• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Traktati i Miqësisë Shqipëri-Greqi, ende pezull i vullnetit të fqinjëve

by A R
02/08/2017 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Jashtme përshëndeti marrëveshjen e nënshkruar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, duke e cilësuar si një hap të duhur e të nevojshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi. Ministri Ditmir Bushati shkruan në reagimin e tij se “kjo marrvëeshje bazohet edhe në kontributin e vazhdueshëm të popullit shqiptarë në Maqedoni por edhe faktorit politik shqiptarë atje” duke uruar të dy qeveritë për modelin e bashkëpunimit dhe vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon.

Një marrëveshje të ngjashme synojnë të nënshkruajnë edhe Shqipëria e Greqia, dy vende fqinj dhe partnerë strategjikë që kanë shprehur vullnetin për të rinovuar traktatin e miqësisë të firmosur në  mars të vitit ’96, por ende ky vullnet nuk po konkretizohet.

Avancimi i një axhende të partneritetit strategjik dhe fqinjësisë së mirë mes dy vendeve mbetet pezull ndonëse Greqia është rikonfirmuar si investitori i parë i huaj në vend dhe një nga partnerët kryesorë të shkëmbimeve tregtare, përveç raporteve që lidhen me emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri. Respublica kërkoi një koment nga Ministria e Jashtme për ecurinë e procesit, por nuk mori një përgjigje.

Vitin e kaluar dy ministrat e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias ranë dakord për ngritjen e një mekanizmi që do të orientohej nga vullneti për zgjidhjen e problemeve  dhe rinovimin e traktatit të miqësisë bazuar në një kuadër të ri ligjor.

Duke iu referuar takimit CNN raportonte se marrëveshja e detit dhe shelfi kontinental ishin pikat e nxehta për të cilat Greqia dëshiron zgjidhjen e tyre sipas ligjit ndërkombëtar. “Siç e dini, ne kemi nga vitet ’90 një pakt miqësie, të cilin ne duam të ripërtërijmë, për të përmirësuar atë” deklaronte nje vit më parë ministrin i Jashtëm, Nikos Kotzias.

Që prej atij takimi të marsit të shkuar me Kotzias dhe Bushatit shumë gjëra duket të mos kenë lëvizur, madje pozicionet e palëve duken edhe më të larguara pas prishjeve të ndërtimeve në Himarë dhe kontestimit të fortë nga qeveria greke.

Tirana është në kushtet kur duhet të ketë sa më shumë mbështetës të proceseve integruese dhe veçantërisht të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Të dyja palët kanë shprehur vullnetin për të gjetur një zgjidhje, çka do t’i shkonte për shtat edhe frymës së pajtimit në rajon. Përshëndetja që Brukseli dhe Berlini i bëri paktit bullgaro-maqedonas ishte një sinjal edhe për vendet e tjera të Ballkanit  të njdjekin një axhendë të ngjashme, por që në rastin shqiptare-grek duket ende larg.(Respublica)

Next Post
Prestigjiozja amerikane: Shqipëria e mbushur me thesare nënujore

Prestigjiozja amerikane: Shqipëria e mbushur me thesare nënujore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

September 15, 2026
Burg të riut që u kap me 4 kg heroinë në kamion në portin e Durrësit

“Rruga e kokainës” drejt Durrësit, 38 ditë në det, nga Brazili, përmes Marokut e Greqisë

September 15, 2026
“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

September 15, 2026
Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

September 15, 2026
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

“Tirana me kokë të prerë” / Rama reagon pas vendimit për Veliajn: Kalvar unik në Europë! Kryetari i pagëzuar nga GJK nuk mund të lëvizë nga qelia

September 15, 2026
Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

September 15, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Nafta shtrenjtohet, fqinjët ulin taksat! Maqedonia e Veriut çon TVSH në 10%, masa lehtësuese edhe në Itali, Spanjë e Qipro

September 15, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Nafta 229 lekë/litër! Bozdo: 55% të çmimit i merr qeveria! Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të ulet akciza

September 15, 2026
Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

September 15, 2026
Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com