• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Të varfrit kursejnë më shumë, qytetarët me të ardhura të larta dhe bizneset marrin kredi

by A R
06/09/2026 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të varfër, por me kursime. Edhe pse shumica e qytetarëve e kanë të vështirë të përballojnë kostot e larta të jetesës në Shqipëri, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kursimet e shqiptarëve kanë arritur në rreth 1.5 trilionë lekë deri në fund të muajit korrik.

“Rritja e depozitave, në fakt, është një fenomen tipik i shoqërive që, do të thoja, nuk kanë një nivel të lartë zhvillimi. Pra, në përgjithësi, shoqëritë e varfra kursejnë shumë. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Kjo shërben jo vetëm për të krijuar një mbrojtje, le të themi, nga situata të vështira, por edhe nga pasiguritë e ardhshme, të paparashikueshme. Krijohet një lloj sjelljeje kursimtare”, tha Selami Xhepa, ekspert ekonomie

Në një ekonomi ku të ardhurat e ulëta i shtyjnë qytetarët të kursejnë, bizneset dhe konsumatorët me të ardhura më të larta përdorin më shumë kredinë, duke ushqyer aktivitetin ekonomik.

Bizneset, në veçanti, marrin kredi për të zgjeruar aktivitetin dhe investimet e tyre. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm në muajin korrik, kredia e re për bizneset arriti në rreth 19 miliardë lekë.

“Në të gjithë historinë e tranzicionit shqiptar, në përgjithësi, njerëzit me të ardhura më të ulëta janë kategoria që është më shumë kursimtare, ndërkohë që ata që kanë të ardhura më të larta dhe bizneset janë më shumë të prirur drejt huamarrjes. Kjo do të thotë që konsumatorët dhe bizneset, në një farë mënyre, financojnë ekonominë dhe kjo është një sjellje normale për të gjitha ekonomitë e botës”, shtoi Xhepa.

Në fund, shifrat tregojnë një paradoks të ekonomisë shqiptare, ata që kanë më pak, përpiqen të kursejnë për të ardhmen, ndërsa ata që kanë më shumë, marrin kredi për të financuar të tashmen dhe për të zgjeruar ekonominë.

Next Post
“Pas Shkolle”/ 408 institucione në program: Detyra, muzikë, teatër dhe artizanat deri në orën 15:00

“Pas Shkolle”/ 408 institucione në program: Detyra, muzikë, teatër dhe artizanat deri në orën 15:00

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In