• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre paradokset e atyre që shqetësohen nga fjalimi i Edi Ramës

by Mero Baze
24/06/2022 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Debati mbi gjuhën e përdorur nga Edi Rama në Samitin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është fatkeqësisht më i varfër se gjuha e tij.

Paradoksi i parë i debatit është fakti që një opozitë e cila ka në krye të saj një lider të ndëshkuar, të izoluar dhe të paralajmëruar nga perëndimi, për të mos e pasur udhëheqës, po derdh kot krokodili se fjalimi i Edi Ramës po na prish me Perëndimin. Qenia e Sali Berishës në krye këtyre eunukëve që qajnë për perëndimin, është akt lufte ndaj Perëndimit. Sot për sot, fatmirësisht është vetëm në emër të tyre dhe jo në emër të Shqipërisë.

Një parti që zgjedh në krye të saj liderin e vetëm në historinë e Shqipërisë të shpallur “a non grata” nga SHBA dhe të ndjekur në politikat e izolimit edhe nga BE, nuk ka nevojë të mbajë fjalime kundër perëndimit se ka votuar ndërkohë kundër Perëndimit.

Ndaj është mirë të kursejnë lotët dhe t’i ruajnë kur të vdesë Sali Berisha. Atëherë mund të bëhen njerëz të lirë dhe të flasin dhe për fatet e Shqipërisë. Tani për tani nuk kanë fuqi të vendosin as për veta, e jo për Shqipërinë.

Paradoksi i dytë është që fjalimi i Edi Ramës ka gjetur më shumë aprovim në perëndim dhe sidomos në shtypin perëndimor dhe ka shqetësuar vetëm antiperëndimorët e Shqipërisë.

Kam parë dje shumë twiter apo komente të shumë personaliteteve ndërkombëtare, madje nga ata që nuk e honepsin dot Edi Ramën që shkruanin “se kur ka të drejtë ka të drejtë”.

Nuk kam parë thuajse asnjë koment negativ në shtypin perëndimor, dhe thuajse asnjë shkrim paranojak, që ta konsideronte fjalimin e Edi Ramës si përpjekje e tij për ta larguar Shqipërinë nga Evropa. Përkundrazi ankesa e tij e dhimbshme që i ngjante më shumë një vaji dëshpërues të një fëmije, para një porte që nuk po hapet, është tregues i këmbënguljes së Shqipërisë për të hyrë në portat e BE dhe jo ndonjë dëshirë për tu larguar prej saj.

Paradoksi i tretë është se gjuha e tij e ashpër me Bullgarinë, ndihmoi më shumë forcat politike properëndimore në Bullgari të zhbllokonin situatën dhe u prishi punë më shumë politikanëve antiperëndimorë në Tiranë, që filluan të qajnë dhe për Bullgarinë. Debati i Edi Ramës me Bullgarinë nuk ishte armiqësor, por i tensionuar. Komentet e tij nervoze me disa zyrtarë bullgarë, kujtesa që u bëri se ai ka njohur minoritetin bullgar në Shqipëri me një qasje që dëshmon standardet perëndimore të Shqipërisë për këtë çështje, dhe akoma më tepër telefonata e lumtur e Borisovit që njoftoi vetë kryeministrin e Shqipërisë për rënien e vetos bullgare, nuk tregojnë armiqësi me Bullgarinë, por një dinamikë të fortë bashkëpunimi, të cilat kanë anën e tyre dramatike për shkak se ishin shkaku i bllokimit të dy vendeve në rrugën drejt BE. Shumica e politikanëve bullgarë, janë në anën e Shqipërisë dhe Maqedonisë në këtë histori, por tani janë pengje të zhvillimeve të mëparshme politike brenda vendit të tyre. Për këtë arsye, gjuha e ashpër e Ed Ramës ka ndihmuar më shumë politikanët perëndimor të Bullgarisë të vepronin dhe ka mërzitur disa shqiptarë në Tiranë, të cilët dëshirojnë të mos i prishim qetësinë Bullgarisë, që ta mbajë në fuqi embargon kundër dy vendeve.

Në spiralen tashmë banale ku ka hyrë procesi i dritës jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë, ne nuk kemi më asgjë në dorë përveçse të qajmë me dëshpërim në sofatin e portave të Evropës ku duam të hyjmë. Nuk e kemi luksin të qajmë në portat e Moskës, dhe as ta rrethojmë Shqipërinë me tela me gjemba.

Edi Rama ka vajtuar në emër tonë në shtëpinë e atyre që akoma nuk na hapin derën. I vetmi debat që mund të jetë në këtë rast me ata që e duan vërtet Shqipërinë në perëndim, është a na nderon e qara e tij. Në këto kohë, mendoj se fjalimi i tij është i vetmi mall eksporti i mirë që kemi për në Evropë.

Next Post
“Segmente të caktuara shfrytëzohen kundër sigurisë…”/ Raporti i SHISH: Propaganda e dezinformomi janë instrumentet më të përdorura, aktorë joperëndimorë…!

“Segmente të caktuara shfrytëzohen kundër sigurisë…”/ Raporti i SHISH: Propaganda e dezinformomi janë instrumentet më të përdorura, aktorë joperëndimorë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In