U rrëzua në burg, dëmton legenin ish-shefi qarkullimit Roven Zeka, kërkon dhe ndryshim mase 

Ish-shefi i Qarkullimit Rrugor Tiranë, Roven Zeka, është rrëzuar në ambientet e burgut dhe raportohet se ka marrë dëmtime të pjesës së legenit.

Gjithashtu ai kërkon edhe ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” nga GJKKO.

Seanca pritet të mbahet sot në orën 13:00 (16 qershor). Zeka dyshohet nga SPAK për korrupsion lidhur me procedurat për një aksident, lidhur me një ryshfet prej 2 mijë euro që SPAK pretendon se e ka përfituar.

Më herët masa e arrestit në burg u la në fuqi nga Apeli i GJKKO për të dhe oficerin Edison Tabaku, ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku, u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.

SPAK i bëri arrestimet bazuar në disa prova përgjimesh e bisedash, ku biznesmeni kishte paguar paratë që gruaja e tij të mos arrestohej pas shkaktimit të aksidentit.

Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Roven Zeka bashkë me Sokol Novakun shef i hetimit të aksidenteve dhe oficerin e policisë rrugore Edison Tabaku, ranë në pranga më 19 prill në kuadër të një hetimit të SPAK, dhe dyshohet se kanë marrë 2 mijë euro ryshfet, për manipulimin e provave për një aksident rrugor, të shkaktuar nga bashkëshortja e biznesmenit Erges Vrioni.

Sipas dosjes hetimore dhe përgjimeve, duke qenë se oficeri Tabaku e njihte biznesmenin Erges Vrioni, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com