• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre mesazhe dhe një akt i McAllister

by Roland Lami
19/02/2026 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Lami

Vizita e David McAllister nuk ishte episod ceremonial, por një akt i qartë rikalibrimi politik. Tre mesazhet e përcjella nga kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian si: përgjegjësia politike në rastin Balluku, rënia në perceptimin e korrupsionit dhe harmonizimi i plotë me politikën e jashtme të BE-së i ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale janë forma klasike të politikave kushtëzuese. Siç dihet BE për vende që kandidat përdor kombinimin e shpërblimit (hapje kapitujsh) me monitorim të vazhdueshëm. Pra, ndërsa qeveria komunikon progres teknik, Brukseli rikthen fokusin te standardet demokratike.

Konkretisht për kryeministrin Edi Ramën, mesazhi i parë ishte i natyrës institucional, mbrojtja politike e një figure ministrore nën hetim ose nën dyshim publik teston kufirin mes lojalitetit partiak dhe përgjegjësisë qeverisëse. E thënë ndryshe, stabiliteti i pushtetit nuk matet vetëm me numrat në parlamentar por edhe me aftësinë për të prodhuar distancë nga çdo risk që cënon reputacionin apo legjitimitetin e saj. Nëse qeveria perceptohet si mburojë politike për deputet apo ministrat dhe jo model transparencës ,llogaridhënies dhe bashkëpunimit me institucionet e drejtësis, atëherë kostoja e integrimit rritet.

Së dyti, përkeqësimi i treguesve të korrupsionit duke nënkuptuar hendekun e madh mes retorikës së modernizimit digjital dhe rezultateve të prekshme në luftën kundër korrupsionit. Ndërsa promovohen iniciativa teknologjike dhe figura të reja politike si simbol i transformimit administrativ, treguesit ndërkombëtarë japin një tablo më të ftohtë dhe kritike. Sipas raportit të vitit 2025 të publikuar nga Transparency International për Shqipërinë, vendi jo vetëm që nuk ka shënuar përmirësim në perceptimin e korrupsionit, por ka rënë me 11 vende krahasuar me një vit më parë. Kjo diferencë mes narrativës së digjitalizimit dhe performancës reale në integritet institucional ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e reformave dhe mbi aftësinë e tyre për të prodhuar besim publik të qëndrueshëm.

Së treti, ndryshimet e përshpejtuara në Kodin e Procedurës Penale përbëjnë një tjetër pikë tensioni mes qeverisë dhe BE. Reforma ligjore në kontekst integrimi duhet të kalojë nëpër tri filtra, konsultim, proporcionalitet dhe koherencë me acquis communautaire. Shpejtësia pa konsensus politik krijon perceptimin e instrumentalizimit të procedurës. Në teorinë e “rule of law backsliding”, problem nuk është vetëm përmbajtja, por mënyra e miratimit. BE vëzhgon procesin po aq sa rezultatin.

Së fundmi por jo më pak e rëndësishme ishte jo deklarata po xhesti i kreut të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian z. McAllister duke anashkaluar kryetarin e grupit parlamentar Z Berisha në takimin e tij me disa deputet të PD. Takimi i McAllister me deputetët e PD-së, por jo me kryetarin e saj, është praktikë e quajtur ndryshe në literaturë “selective engagement”. Në marrëdhëniet ndërkombëtare kjo përdoret për të ruajtur kontaktin institucional pa legjitimuar individin. Ky xhest përforcoi tezën e lënë në harres me qëllim në PD që Berisha vazhdon të jetë i izoluar për komunitetin ndërkombëtar. Sigurisht një mesazh domethënës për ata që vënë arsyen në punë në PD dhe aspak i rëndësishëm për ata që vetëm veprojnë në atë parti. Protesta në këtë kontekst nuk e ndryshon këtë realitet për këta të fundit por ama vazhdon të mbaj larg të parët , demokratët që mendojnë dhe kuptojnë.

Në planin strukturor pra mund të thuhet se kemi një situatë ku të dy liderët përballen me kufij të vendosur nga aktorë ndërkombëtarë. Rama përballet me kufirin e conditionality-t dhe reputacionit institucional; Berisha me kufirin e legjitimitetit ndërkombëtar. Roli i ndërkombëtarëve edhe në këtë rast dëshmon se nuk është as mbështetës as rrëzues, ata funksionojnë si mekanizëm ekuilibrues në një sistem politik me polarizim të lartë. Por në kontekstin tonë mesazhi i tyre na ndihmon ta analizojmë politikën përtej retorikës së brendshme drejt standardeve të jashtme ku aty matet realisht pesha politike.

Next Post
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, Manja: Do të ketë gjoba deri në 10 mln euro

Manja nga Kuvendi: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale nuk synojnë imunitet të ri, por balancim të pushteteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Tragjedi në Tropojë, 4 persona bien në kontakt me energjinë elektrike, njëri humb jetën! Tre të tjerët në spital, të panjohura rrethanat

September 8, 2026
Ndezi zjarrin në fshatin Petë të Vlorës dhe shkrumboi pemëtarinë, arrestohet piromani 52-vjeçar! Në kërkim vëllai dhe kushëriri

Ndezi zjarrin në fshatin Petë të Vlorës dhe shkrumboi pemëtarinë, arrestohet piromani 52-vjeçar! Në kërkim vëllai dhe kushëriri

September 8, 2026
“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

September 8, 2026
Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

September 8, 2026
Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

September 8, 2026
PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

September 8, 2026
“Parlamenti është marrë peng”, Agron Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca po përpiqet të…

Gjekmarkaj ironizon mazhorancën: Ligjet tuaja janë ‘Besa’ e Gysit dhe “Prania besnike” e projektuar nga sekseri i armëve!

September 8, 2026
“Do shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend!”- Pagat e magjistratëve, Balla ironizon Opozitën: U ‘digjet barku’ për gjyqtarët, por i shajnë me “libër shtëpie”

“Do shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend!”- Pagat e magjistratëve, Balla ironizon Opozitën: U ‘digjet barku’ për gjyqtarët, por i shajnë me “libër shtëpie”

September 8, 2026
I vunë 200 mijë euro gjobë nga burgu menaxherit të lokalit, goditet banda e drejtuar nga shqiptari, 4 të arrestuar

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

September 8, 2026
Alarmi rus, forcohet mbrojtja e krahut lindor të NATO-s, Polonia inauguron qendrën e re!

Alarmi rus, forcohet mbrojtja e krahut lindor të NATO-s, Polonia inauguron qendrën e re!

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com