Një sipërfaqe e madhe me ullinj është përfshirë nga flakët në kodrën me pemëtari në fshatin Kutalli, Berat, pasditen e sotme (29 shtator).
Pas njoftimit të marrë, në zonë kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Dimalit, Beratit dhe Kuçovës.
Në ndihmë të zjarrëfikësve kanë shkuar gjithashtu edhe banorë të zonës, me mjete rrethanore.











