• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U bashkua me koalicionin e Dash Shehit, Agalliu: Pse ‘Djathtas për Zhvillim’ është zgjedhja e duhur

by A R
17/03/2025 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Arbi Agalliu, që kandidon në zgjedhjet e 11 majit në siglën e koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’ (i përbërë nga partitë Djathtas 1912 dhe LZHK), është shprehur se gjatë gjithë kohës që ka qenë në Kuvend, i ka qëndruar një linje politike dhe nuk ka bërë pirueta.

Agalliu tha se koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’, i drejtuar nga Dashamir Shehi, është sot alternativa më e mirë politike që qëndron krah drejtësisë, krah aleatëve perëndimorë dhe për ndryshimin e kodit zgjedhor, për lista të hapura.

Ai tha gjithashtu se koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ do të garojë në 11 maj me lista të hapura, duke djegur ato të mbyllurat.

“Kam dhënë dorëheqjen nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, që ditën që Gjykata vendosi që vula dhe logo t’i shkojë grupit të rithemelimit. Dhe nga ai moment me kolegët, qytetarët, mbështetësit që besuan te qëndresa jonë, bazuar te tre parime që janë mbështetja pa kushte e sistemit të drejtësisë, mbështetja ndaj ndërkombëtarëve dhe mbi të gjitha kodi zgjedhor për lista të hapura.

Të tre këto shtylla do të përfaqësonin më së miri ato që ne besonim dhe mendonim. Prandaj ne krijuam kohë më parë partinë e re Djathtas 1912 dhe që prej shtatorit të vitit të kaluar, tetorit e më pas, së bashku me LZHK-në e drejtuar nga Dash Shehi, kemi zyrtarizuar tashmë një koalicion ku kemi dorëzuar listat me 186 emra të kandidatëve për deputetë në të 12 qarqet. Unë do të garoj në qarkun e Vlorës.

Do të përdorim fatkeqësisht artificën e djegies së listave të mbyllura, pasi ne besojmë te listat e hapura. Listat e mbyllura shërbejnë si çadër për të fshehur individë që nuk kanë guxim të dalin në elektoratin shqiptar. Unë përfaqësoj të djathtën, jo vetëm nga bindjet, por edhe nga kontributi në PD. Iu bashkova PD-së kur ajo doli në opozitë me 1 milionë vota. Nuk kam bërë pirueta, i kam qëndruar një linje politike”, tha Agalliu.

Next Post
“Jam i gëzuar sot se fola me Lulin”, Rama ironizon nga Lushnja: Nuk shtyhet fushata pa të

“Jam i gëzuar sot se fola me Lulin”, Rama ironizon nga Lushnja: Nuk shtyhet fushata pa të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com