• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U akuzua pa faj për përdhunim, specialisti i krimeve drejt rikthimit në punë

by A R
10/02/2022 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tetor të vitit 2021, emisioni “Stop” trasmetoi rastin e zotit Izmir Duraku, me detyrë specialist krimesh pranë policisë në Fushë-Arrëz. Izmiri u akuzua nga shtetasja Adriana Berisha për përdhunim brenda ambienteve të punës. Adriana pretendonte, se Izmiri abuzoi me të brenda në zyrën e tij, teksa kjo e fundit denonconte një ngjarje përdhunimi prej një personash. Sipas Adrianës, Izmiri e kishte cuar në banesë, ku kishte kryer marrëdhënie, dhe ajo mbeti shtatzënë dhe u detyrua të abortonte. Ngjarja supozohej të kishte ndodhur në vitin 2015. Izmir Duraku, u arrestua më 5 Qershor 2020 dhe u lirua të nesërmen, pasi nuk kishte prova për të. Por në 8 Qershor 2020 ai u përjashtua me anë të një urdhri prej policisë, pikërisht për këtë vepër.

Gjykata Administrative e Tiranës, i dha të drejtë këtij punonjësi, ku ai paditi policinë për një vendim të padrejtë, por vendimi u apelua dhe ka mbetur i pashqyrtuar ende. Izmiri ka mbetur pa punë dhe pa të ardhura në pritje të vendimit të Apelit Administrativ. Për këtë rast ministri Çuçi ka biseduar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Zëdhënsi i Ministrisë së Brendshme Ardi Bita tha, se problemi do të zgjidhet, sapo të dalë vendimi i Apelit. Në këto kushte iu drejtuam Gjykatës së Apelit Administrative për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes së zotit Izmir Duraku.

Sjellim në vëmendje – 21 Shkurt 2018

Izmir Duraku: Më thanë që ti do të ndalohesh për veprën penale të përdhunimit që ka ndodhur  tha në vitin 2015. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka quajtur arrestimin tim të paligjshëm dhe jam liruar menjëherë nga dhomat e paraburgimit me arsyetimin se nga kallëzimi i bërë nga shtetasja Adriana Berisha, nuk ekziston as dhe një provë që unë ta kem bërë këtë vepër penale. Drejtori i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetit ka sjellë një shkresë për përjashtimin tim nga Policia. Në mënyrë kategorike, nuk mori asnjë lloj prove.

Në këtë dosje hetimore, prokuroria ka arritur dhe të zbardhë ngjarje të tjera të ndodhura më parë ku ka qenë pikërisht kjo shtetase e përmendur, e cila ka akuzuar persona të tjerë për vepra të ndryshme penale. Të gjitha këto ngjarje kanë një emërues të përbashkët: Nuk ka asnjë provë për të çuar përpara drejtësisë persona apo individë të përmendur prej saj. Ajo tha se si pasojë e këtij përdhunimi mbeti shtazënë, por u detyrua që ta abortonte fëmijën e shtetasit Izmir Duraku në spitalin e Shkodrës. U vërteta se nuk kishte asgjë të shënuar në regjistrat e spitalit. Ka thënë se shtetasi Izmir Duraku ishte i moshës rreth 35 vjeç. Konkretisht në vitin 2015, ky shtetas ka qenë 59 vjeç. Ky person, pra shtetasi që ajo pretendonte se e kishte përdhunuar  kishte në qafë një tatuazh, por kjo nuk është e vërtetë sepse është vërtetuar se në qafën e tij nuk ka pasur asnjë tatuazh.

Gentian Zenelaj: Nëse del i pafajshëm si mund ta përjashtosh nga radhët e policisë. Të përjashtosh, pa merita, me turp një njeri që ka një jetë në Polici.

Saimir Kodra: Një njeri që është familjar, ka kredi, do të ushqejë veten. Nuk ka asgjë nga ajo që u aludua se ajo kishte bërë. Emisioni “Stop” nuk e la me kaq. Herë pas here tentuam që të takonim ministrin Blendi Çuçin për  të ia sqaruar të gjithë historinë dhe në pamundësi të agjendës të tij të zënë, u kontaktua Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë.

Ardi Bita: Me marrjen në dijeni të rastit dhe me porosi të Ministrit të Brendshëm, kemi pasur rdhe një komunikim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shtetit, e cila është struktura që ka përgjegjësinë dhe autoritetin për ta trajtuar dhe në dijeninë time, strukturat e saj po e trajtojnë si rast dhe sigurisht përgjigje më të detajuar do merret tek kjo strukturë. Më tepër se thirrje, Drejtoria e Përgjithshme e trajton rastin me përgjegjshmërinë dhe me kompetencën e duhur ligjore për t’i dhënë një zgjidhje të drejtë dhe përfundimtare.

Gazetari: U bënë kohë tashmë Z. Duraku që mbetesh i papunë edhe pse në fakt e dimë historinë tënde që në fakt nuk ka asnjë lloj prove që të përfshin ty në atë ngjarje.

Izmir Duraku: E nderuar zonja gjykatëse, unë nuk jam pasanik, por jam një punonjës shteti që kam jetuar me djersën time. Kërkoj nga ana juash që ta përshpejtoni këtë proces sepse jam në një kredi në të cilën interesat e mia kanë shkuar deri tani në 5 milionë e sa lekë. Ku do t’i marr që t’i paguaj këto 5 milionë e sa lekë? Unë kam shum besim që e drejta ime do të vihet në vend. Kma besim tek drejtësia e re, kiam besim tek shteti që duke parë të gjitha provat, besoj se do të rikthehem në punë. Shpresoj shumë.

/a.r

Next Post
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: Lulzim Basha është mashtrues

“Ky UFO...!”/ Kulluri akuza Bashës: Çfarë mori në këmbim të votave për shtyrjen e Vettingut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

October 8, 2026
Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

October 8, 2026
Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore

Po vjen dimri, meteorologia paralajmëron disa ditë me reshje shiu dhe bore në vend: Do ketë mot të paqëndryeshëm nga sot!

October 8, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

Pak para seancës për Territorialen në Kuvend, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë! Rama po ekzekuton sot 15 bashki

October 8, 2026
Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

October 8, 2026
Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

October 8, 2026
Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

October 8, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

October 8, 2026
Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

October 8, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com