• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tre efektet negative të BREXIT që kërcënojnë Shqipërinë

by A R
11/08/2016 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një analizë të posacme se si Brexit mund të ndikojë negativisht ekonominë shqiptare, Banka e Shqipërisë referon se efektet negative indirekte mund të materializohen edhe për Shqipërinë…

Së pari një recension ekonomik në Eurozonë, si pasojë e rritjes së skajshme të pasigurisë.

Ky skenar do të kishte pasoja negative për ekonominë shqiptare, duke ndikuar negativisht eksportet tona, IHD-të hyrëse dhe rritjen e pasigurisë në vend.

Së dyti një krizë të re në sistemin bankar e financiar evropian.

Ky skenar do të sillte probleme likuiditeti e kapitalizimi në bankat mëma. Në varësi të intensitetit, pasojat mund të shkonin nga një ulje e oreksit për zgjerim në Shqipëri, në një deleverage apo reduktim të ekspozimit ndaj ekonomisë shqiptare. Gjithsesi, duhet theksuar se sistemi bankar shqiptar nuk do të prekej direkt nga tërheqja e fondeve, për arsye se depozitat e gjeneruara lokalisht janë më shumë se të mjaftueshme për të mbuluar kreditë dhe letrat me vlerë të qeverisë në aktivin e sistemit bankar.

Së treti një nënçmim të fortë të euros ndaj dollarit amerikan do të ndikojë.

Proporcionalisht, eksportet tona shfaqen më shumë të orientuara drejt euros (rreth 85%) në raport me importet (rreth 70%). Kjo do të thotë që, në rast të nënçmimit të kursit të euros ndaj dollarit: (a) fatura e eksporteve do të bjerë më shpejt se fatura e importeve; por, (b) bilanci tregtar do të përmirësohet, sepse importet në vlerë janë ndjeshëm më të larta se eksportet.

Shkëmbimet tregtare me MB-në zënë një peshë të vogël të totalit të aktivitetit tregtar të Shqipërisë. Pesha e importeve dhe e eksporteve me MB-në ndaj totaleve përkatëse janë respektivisht rreth 0.8% dhe 0.2%. Frenimi i eksporteve shqiptare drejt MB-së do të kishte një efekt fare marzhinal për ekonominë shqiptare.

Stoku i investimeve të huaja direkte me origjinë nga MB-ja vlerësohej në 19.8 milionë euro në vitin 20141. Ky stok investimesh vlerësohet në 0.44% ndaj totalit të stokut të investimeve direkte në Shqipëri dhe në rreth 0.2% të PBB-së në vitin 2014. Tërheqja e këtyre investimeve apo frenimi i fluksit hyrës të tyre, do të kishte një efekt të pandjeshëm për ekonominë shqiptare.

Informacioni më i fundit i plotë i peshës së dërgesave të emigrantëve rezidentë në MB i përket gjashtëmujorit të dytë të vitit 2015.

Vlerësimet tregojnë se pesha e remitancave nga MB drejt Shqipërisë është rreth 11% për periudhën referuese, duke përfaqësuar një vlerë transfertash prej 32.3 milionë eurosh apo 0.6% ndaj PBB-së nominale. Ndalimi tërësor i remitancave është një ngjarje me probabilitet të ulët.

Ndërkohë, reduktimi i tyre mund të kishte efekte marzhinale në nivelin e konsumit dhe në ritmin e rritjes ekonomike.

Brexit është shoqëruar me tendenca të forta nënçmuese të paundit britanik (9.3% kundrejt euros). Teorikisht, këto tendenca lehtësojnë barrën e kredimarrësve në GBP dhe zbehin vlerën e kursimeve (depozitave) në GBP. Nisur nga pesha e tyre në vëllimet totale të depozitave e kredive të sistemit bankar shqiptar, intensiteti i veprimit të këtij kanali duket i neglizhueshëm. Depozitat dhe kreditë në GBP, përbëjnë përkatësisht, 1.17% dhe 0.002% të totaleve përkatëse, sipas të dhënave të muajit prill 2016. / monitor

Next Post

U akuzuan për abuzime me dietat ushqimore, ish zyrtarët e policisë shpallen të pafajshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In