Një aksident është regjistruar në fshatin Shalës, në Bashkinë Cërrik pasditen e sotme (29 shtator).
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një 14-vjeçare, nxënëse e shkollës 9-vjeçare të zonës, është përplasur nga një motoçikletë.
Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës po qarkullonte me shpejtësi në momentin e përplasjes.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se e mitura ka marrë plagë në kokë.
Priten ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar nëse dëmtimet janë të rënda.











