• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Tragjeditë me alkool në timon dhe një zgjidhje pa pranga e mallkime si hakmarrje

by Lorenc Vangjeli
18/05/2026 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në harkun e dy javëve, në të njëjtin vend, për të njëjtat arsye e me të njëjtat mjete, u ripërsërit në mënyrë ngjethëse e njëjta skenë kriminale. Herën e parë me dy të mitur si viktima të vrarë barbarisht nga një shofer i dehur dhe herën e dytë, me një tjetër shofer të dehur që desh vrau po me makinë disa punonjës policie. Në të dy rastet protagonistët përfunduan në pranga. Ajo që i bën shumë të ngjashme këto krime, është mënyra e reagimin ndaj tyre. Mallkimi i një shoqërie të frustruar dhe që ndjehet e pambrojtur dhe marrja me pasojën dhe jo shkakun nga politika. Asaj politike, që duke ju bashkuar korit të mallkimeve, gjykon sipas një tipologjie të ngulitur se ndëshkimi dhe ashpërsimi i masave ndëshkimore janë zgjidhja e problemit. Pa kujtuar e kuptuar se krijohet në këtë mënyrë një reaksion zinxhir i kriminalizimit të shoqërisë. Parimi lindor, vodhe, priji një dorë, nuk arrin të ndreqësh, lidhe me pranga, është tashmë prej më shumë se tre dekada një kostum i vjetër që nuk vlen më. Burgu si përgjigje për cdo hall të ditës, është vetëm zgjidhje emergjente, e castit, ekstreme dhe njëkohësisht edhe e papërshtatshme dhe jo përfundimtare. Reagimi i politikës në rastin e aksidenteve me shoferë të dehur është një ngjyrësh: ashpërsim i legjislacionit dhe tundja e gogolit të burgut.

Me fatin e atij që mbërrin i fundit, Shqipëria jo vetëm nuk ka takat të bëjë shpikje të reja, por fatkeqësisht nuk ka as vullnetin të mësojë. Qoftë dhe me një kërkim tyë thjeshtë dembelësh në ChatGPT. Një problem i tillë më shumë se arrogancën e prangave, në 2026-ën ka zgjidhje paraprake shumë më të thjeshta. Duke thirrur në apel teknologjinë. E cila mund të përdoret edhe në një vend të varfër si Shqipëria, pa ndonjë kosto shtesë dhe pa efekte anësore. Eshtë më mirë të dish sesa të kesh! Dhe po të dinin, ligjvënësit shqiptarë mund të kuptonin se me disa ndryshime të thjeshta ligjore, mund të bëhet e detyrueshme që në makinat që janë burim i shtuar risku, mund të instalohet, në servise të certifikuar, një sensor i thjeshtë.

Renis Bodinaku, një koleksionist i çmendur mencurisht i makinave retro dhe mjeshtër i mekanikës, mund t’i shpjegonte falas trupës së deputetëve se ai sensor elektronik nuk e lejon makinën të ndizet nëse drejtuesi i saj ka një nivel të caktuar alkooli në gjak. Shoferë autobuzësh apo taksish, kamionësh të rëndë, furgonësh furnizimi, ambulancash apo dhe mjete të policisë e të tjerë, mund të jenë të parët që të jenë subjekt i kësaj metode. Pas tyre mund të jetë detyrim i drejtuesve të identifikuar qoftë dhe njëherë si përdorues të alkoolit në timon. Herën e parë hiqet patenta dhe ajo mund të rijepet mbas një periudhe të caktuar dhe vetëm nëse në mjet vendoset sensori antialkool.

Kostoja e sensorit shkon nga vetëm disa mijëra lekë prodhim kinez, deri në qindra euro prodhim evropian e amerikan. Asgjë në krahasim me dramat dhe tragjeditë rrugore të shkaktuara nga dashnorët e alkoolit apo dhe jetët e shkatërruara të fajtorëve në qeli. Pastaj dora – dorës kjo mund të shtrihet tek mjetet e tjera. Mbas këtij momenti fillestar, pakkush do të tentonte të hipte në makinë me disa gota në stomak sepse do t’i mbetej vetëm të flinte në timon. Dhe mbi të gjitha, do të kuptonte se do ta paguante nga xhepi edhe kosto të tjera vec gjobës.

