• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me dinamit kundër demokracisë

by Enver Robelli
10/03/2026 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Një kryetar partie – më të madhes, kësaj me 57 deputetë – tha se president duhet të bëhet ai që e propozon partia e tij. U propozua një emër, por vetë i propozuari tha: “Jo, faleminderit”. Emra të tjerë konsensualë partia më e madhe nuk propozoi. Menjëherë e nxori në garë nënkryetarin e partisë, i sapozgjedhur në postin e kryediplomatit. Dhe këtu nis një pjesë e problemit. Mund të kesh shumicën në Parlament, mund të kesh më shumë se gjysmën e zgjedhësve pas vetes, por prapë mbesin diku 40 deri 50 për qind e qytetarëve që përkrahin opozitën, andaj kur vjen puna e propozimit të një kandidati për president duhet pasur parasysh edhe këtë “gjysmën tjetër”. Ambicia për të kontrolluar çdo post 100 për qind rrezikon të mbajë peng shtetin. Para se të marrin yrysh ata që njohin vetëm një të vërtetë, një sugjerim: vazhdoni të lexoni. Dalëngadalë. Me durim.

Një kryetar tjetër partie – i të dytës me radhë, me 35 deputetë më pak se partia e parë – tha se nuk e pranon kandidatin e propozuar nga partia e parë. Jurishnikë të tjerë të kësaj partie thanë madje se “nuk votojmë” askënd që propozon partia e parë. Kryetari i partisë së dytë tha se partia e tij do të propozojë një “emër dinjitoz” për president, por nuk pranoi ta bëjë publik atë emër. Opinioni mund të hamendësonte, të merrej me enigmatikë. E kur do të bëhej ky alamet propozimi? Në seancën vendimtare të Kuvendit, pra, si të thuash, tek 5 minuta para votimit? Kjo lojë i ngjante cirkut: e nxjerrim lepurin nga cilindri për t’i befasuar të gjithë. Ose thënë më popullorçe: zgjedhja e presidentit si lojë me kapuça ose me filxhanë. Kjo qasje është absurde. Kështu nuk kërkohet kompromisi. “Këtu ka humbur çdo racionalitet”, thotë në kushte anonimiteti një nga figurat me përvojë politike të kësaj partie – nuk e ka fjalën vetëm për kundërshtarët politikë, por edhe për krerët e partisë së tij, e, qe besa, edhe për atë që e quajmë opinion publik.

Një kryetar tjetër partie (e treta me radhë) – me 42 deputetë më pak se partia e parë -, i lënduar nga një humbje e rëndë elektorale, tha se donte një president konsensual, por nuk përmendi asnjë emër. Në fund tha se s’kishte gjë kundër as ndaj presidentes aktuale. Nëse është kështu, mund të publikonte nënshkrimet e deputetëve të partisë së tij që përkrahin një kandidaturë, qoftë edhe të presidentes aktuale. Kjo s’u bë – me gjasë nga frika se disa prej deputetëve nuk do ta dëgjonin kryetarin e partisë, sepse janë kundërshtarë të përbetuar të presidentes. Kundërshtarët i kanë qëndrimet publike. Dihen me emra e mbiemra

E çka mësojmë nga e gjithë kjo maskaradë: te të gjithë ka munguar vullneti për të gjetur një zgjidhje. Metoda e negociatave ka qenë shantazhimi: nëse do zgjidhje të nyjës dhe zgjedhje të presidentit, atëherë vetëm me kushtet e mia. Partitë opozitare do të mund të propozonin kandidatë dinjitozë dhe nëse partia e parë nuk dot’ i merrte fare parasysh, do të kishin një argument të fuqishëm për të mos u bërë argatë në Parlament sa për procedurë e formalitet. Kështu, pa asnjë propozim për president dhe duke bojkotuar Parlamentin, mund të bëhet politikë, por jo në interes të qytetarëve të Kosovës. Ndonëse kemi hyrë në muajin e tretë të vitit 2026, Kosova ende gjendet në vitin 2025 sa i përket paralizës politike. Asnjë mësim nga pësimet. Situata është si te drama “Duke pritur Godonë” e Samuel Beckettit.

Vladimiri: Atëherë, a të shkojmë?

Estragoni: Po, le të shkojmë.
(Ata nuk lëvizin).

