• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trend dhe në Itali/ ‘Fundosen’ forcat populiste: Qendra e majtë fiton 5 qytetet kryesore

by Java News
18/10/2021 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditët e populizmit si mekanizëm për të qeverisur duket se po mbarojnë kudo në zgjedhjet që zhvillohen nga SHBA në Europë.

Pas Trump që humbi vjet zgjedhjet presidenciale në SHBA, tashmë ajo lëvizje po përhapet në të gjithë Europën.

Dje dhe sot Italia, vendi i tretë më i fuqishëm në BE ka zhvilluar një test të rëndësishëm elektoral, në të cilin kanë humbur si populistët e djathtë të Lega-s së Matteo Salvinit, ashtu edhe populistët e Lëvizjes 5 Yje. Pesë qytetet e mëdha të vendit: Roma, Milano, Torino, Napoli e Bologna janë fituar nga kandidatët e qendrës së majtë, koalicion që është udhëhequr nga Partia Demokratike.

Kreu i partisë që është anëtare e PSE-së, Enrico Letta, ka deklaruar se fitorja e së majtës nuk është demonstruar vetëm në bashkitë e mëdha, por edhe në qytete më të vogla port ë rëndësoshme si Lattina në Lazio(qytet i ndërtuar në kohën e fashizmit dhe bastion i së djathtës), Cosenca në Calabria etj, që janë fituar nga e majta.

Ndërkaq, i vetmi ngushëllim i së djathtës është qyteti i Triestes që është fituar nga kandidati i Lega-s së Salvinit.

Vetë kreu i forcës politike politike të së djathtës nuk e ka pranuar humbjen, duke deklaruar se ata që kanë votuar janë një minorancë, ku i është referuar numrit të pjesmarrjes.

Duhet thënë se një rigjallërim i partive të qendrës së majtë dhe fundosja e populistëve ka ardhur pas instaalimit të qeverisë së Mario Draghit në Itali, i cili ka ndarë 200 miliardë euro që ju dhanë nga Bashkimi Europian.

Draghi qeveris me një qeveri gjysëm e ekzerte e gjysëm politike ku marrin pjesë të gjitha forcat politike nga e majta në të djathtë.

Megjithatë, rezultati më i rëndësishëm që duket se ka ndikuar është lufta ndaj pandemisë dhe ndihma ndaj qytetarëve e biznesit. Në Itali janë vaksinuar 95% të popullsisë, një shifër rekord në Europë, e ku ende vendi s’është hapur. Partitë që humbën zgjedhjet tentuan të bëjnë një fushatë kundër Green Pass, por ishte shumë komike, pasi në autobusët që thirrnin mbështetësit, kërkonin që të jenë të vaksinuar.

Si rezultante, Italia sot po shikon një numër të ulët si infektimesh me Covid e si vdekjesh. Ndryshe nga Shqipëria që po pëson një rritje të numrit, pikërisht se rreth 35% e popullsisë tek ne nuk do të vaksinohet, pasi e konsideron vaksinën si instrument politik…

Next Post
“Mishërim i një njeriu të madh”/ Kim mesazh për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan

“Mishërim i një njeriu të madh”/ Kim mesazh për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit Amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

October 9, 2026
“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!

“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!

October 9, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

Vdekja e këngëtarit Mazonakis, ngrijnë pasuritë e dy mjekëve të dyshuar për përfshirje, nën hetim për katër akuza!

October 9, 2026
Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

Partizani-Tirana, ose derbi i “krizës”

October 9, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

“Pjesëmarrja në protestë ishte e dobët”- Demokratja kritika lidershipit të PD dhe mazhorancës për Territorialen: Policia sulmoi dhe frikësoi qytetarët

October 9, 2026
Dhjetë vjet pa Gilman Bakallin/ iku shpejt, na la bosh!

Dhjetë vjet pa Gilman Bakallin/ iku shpejt, na la bosh!

October 9, 2026
Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)

October 9, 2026
“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

October 9, 2026
Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

October 9, 2026
Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com