• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

“Prani e qëndrueshme në protestë”, Vangjeli: Tubimet e dhunshme kanë më pak shans se ato paqësore për realizimin e objektivave

by E S
10/06/2026 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli komentoi protestat politike në Shqipëri gjatë një interviste në emisionin “Trialog”, duke vënë theksin te rëndësia e protestave paqësore dhe ndikimi i tyre në jetën politike të vendit.

Duke iu referuar protestës të zhvilluar së fundmi pranë Kryeministrisë, Vangjeli tha se kishte vërejtur një pjesëmarrje të qëndrueshme dhe një prani të konsiderueshme të të rinjve.

Sipas tij, atmosfera i kujtoi periudhën e dikurshme të “xhiros” së Tiranës, kur bulevardi ishte një nga hapësirat kryesore të jetës sociale në kryeqytet.

“Unë kalova atje dhe pashë që kishte një prani të qëndrueshme, nga ato gjërat që afrojnë dhe kuriozitet gazetaresk pashë një nga ato makinat e mëdha të zeza me flamur amerikan, të ambasadës amerikane që ndodheshin në skaj te kryeministrisë në rolin e vëzhguesve, pashë njerëz të cilët brohorisnin dhe mbi të gjitha shija që të jepte ai vështrimi i parë ishte mosha relativisht e re. Ishte moshë e ngjashme me njerëzit që e frekuentojnë këtë bulevard në një kohë të harruar nën diktaturë kur zhvillohej xhiro e famshme e Tiranës që ishte dhe numërator ishte një artiere e gjallë ku pulsonte jeta e gjallë e Tiranës në atë privim të jashtëzakonshëm që jepte komunizmi. Historia e të ardhmes është e shkruar në të shkuarën gjithmonë”, u shpreh Vangjeli.

Analisti ndaloi gjithashtu te historia e protestave në Shqipëri, duke kujtuar demonstratën e 21 janarit 2011, të cilën e cilësoi si protestën më të madhe të Partisë Socialiste gjatë kohës që ishte në opozitë. Ai theksoi se pas asaj ngjarjeje, e majta ndoqi kryesisht një qasje më paqësore ndaj protestave.

Vangjeli përmendi edhe protestat kundër importit të armëve kimike, si dhe protestat e Partisë Demokratike pas djegies së mandateve, të cilat sipas tij u karakterizuan nga tensione dhe përplasje me policinë.

Duke iu referuar studimeve ndërkombëtare mbi lëvizjet protestuese, Vangjeli tha se protestat paqësore kanë rezultuar dukshëm më të suksesshme se ato të dhunshme. Sipas tij, kërkimet që kanë analizuar qindra protesta në mbarë botën tregojnë se protestat e dhunshme kanë rreth dy herë më pak mundësi për të arritur objektivat e tyre krahasuar me protestat paqësore.

“Protesta e fundit më e madhja nga PS dikur në opozitë ishte janari 2011ku ndodhi që u pushkatuan 4 qytetarë të pafajshëm në bulevard dhe dhjetëra të tjerë thjeshtë i fali plumbi sepse mund të ishte një masakër shumë herë më e madhe. Nga ky moment PS ndoqi një linjë tjetër, ka pasur protesta por ato ishin paqësore. Në serinë e protestave që pasuan me ardhjen e PS në pushtet njëra është protesta kundë4r ardhjes së armëve kimike dhe protestat e PD kulmuan sidomos në dimrin e 201, në momentin pas djegies së mandatave ishin protesta vërtet të dhunshme. Po kështu edhe protestat e Berishës pas rimarrjes së tij të pushtetit të cilat kanë një skenar tashmë të njohur, një mbledhje në bulevard, një pakice njerëzish por me një epilog të dhunshëm, ndërhyhet me molotove dhe përgjigja e policisë me gaz lotsjellës. Të gjitha studimet dhe janë 2-3 që janë shumë të famshme të cilat kanë marrë në analiza me qindra protesta që kanë ndodhur në mbarë botën, kanë bërë një zbulim shumë interesant i cili është lexuar shumë mirë dhe në Tiranë. Raporti midis protestave të dhunshme dhe atyre paqësore suksesi i tyre është në raportin 1 me 2. Protestat e dhunshme kanë pasur 2 herë më pak shans që të jenë të suksesshme se ato paqësore dhe arsyet janë disa”, tha ai.

Next Post
Gazment Bardhi, në sintoni me kë?

“Berisha në burg!” dhe Berisha që kërkon të rrëmbejë protestën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In