Identifikohet shqiptari i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Itali.
Viktima është Asqeri Bani, i cili u përplas nga makina në zonën e Santa Fara më 11 tetor, teksa ishte duke kapërcyer rrugën.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi makina e tërhoqi zvarrë në asfalt për disa metra.
Pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, për të nuk pati më shpresë.
Bani prej disa ditësh ishte parë duke ecur rrugëve pa ushqim dhe ujë, në gjendje të turbullt, ndërsa vetëm pak ditë kishte që kishte hyrë në Itali.
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta, teksa nuk dihet nëse shqiptari i ka dalë makinës përpara, apo ngjarja është aksidentale.
g.kosovari