• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

by Mero Baze
10/03/2026 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një kompleksim të panevojshëm tek socialistët kur përpiqen të gjejnë argumente juridike në rastin e mosdhënies së lejes GJKKO për arrestim të zonjës Balluku pa u gjykuar.

Në disa nga argumentet që dëgjova,  përpiqeshin të relativizonin nevojën e kufizimit të lirisë me burg paraprakisht, pasi sipas tyre cilësia e veprave penale për të cilat akuzohet ishte e natyrës së lehtë, si shpërdorim i detyrës apo pabarazisë në tendera.

Dhe ky është një qëndrim i kompleksuar i Partisë Socialiste në mbrojtjen ndaj Ballukut.

Socialistët nuk kanë pse gjykojnë cilësinë e veprave penale të Ballukut, se nuk i ka autorizuar kush. Ata duhet të mbrojnë parimin që askush nuk duhet të burgoset paraprakisht pa një vendim gjykate, duke qenë deputet apo zyrtar i lartë i shtetit shqiptar. Kjo tregon qëndrim politik dhe një lloj burrërie politike në këtë rast.

Se kur thua që nuk po japim leje për burgosje se ka akuza të lehta nga SPAK-u, thjesht ke nxitur SPAK të bëjë nja dy akuza të rënda, pavarësisht bien apo qëndrojnë në gjykatë, dhe të të thotë: tani ma dorëzo se ka akuza të rënda.

Pra Partia Socialiste ka të drejtë ta mbrojë Ballukun politikisht dhe duhet ta bëjë pa komplekse për atë dhe këdo tjetër. Nuk duhet të kompleksohet as nga krahasimet me fatet e ndryshme të disa eksponentëve të saj të mëparshëm. Duhet të pranojë se tani tek socialistët ekziston një bindje politike se paraburgimi i të zgjedhurve në parlament dhe qeveri është kthyer në gjueti shtrigash politike dhe ata nuk do ta tolerojnë. Këtë duhet ta thonë qartë, thjesht dhe me ton politik. Argumentet juridike nuk janë punë e një partie politike. Ato janë çështje e prokurorisë dhe gjykatës.

Kompleksimi nga e drejta për të mbrojtur një deputet apo një zyrtar të lartë nga burgosja paraprake është vazhdimi i relativizimit të dëmit që ka bërë burgosja paraprake për shumë ish-zyrtarë të lartë dhe politikanë të lartë, dhe akoma më keq krijimi i një paranoje për diskriminim pozitiv brenda tyre.

Belinda Balluku duhet të mbrohet nga socialistët si një ish-zëvendëskryeministre dhe deputete që nuk duhet të shkojë në burg pa u gjykuar. Kaq thjesht. Çdo argument tjetër më shumë i prish punë se e ndihmon.

Të njëjtin kompleks e reflektojnë edhe opozitarët, të cilët gjithë ditën ankohen se liderët e tyre Berisha dhe Meta janë viktima të masave paraprake represive pa u gjykuar dhe nga ana tjetër përpiqen të krijojnë një konspiracion të gjerë ndaj një nisme të Gjykatës së Lartë, e cila ka nisur procedurën për ndryshimin e pjesshëm të një prej praktikave për kufizimin e lirisë personale.

I vetmi gabim i Gjykatës së Lartë në këtë rast është se është zgjuar e fundit nga gjumi në këtë debat. Nëse do ta kishte bërë një apo dy vite më parë, në fakt ajo do të ndriçonte këtë debat politik para të tjerëve dhe do t’i bënte shërbim të jashtëzakonshëm standardeve të drejtësisë në Shqipëri. Por më mirë vonë se kurrë.

E kuptoj që opozita ka nevojë të përdorë betejën e Ballukut me drejtësinë si një arsye për të delegjitimuar këtë nismë, por ky nuk është rasti. Unifikimi i kësaj praktike është një garanci më shumë për drejtësinë, madje për një garanci ndaj sulmeve politike në drejtësi për të cilat opozita ankohet në rastin Berisha, Meta, Mediu etj. Të sulmosh një nismë që jep garanci, qoftë edhe të vonuara, për sigurinë juridike të një qytetari në proces hetimi dhe gjykimi do të thotë të hedhësh poshtë gjithë ankesat që ke për politikë represive ndaj figurave politike të opozitës.

Tani duhet të pranojmë që Ilir Meta është arrestuar kot apo plot. Nëse janë dakord që është arrestuar paraprakisht me të drejtë, atëherë ka kuptim. Nëse pranojnë që masa e sigurisë ndaj Berishës ishte e drejtë, atëherë ka kuptim ta sulmojnë këtë praktikë. Por nëse paradite shkojnë qajnë para SPAK pse thërret Berishën dhe pasdite sulmojnë Gjykatën e Lartë pse unifikon praktika për kufizimin e lirisë, atëherë janë ose hipokritë ose të kompleksuar.

Dhe ata nuk janë në parlament dhe politikë për t’i diktuar drejtësisë se çfarë vendime duhet të marrë dhe si t’i shkruajë ato, por të përdorin autoritetin e tyre për të garantuar liritë politike dhe qytetare. Dhe unifikimi i një praktike është garanci për të gjithë, përveç atyre që e duan drejtësinë selektive. Nëse e duan ashtu, të mos ankohen, se e kemi.

Next Post
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In