• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Segmente të caktuara shfrytëzohen kundër sigurisë…”/ Raporti i SHISH: Propaganda e dezinformomi janë instrumentet më të përdorura, aktorë joperëndimorë…!

by Java News
24/06/2022 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi Informativ Shtetëror ka publikuar një pjesë të raportit të vitit 2021, ku mes të tjerash evidenton dhe aktivitetin e inteligjencës së huaj në Shqipëri dhe rajon.

Në raportin e SHISH, theksohet se “Shqipëria vijon të mbetet në fokus të disa shërbimeve të huaja të inteligjencës”.

Mes të tjerash, në raportin e SHISH vihet theksi te propaganda dhe dezinformomi, teksa cilësohet se “Propaganda dhe dezinformacioni janë instrumentet më të përdorura nga shërbimet e huaja të inteligjencës jomiqësore për të promovuar interesat strategjike të politikës së jashtme, për të ndikuar në perceptimin e opinionit publik lidhur me rolin e tyre në çështjet ndërkombëtare në fushën e sigurisë, dhe për t’u prezantuar si alternativa të besueshme kundrejt aktorëve perëndimorë në rajon”.

Pjesë e raportit të SHISH:

Si vend anëtar i NATO-s, kontribuuese për paqen e sigurinë globale, por edhe aspirante për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, Shqipëria vijon të mbetet në fokus të disa shërbimeve të huaja të inteligjencës.

Në qendër të aktivitetit të tyre për grumbullimin e informacionit vijojnë të mbeten zhvillimet e brendshme në fushën politike dhe të sigurisë, pozicionimi properëndimor i vendit tonë në raport me politikat në marrëdhëniet ndërkombëtare, marrëdhëniet me vendet e rajonit dhe aleatët strategjikë, stërvitjet ushtarake në kuadër të Aleancës dhe projektet në fushën e mbrojtjes.

Në vendet e tjera të rajonit, shërbimet jomiqësore të inteligjencës e kanë fokusuar aktivitetin në amplifikim të problematikave ndëretnike e ndërfetare, nxitjen dhe mbështetjen e faktorëve destabilizues të brendshëm, në ruajtjen e status kuosë në raport me proceset integruese dhe nxjerrjen e përfitimeve nga roli i saj në raport me Perëndimin.

Aktivitetet hibride të aktorëve joperëndimorë kanë njohur rritje në rajon, por edhe në vendin tonë, edhe pse jo me të njëjtat përmasa si në vendet e rajonit. Këto lloj aktivitetesh po bëhen më evidente ndërkohë që vendet po përparojnë në proceset demokratizuese dhe integruese.

Çështjet e hapura dhe të pazgjidhura ndërshtetërore e ndëretnike e kanë shndërruar rajonin në terren të favorshëm për aktivitetet hibride të aktorëve globalë dhe rajonalë, kundërshtarë të rrugëtimit pro-perëndimor, për arritjen e synimeve të tyre për zgjerimin e influencës, thellimin e mosmarrëveshjeve midis vendeve të rajonit dhe pengimin e progresit në zgjidhjen e këtyre çështjeve.

Qasja e këtyre aktorëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor përfshin përdorimin e një game të gjerë mjetesh të hapura dhe të fshehura, duke kombinuar aktivitetet e inteligjencës me diplomacinë, presionin ekonomik, sulmet kibernetike, përdorimin e hapësirës online për aktivitete propaganduese, dezinformuese dhe fabrikimin të lajmeve të rreme, me synim shkurajimin dhe cenimin e kohezionit politik e social mes vendeve të rajonit, mes faktorit shqiptar në rajon, influencimin e vendimmarrjes, si në fushën e politikës së jashtme ashtu dhe atë të mbrojtjes.

Propaganda dhe dezinformacioni janë instrumentet më të përdorura nga shërbimet e huaja të inteligjencës jomiqësore për të promovuar interesat strategjike të politikës së jashtme, për të ndikuar në perceptimin e opinionit publik lidhur me rolin e tyre në çështjet ndërkombëtare në fushën e sigurisë, dhe për t’u prezantuar si alternativa të besueshme kundrejt aktorëve perëndimorë në rajon.

Në këtë aspekt, segmente të caktuara nga shoqëria civile dhe akademikë, qendra gjuhe e kulture, gazetarë, media e shkruar, vizive dhe online, si dhe rrjetet sociale, janë nga kategoritë që përdoren dhe shfrytëzohen nga këta aktorë për arritjen e objektivave të tyre./m.j

Next Post
Fokusi i bisedimeve/ Ambasadorët amerikanë të Ballkanit Perëndimor takohen këtë javë me liderët e DASH

Fokusi i bisedimeve/ Ambasadorët amerikanë të Ballkanit Perëndimor takohen këtë javë me liderët e DASH

Comments 1

  1. F-35 A says:
    4 years ago

    Kujt i duhet publikimi i detajeve te nje operacioni inteligjent te padeklasifikuar?! Kjo eshte e duhet te jete veprimtaria rutine ne perditshmerine e sherbimit. Ruajtja e sekretit ne te gjithe dimensionet e tij, eshte parimi ligjor baze i funksionimit te SHISH. E duket ketu ka nje problem, ndoshta jo ne SHISH por ne institucionet ku raportojne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin shtyn një samit të rëndësishëm për shkak të kërcënimit të dronëve ukrainas -

Rusia mban zgjedhjet e para që nga nisja e pushtimit të Ukrainës dhe qindra mijëra viktimave në front!

September 15, 2026
Lufta në Ukrainë, 2 të vdekur për shkak të sulmit rus në qytetin e Slovianskut

Lufta në Ukrainë, 2 të vdekur për shkak të sulmit rus në qytetin e Slovianskut

September 15, 2026
Mario Mitaj e bën “sefte”, më në fund luan dhe Genoa kualifikohet në 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë! Gjen Interin në fazën tjetër

Mario Mitaj e bën “sefte”, më në fund luan dhe Genoa kualifikohet në 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë! Gjen Interin në fazën tjetër

September 15, 2026
“Koja jonë po mbaron!”- Ish-studiuesi i “Google” jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: AI mund të vrasë të gjithë njerëzit!

“Koja jonë po mbaron!”- Ish-studiuesi i “Google” jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: AI mund të vrasë të gjithë njerëzit!

September 15, 2026
Evropa në prag të një makthi energjetik: “Saudi Aramco” anulon dhe shtyn furnizimet me naftë bruto në rafineritë evropiane!

Evropa në prag të një makthi energjetik: “Saudi Aramco” anulon dhe shtyn furnizimet me naftë bruto në rafineritë evropiane!

September 15, 2026
NATO: KFOR do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë

NATO: KFOR do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë

September 15, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

September 15, 2026
Nga interpelancat me 5 ministra, tek votimi i draftit për pagat e magjistratëve! Çfarë pritet në seancën e së enjtes në Kuvend, zbardhet rendi

Nga interpelancat me 5 ministra, tek votimi i draftit për pagat e magjistratëve! Çfarë pritet në seancën e së enjtes në Kuvend, zbardhet rendi

September 15, 2026
Sa pushtet kishin? Thaçi dhe të tjerët para verdiktit

Sa pushtet kishin? Thaçi dhe të tjerët para verdiktit

September 15, 2026
Kremlini kërcënon Poloninë, këshilltari i Putin: Varshava zhduket brenda tre ditëve nëse përfshihet në luftë kundër nesh!

Kremlini kërcënon Poloninë, këshilltari i Putin: Varshava zhduket brenda tre ditëve nëse përfshihet në luftë kundër nesh!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com