• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

by E B
30/10/2026 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet që këtë javë u mbajtën në Izrael nuk prodhuan një fitues të qartë për të formuar Qeverinë. Benjamin Netanyahu mbetet në postin e kryeministrit në detyrë, por përballet me një Parlament ku opozita synon që ta rrëzojë atë nga pushteti.

Më poshtë mund të lexoni disa nga skenarët që mund të ndodhin pas zgjedhjeve në Izrael:

Pasi të publikohen zyrtarisht rezultatet përfundimtare javën e ardhshme, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, nis konsultimet me përfaqësuesit partiakë dhe më pas me kandidatët që ai vlerëson se mund të kenë shanset më të mira për të formuar Qeverinë.Nëse kandidati dështon ta formojë ekzekutivin, një tjetër mund ta provojë dhe nëse ai dështon, Knasset-i apo Parlamenti izraelit mund ta nominojë një kandidat tjetër. Afati për këtë proces është rreth 100 ditë. Nëse asnjë kandidat nuk arrin ta formojë Qeverinë, atëherë mbahen zgjedhjet e reja.

Të mërkurën, Herzog tha se duhet të bëhet gjithçka për të shmangur zgjedhjet e reja dhe u bëri thirrje partive që të shkojnë në konsultime me të me mendje të hapur.

Partia Likud e Netanyahut, që pritet të jetë partia më e madhe në Knesset, mund të formojë një koalicion që me gjasë do të përfshinte parti opozitare të qendrës dhe të djathtës, si Yashar e Gadi Eisenkotit, që partia e dytë më e madhe, Izraeli është Shtëpia Jonë e Avigdor Liebermanit dhe fraksioni Së Bashku e Naftali Bennettit.

Ky grupim do të siguronte 66 mandate, pra shumicën në Parlamentin me 120 deputetë.

Megjithatë, kjo mundësi për momentin duket se ka pak gjasa të ndodhë, pasi do të nënkuptonte që Netanyahu do të duhej të braktiste aleatët e tij të natyrshëm politikë, partitë e ekstremit të djathtë dhe partitë ultra-ortodokse hebraike. Për më tepër, partitë opozitare do të duhej ta shkelnin premtimin e tyre kryesor të bërë gjatë fushatës zgjedhore: largimin e Netanyahut nga pushteti.

Megjithatë, nëse asnjëri kamp nuk arrin të formojë një qeveri pas javësh negociatash, një qeveri e unitetit mund të shfaqet si mundësia e fundit.

Rifillimi i luftimeve me Iranin ose me aktorë të tjerë mund t’i afrojë po ashtu palët.

Nëse presidenti Herzog e mandaton së pari Eisenkotin, ai mund të tentojë ta formojë një ekzekutiv me aleatët e natyrshëm të Yasharit, Së Bashku, Demokratët dhe Izraeli Shtëpia Jonë, me mbështetjen e dy partive arabe të Izraelit edhe nëse ato nuk bëhen pjesë e Qeverisë, përkatësisht me partitë arabe Ra’am dhe Lista e Përbashkët.

Sipas numërimit më të fundit të votave, kampi i Eisenkotit do të kishte 48 mandate, ndërsa partitë arabe do të kishin 19 mandate, duke arritur së bashku shumicën prej 67 vendesh në Parlament.

Udhëheqësi i partisë Yashar, Gadi Eisenkot, duke iu adresuar mbështetësve pas mbylljes së vendvotimeve.

Megjithatë, edhe nëse Eisenkot e shkel premtimin e tij zgjedhor për të mos përfshirë partitë arabe në ekzekutiv dhe e pranon mbështetjen e tyre, bindja e shumë izraelitëve do të jetë e vështirë, pasi qëndrimet e tyre ndaj pakicës arabe të Izraelit janë ashpërsuar edhe më shumë që nga sulmi i Hamasit – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – më 7 tetor 2023.

Netanyahu e ka përqendruar fushatën e tij në delegjitimimin e mbështetjes nga partitë arabe, të cilat shënuan rezultate rekord në zgjedhjet e së martës. Deri tani, vetëm Demokratët, që është një parti e qendrës së majtë, ka bërë thirrje publikisht për përfshirjen e tyre.

Të dyja partitë arabe kanë sinjalizuar se janë të gatshme të bashkëpunojnë me kampin e Eisenkotit.

Ra’am iu bashkua Qeverisë së Bennettit në vitin 2021, duke shënuar për herë të parë që një parti e pavarur arabe u bë pjesë e një koalicioni qeverisës në Izrael. Qeveria e formuar nga Bennetti ishte rrëzuar pas 18 muajsh.

Koalicioni i Netanyahut ka rënë nga 64 mandate sa kishte fillimisht në 53, sipas rezultateve më të fundit të zgjedhjeve. Megjithatë, Netanyahu, udhëheqësi më jetëgjatë në Izrael, konsiderohet një nga politikanët më të aftë të vendit dhe mund ta përçajë opozitën duke bindur disa anëtarë të partive të saj të largohen dhe t’i bashkohen kampit të tij.

Ai ia ka arritur ta bëjë këtë edhe më parë, përfshirë periudhën para zgjedhjeve të vitit 2022, të cilat i fitoi si lider i opozitës. Por, koalicioni me të cilin po përballej atëherë kishte një epërsi shumë më të ngushtë dhe atij nuk i nevojiteshin shumë deputetë që të kalonin në anën e tij për t’i destabilizuar rivalët politikë.

Next Post
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In