• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turizmi shqiptar, Topuzi: Rritje e vizitorëve, por sfidë mbeten informaliteti, transporti publik dhe menaxhimi i mbetjeve

by A R
06/09/2026 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turizmi shqiptar po mbyll një sezon të mirë, me rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, ndërsa sipas INSTAT, vetëm në qershor numri i vizitorëve të akomoduar u rrit me 17% krahasuar me një vit më parë. Për mikrofonin e RTSH, eksperti i turizmit Zak Topuzi thotë se tashmë Shqipëria po kthehet në një destinacion turistik gjithëvjetor.

“Tashmë është e konsoliduar. Shqipëria ka zënë një pozicion të rëndësishëm në Mesdhe. Ka konsoliduar pozicionin e saj si një vend i sigurt. Këtë e tregojnë edhe lëvizjet e turistëve, të cilët nuk janë vetëm të rinj, por edhe familje me fëmijë të vegjël. Dhe nuk është më destinacion vetëm Tirana apo disa pole, por pothuajse e gjithë Shqipëria. Nuk bëhet fjalë më për fillim sezoni apo mbarim sezoni. Sot bëhet fjalë për një turizëm gjithëvjetor”, u shpreh eksperti i turizmit, Zak Topuzi.

Por krahas rritjes së turizmit, sipas ekspertit Topuzi sektori vijon të përballet me sfida si informaliteti, transporti publik dhe menaxhimi i mbetjeve.

“Jemi të sëmurë kronikisht lidhur me infrastrukturën, mbetjet, bllokimin e rrugëve nga trafiku, informalitetin dhe standardet. Pra, jemi akoma në fazën ku vetëm 22% e kapaciteteve akomoduese janë hotele dhe 78% janë apartamente dhe vila që jepen me qira. Pjesa më e madhe e tyre është jashtë skemës së kontrollit, jashtë standardeve, dhe kjo bën që informaliteti të mos japë shifra reale”, tha eksperti.

Sipas ekspertit adresimi i këtyre problematikave mbetet thelbësor për të garantuar një turizëm më të qëndrueshëm dhe konkurrues në vitet e ardhshme.

Next Post
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Të varfrit kursejnë më shumë, qytetarët me të ardhura të larta dhe bizneset marrin kredi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

November 1, 2026
Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In