Për të shkuar diku (lexo: për të zgjidhur një krizë) të gjithë duhet të lëvizin nga pak. Ose të shtiren si Vladimiri dhe Estragoni i Beckettit.

Për aq kohë sa nuk lëviz askush dhe nuk lëvizin të gjithë nga pak, gjasat janë të mëdha që letargjia politike do të vazhdojë. Egoja toksike duket më e rëndësishme se fati i vendit. Ambiciet personale më të mëdha se demokracia dhe liria e republikës. Shihet një hendek i madh mes rrenave publike dhe qëndrimeve meskine në takime larg syve të opinionit. Në çastet e fundit nisi edhe aventura tjetër: improvizime për ndryshime kushtetuese. (E neveritshme të mendohet se më shumë debat për ndryshime kushtetuese ka pasur në kohëra që nuk duam të kthehen kurrë sesa sonte). Po shohim po ashtu: degradim të Parlamentit në një kabinë llafesh.

Që nga Lufta e Dytë Botërore bota nuk ka qenë kurrë më shumë e ballafaquar me luftëra, paparashikueshmëri, volatilitet, rreziqe të mëdha. Komoditeti me të cilin klasa politike e Kosovës u përgjigjet këtyre sfidave është thjesht skandaloz. Por në këtë vend edhe fjala skandal e ka humbur çdo kuptim. Ky nivel i dashakeqësisë mes klasës politike edhe mund të kuptohej, jo të mirëkuptohej, në disa kohëra të tjera, të cilat mos u kthefshin. Por të bëhen kaq shumë lojëra të pista nga të gjithë – kush më shumë e kush më pak – kjo është e paprecedent.

Kur partitë janë të papërgjegjshme, atëherë fillon loja me emra. A bën ky? A bën ai? Ndoshta bën ajo? Ose ajo tjetra? Ka edhe të tillë që thonë, faqe botës, me gojë e me shkrim: “Hej, edhe unë jam këtu, i gatshëm të sakrifikohem”. Natyrisht pa ua kërkuar sakrificën askush. Por të tillët kanë shumë vetëbesim, e hedhin pullazin e Parlamentit në hava nga ky vetëbesim. A kërkohet ndonjë përvojë politike për këtë post? A duhet të ketë një profil të caktuar për president apo presidente? Një lloj pjekurie mentale e emocionale? A kërkohet nga kandidati apo kandidatja të njohë pak edhe botën? Jo, jo, asgjë nuk kërkohet.

Sërish paaftësinë për kompromis klasa politike e ka deleguar te Gjykata Kushtetuese. Anëtarët e saj gjenden tani para një vendimi jashtëzakonisht të rëndësishëm jo vetëm për funksionimin e demokracisë, por edhe për stabilitetin e sistemit politik. A kanë të drejtë partitë politike të bojkotojnë punën e Parlamentit? (E ka bërë këtë në të kaluarën shpesh edhe partia e 57 deputetëve, andaj ka një lloj hipokrizie kur dëgjohen zëra nga ky kamp për respektim të rregullave e procedurave demokratike). A ka të drejtë kryetarja e vendit të marrë rolin e hakeres dhe ta hedhë në ajër Parlamentin me një dekret? Sytë janë të drejtuar nga Gjykata Kushtetuese. Ajo duhet të krijojë qartësi duke ua marrë dinamitin nga dora politikanëve. Dëmet që janë shkaktuar deri më tani janë tashmë tepër të mëdha.

Next Post
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

“Aferat e Gërdecit”, Geri Kokalari: Trebicka? Ina Rama bëri lojën e Berishës

March 26, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe reagon pas vendimit të Bordit: Mos vallë na kanë grabitur te ky çmimi ‘neto’ pa taksa i naftës?

March 26, 2026
Poloni 2 – 1 Shqipëri, Pilo “djeg” avantazhin. Zielinski shënon supergol

Poloni 2 – 1 Shqipëri, Pilo “djeg” avantazhin. Zielinski shënon supergol

March 26, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Paralajmërimi i fortë i gazetares: Pas një jave do shihni se ç’sjell lufta në Shqipëri

March 26, 2026

Rrugë pa strategji: paradoksi i aksit dytësor Tiranë–Vorë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In