, 2026
“Hera e parë që një qeveri betohet pa u prezantuar programi”/ Tabaku-Peleshit: Nuk na e hiqni dot të drejtën për debat!

Tabaku harron “Berisha në burg” dhe mbron protestën: Qeveria të ndalë dhunën!

July 23, 2026
BE, marrëveshje politike për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

BE, marrëveshje politike për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

July 23, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Kam emra”, Balla: Ata që komandojnë dhunën në protestë, pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja

July 23, 2026
Dyshohet se kreu marrëdhënie me vajzën me probleme mendore, në kërkim 42-vjeçari

Dyshohet se kreu marrëdhënie me vajzën me probleme mendore, në kërkim 42-vjeçari

July 23, 2026
Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In