• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD

by E S
10/06/2026 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbahet sot dita e 11-të e protestës së qytetarëve në Tiranë, e cila sot është njoftuar si një protestë kombëtare ku u janë bërë thirrje të gjithë qytetarëve nga Shqipëria, që të mblidhen në kryeqytet.

Qytetarët janë grumbulluar fillimisht në sheshin Skënderbej, ashtu sikurse kanë bërë edhe ditët paraardhëse, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, e për t’u stacionuar para zyrës së Edi Ramës.

E ndërsa ka nisur grumbullimi dhe aktivisti Arben Kola ka nisur të mbajë fjalën hapëse, nga turma janë dëgjuar thirrje që të hiqen flamujt amerikanë që po valëviten nga disa protestues të tjerë.

Kola dëgjohet duke u thënë se kjo është protestë shqiptare, por se populli ynë nuk është kundër Amerikës.

“Kanë ardhur persona të ndryshëm që duan të prishin protestën. Ju lutem mos bini pre e provokimeve, përndryshe do të kërkojmë ndihmën e Policisë së Shtetit, të arrestohen menjëherë”, u shpreh me megafon një prej protestuesve.

“Ejani të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës veç partive të sistemit të vjetër dhe përveç atyre forcave që duken si të reja, por nuk janë aq të reja sa duket. Të gjithë të tjerët të bashkohemi në një tryezë dhe ta rrëzojmë këtë sistem të kalbur. Ju lutem të mos e zvogëlojmë këtë protestë, ta shtojmë”, tha një prej protestuesve që mori fjalën në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë.

“Kam një thirrje për deputetët e opozitës, mos më rrini si pula në parlament, keni në dorë të paraqisni mocion mosbesimi kundër kryetarit të kësaj qeverie”, tha një tjetër qytetar.

Kreu i PD-së bëri thirrje për mbështetjen e protestës, nderkohe të rinjtë e FRPD-së zhurmojnë folësit kur thërrasin “Berisha n’burg”.

Ata vijojnë me thirrjet për ndryshimin e klasës politike, teksa edhe më herët kanë paraqitur 5 kërkesa:

– Dorëheqjen e qeverisë;
– Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
– Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
– Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;
– Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Pas protestës në kryeministri, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës. Në rreshtin e parë të turmës, qytetarët kanë bashkuar së bashku flamujt kuq e zi teksa po kalojnë nga 9-katëshet, për të vijuar nga rruga e Kavajës e më pas drejt 21-Dhjetorit. Destinacioni final pritet të jetë Kryeministria.

Next Post
“Flamingo” nuk mund të jetë jakobine, nuk duhet të jetë kaos por arsyetim!

"Flamingo" nuk mund të jetë jakobine, nuk duhet të jetë kaos por arsyetim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
“Jemi kundër sistemit, e urrejmë këtë shtet dhe policinë”, kaos në protestën e Gjeneratës Z në Hamburg (VIDEO)

“Jemi kundër sistemit, e urrejmë këtë shtet dhe policinë”, kaos në protestën e Gjeneratës Z në Hamburg (VIDEO)

October 31, 2026
Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Avokati Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit

Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Avokati Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit

October 31, 2026
Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

October 31, 2026
Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In