Vite më parë, me “Policinë që duam!”, të premtet e të shtunat në mbrëmje ishin bërë makthi i frekuentuesve të jetës së natës. Patrullat e policisë ndodheshin kudo në afërsi të klubeve të natës dhe qelitë mbusheshin me ashikë të alkoolit. Me kalimin e kohës, si çdo gjë që bëhet si aksion dhe reaksion, edhe reaksioni, edhe aksioni u harruan, por problemi mbeti! Pas kanë mbetur vetëm statistikat e djeshme dhe kujtesa e shkurtër për tragjeditë e sotme. Kur shumëkush, pas solidaritetit të çastit me viktimat, kujtohet për tragjeditë e rrugëve vetëm kur ato rindodhin sërish në një vend që është mallkuar të mallkojë pasojat, por si rregull nuk di apo edhe refuzon të luftojë shkaqet!

Next Post
Jo më regjistrim online për fëmijët në çerdhe dhe kopshte, çfarë duhet të dini! (Afatet)

Jo më regjistrim online për fëmijët në çerdhe dhe kopshte, çfarë duhet të dini! (Afatet)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ashpërson kritikat ndaj Iranit për ekzekutimet: Një krizë humanitare me përmasa epike, duhet të ndalet tani -

“Ekonomia e tyre po bie copa-copa”- Trump: Irani ka inflacion masiv, po shkatërrohet! Hormuzin e kontrollojmë ne

August 26, 2026
Çfarë mund të ndryshojë me Instagram dhe Facebook nëse Meta humbet gjyqin për privatësinë e fëmijëve -

Dorëzohet Zuckerberg, “Meta” bie dakord të paguajë mbi 17 mld dollarë për sigurinë e fëmijëve në 29 shtete amerikane!

August 26, 2026
Vatër e madhe zjarri në kurorën e gjelbërt të Sarandës, banorët të alarmuar, flakët shumë pranë shtëpive! Tymi po mbulon qytetin

Vatër e madhe zjarri në kurorën e gjelbërt të Sarandës, banorët të alarmuar, flakët shumë pranë shtëpive! Tymi po mbulon qytetin

August 26, 2026
FOTO/ Spanja arreston “magjistarin” shqiptar Taulant Toma, mjeshtri i katër arratisjeve spektakolare nga burgjet evropiane! Detajet e operacionit

FOTO/ Spanja arreston “magjistarin” shqiptar Taulant Toma, mjeshtri i katër arratisjeve spektakolare nga burgjet evropiane! Detajet e operacionit

August 26, 2026
Kreshnik Spahiu: Europa nuk e toleron futjen e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’ dhe të familjes Trump në Adriatik

Skandali i spiunazhit, Spahiu: Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë politikanët që financohen nga shërbimet sekrete antishqiptare!

August 26, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

UEFA ndryshon mendje dhe tërhiqet nga kërcënimi për bojkot, por kërkon ‘kokën’ e Infantinos!

August 26, 2026
Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

August 26, 2026
VIDEO/ “Na ka kërcënuar me jetë”- Thellohen përplasjet mes organizatorëve të protestës, aktivistja akuzon Gent Prognin: Deklaratat tona e shqetësuan se…

VIDEO/ “Na ka kërcënuar me jetë”- Thellohen përplasjet mes organizatorëve të protestës, aktivistja akuzon Gent Prognin: Deklaratat tona e shqetësuan se…

August 26, 2026
Rama nesër në Bruksel për grupkapitullin e fundit, do të jetë folës kryesor në samitin për zgjerimin

“Stacionet” e Shqipërisë drejt integrimit në BE, objektiv mbetet mbyllja e 3 kapitujve të tjerë deri në shkurt të vitit 2027! Ja hapat dhe fazat

August 26, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Hashim Thaçi nuk ka nevojë të kthehet si Odiseu

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com