• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Trump, klima, të korrat, migrimi…”, The Guardian: 13 krizat që rrezikojnë njerëzimin

by A R
30/11/2016 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditorja prestigjioze “The Guardian”, ka botuar një artikull të shkrimtarit që prek temat politike, George Monbiot, e ku ceken krizat që rrezikojnë njerëzimin.

“Ju lus, mos e lexoni këtë nëse nuk jeni gati. Kjo është lista e 13 krizave të mëdha që na presin. Ndoshta janë më shumë. Më vjen keq, po ky nuk është tekst i lumtur”, thotë ai.

  1. Donald Trumpi

Presidenti i ri amerikan nuk është i aftë për përmbajtje, për baraspesha e dhembshuri, por vetëm për hakmarrje. Në xhep e mban Senatin dhe Gjykatën e Lartë. Rrethohet me njerëz që kanë një pikëpamje të kufizuar për botën. E, ai do ta ketë në kontroll arsenalin më të madh në botë.

  1. …këshilltari i tij për siguri

Te vendimet strategjike mund të bëjë ç’të dojë, madje edhe pa Kongres. Këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, Michael T. Flynn, është ekstremist i rrezikshëm.

  1. …pjesa tjetër e ekipit të tij

Ekipi i tij është i përbërë kryesisht nga lobistët profesionalë (për karburante fosile, për duhan, për kompani kimike dhe financiare). Këta njerëz janë në pushtet. Përveç ndikimit në botë, në shëndetin publik, në financat publike dhe stabilitetin financiar, mund të instalojë modelin politik të kompanive të duhanit të viteve ’60 të shekullit të kaluar. Pra, nëse harxhoni para dhe bashkëpunoni me media, mund të blini politikanët. Demokracia bëhet shkronjë e vdekur në letër, ndërsa shuhen alternativat politike.

  1. Sfondi transatlantik

Në anën tjetër të Atlantikut, tentimet e britanikëve për t’u ndarë nga BE-ja duken të komplikuara. Ndoshta nuk ka përgjigje për këtë problem politik. Por, dy opsione shihen si zgjidhje: a) Pajtohet me lëvizjen e lirë të njerëzve në këmbim të tregut të përbashkët, gjë që do të ishte e pakëndshme për mbështetësit e Brexit-it; b) BE-ja mbyll dyert e saj. Jo vetëm që mund të refuzojë të gjitha kërkesat e Qeverisë, por BE mund t’i ndëshkojë me gjobën e daljes prej 60 miliardë eurove. Kjo vështirë se do të paguhej, ndaj është varianti më i rënd i Brexit-it.

  1. Rreziqet e Eurozonës

Kriza e bankave në Itali duket e madhe, e askush nuk e di se si ajo dhe rezultatet e saj do të ndikojnë në mbijetesën e Eurozonës.

6 …dhe pasojat e tyre globale

Mbetet për t’u parë a është kjo e mjaftueshme për të nxitur një krizë globale. Por, nëse ndodh kjo, qeveritë nuk mund të përdorin programin e viteve 2007 dhe 2008, sepse arkat janë bosh.

  1. Automatizimi që rrëmben vendet e punës

Automatizimi do të shkatërrojë vendet e punë dhe është e vështirë të dihet si të zgjidhet problemi i punonjësve të “tepërt”. Duket se asnjë qeveri apo parti politike nuk e kupton se sa i madh është ky problem

  1. Nëse fiton Marine Le Pen…

Marine Le Pen ka shanse të mira të bëhet presidente franceze. A do të jetë e mjaftueshme kjo për të minuar Bashkimin Evropian? Këtë askush nuk e di! Nëse nuk është krizë e mjaftueshme, janë disa tjera në qoshe me çka vjen një reaksion zinxhiror. Mendoj se kur kjo nis, do të bëhet me shpejtësinë që askush s’e pret. BE-ja do të mund të pushojë së ekzistuari brenda një muaji.

  1. Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk jep shumë shpresë për njerëzimin

Nëse Le Pen fiton, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë Donald Trumpi, Vladimir Putini, Xi Jinpingi, Theresa May dhe Marine Le Pen. Kjo nuk është shumë inkurajuese.

  1. Shkatërrohet Konventa e Parisit për Ndryshimet Klimatike

Programet shtetërore për ndryshimet klimatike ndërlidhen me marrëveshjen e nënshkruar në Paris. Edhe nëse këto programe vetanake qeveritare veprojnë në mënyrë të plotë (e që nuk do të ndodhë), rruga është e gjatë me ato që parashikon Marrëveshja e Parisit. E, Trumpi synon ta ndërpres këtë rrugë!

  1. …dhe pasojat e klimës në migrime

Një nga efektet e shumta të krizës klimatike do të jetë shpërngulja masive e njerëzve në mënyrën që migrimi i sotëm do të duket asgjë me atë që na pret.

  1. …me vetëm 60 të korrura të mbetura

Sipas organizatës së OKB-së për bujqësi, kanë mbetur vetëm 60 vite me të korrura!

  1. Shuarja e shpejtë

Çdo herë e më shumë ka banorë pleq, e më pak të porsalindur. Bota po vdes me shpejtësi të madhe!

Një nga veçantitë e këtyre krizave është se nuk ka ‘anë tjetër’ për të kaluar. Është vështirë të imagjinohet që qeveritë do të heqin dorë nga kontrollet, se miliarderët do të ndalen së manipuluari me opinionin publik, se BE-ja e shkatërruar do të bashkohet, se do të kthehen sojet e zhdukura etj.

Çështja kryesore është se s’i ti shmangim krizat dhe a mund t’i shmangim? Çfarë duhet bërë për t’ia dal? E di që ky shkrim ju hedh në depresion, por ky nuk ishte qëllimi im. Unë synoja t’u bëja që të përqendroheni në detyrat që i kemi para./JOQ

Next Post
Më në fund, trajneri Southgate zyrtarisht me Anglinë deri në vitin 2020

Më në fund, trajneri Southgate zyrtarisht me Anglinë deri në vitin 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon

“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon

August 1, 2026
Autori dhe pistat e hetimit/ Prokuroria zbardh vrasjen e Kevin Muharremit në Itali pas gjashtë muaj hetimesh

Autori dhe pistat e hetimit/ Prokuroria zbardh vrasjen e Kevin Muharremit në Itali pas gjashtë muaj hetimesh

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com