• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo më regjistrim online për fëmijët në çerdhe dhe kopshte, çfarë duhet të dini! (Afatet)

by A R
18/05/2026 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të gjithë prindërit të cilët duhet të regjistrojnë fëmijët e tyre në arsimin parashkollor, afati kohor po afrohet.

Zhaneta Beqiri, Drejtoresha e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, Tiranë, ishte e ftuar këtë të hënë, 18 maj, në emisionin “Shije Shtëpie”, Tv Klan, ku dhe ndau më shumë informacione mbi procesin e regjistrimit.

Nga sot, e për dy javët në vazhdim, prindërit e fëmijëve të cilët janë në një çerdhe, do t’u duhet të plotësojnë një formular lidhur me kopshtin ku duan të regjistrojnë të vegjlit e tyre, sipas ndarjeve përkatëse të njësive. Pas plotësimit të këtij formulari, prindërit i kanë të regjistruar fëmijët e tyre në kopsht.

“Fillimisht, duke filluar nga data 18 që është sot, për dy javë të gjithë prindërit, fëmijët e të cilëve janë në çerdhet e Tiranës, në ambientin e çerdhës plotësojnë një formular, dëshirën e tyre për një nga kopshtet e njësisë së vet dhe bëhet kalimi çerdhja në kopsht. Momenti i parë në Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve korrespondon me kalimin e fëmijëve që mbushin 3 vjeç deri më 15 shtator në kopsht. I gjithë ky proces do të zgjasë për dy javë. Në këtë moment prindërit i kanë të regjistruar fëmijët në një nga kopshtet e njësisë së tyre”, tha ajo.

Faza e dytë e regjistrimeve nis nga 25 maji dhe afati do të jetë i vlefshëm për tre javë, nga data 25 maj deri më 15 qershor. Kjo është faza e regjistrimit të fëmijëve në çerdhe, ku duhet të paraqiten me certifikatën e të miturit, atë familjare dhe vërtetimet e punës.

Sakaq, nga data 15 qershor deri më 15 korrik, do të jetë afati i radhës së regjistrimit për në kopshte. Në këtë fazë, prindërit do duhet të bëjnë regjistrimin direkt në ambientet e kopshteve ku do çojnë fëmijët.

“Momenti i dytë është në datën 25 maj për tre javë. Fëmijët që vijnë në çerdhe për herë të parë, prindërit që janë të interesuar do të paraqiten në çerdhet e njësisë së tyre. Dokumentacioni që do kenë me vete: certifikata e fëmijës, certifikata familjare dhe dy vërtetimet e punës. Procesi do të zgjasë për tre javë, nga data 25 maj deri më 15 qershor. Dhe nga data 15 qershor deri më 15 korrik, prindërit e fëmijëve që do fillojnë të frekuentojnë kopshtin për herë të parë do të paraqiten në ambientet e kopshteve”, tha ajo.

Por, këtë vit regjistrimet nuk do të jenë më online për shkak të problematikave të hasura herën e kaluar. Beqiri sqaron se regjistrimet do të kryhen fizikisht nga prindërit në ambientet e çerdheve dhe kopshteve. Orari për regjistrimet do të jetë 09:00-14:00.

“Vjet, Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve aplikimin e ka realizuar online. Duke parë dhe duke vlerësuar që platforma hasi në shumë problematika, sa i takon faktit se qëllimi i platformës ishte që prindërit të kishin akses, të ishte aplikimi komod, nga shtëpia, i shpejtë, pa u paraqitur në ambientin e çerdhes apo kopshtit, rezultoi se kishte problematika. Problematika në mosshfaqjen e aplikimit, mosbashkëngjitjen e dokumentacionit dhe vijmë në atë momentin e shtatorit që prindërit mendonin se ishin regjistruar fëmijët e tyre, ndërkohë që ne nuk kishim asnjë të dhënë në sistem. Për të shmangur këto problematika, është menduar që këtë vit të vazhdohet me aplikimin siç ka qenë edhe më parë, në ambientin e çerdhes dhe kopshtit, që me të vërtetë do të kërkojë kohë fizike për prindërit nga ora 09:00 deri në 14:00, por paralelisht është një mundësi që prindi të vizitojë ambientin e çerdhes dhe të kopshtit ku do t’ia besojë atij ambienti tetë orë fëmijën e vet”, sqaroi ajo.

Next Post
As 50 mijë euro garanci pasurore nuk bëjnë punë, Apeli i GJKKO-së lë në burg Metën

Meta letër kreut të SPAK: Të mos bëhet kërkesë në SHBA për shtyrjen e publikimit të informacionit për kontratën GSIS-LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com