Një mësuese 61-vjeçare ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë, një mësues 44-vjeçar dhe një fëmijë, janë plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë në Staškov, në veriperëndim të Sllovakisë.
Shërbimet e emergjencës bënë të ditur për AFP se 61-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në sulm.
Ndërkohë, fëmija i plagosur ndodhet në gjendje kritike, ndërsa një tjetër mësues, 44-vjeçar ka marrë një plagë thike në gjoks. Të dy janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.
Policia sllovake njoftoi se situata tashmë është nën kontroll.
Sipas raportimeve të mediave lokale, autori i dyshuar i sulmit besohet të jetë rreth 14 vjeç.











