• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tragjedia në Korçë, gjyshi akuzon: Fëmijët i vrau nëna e tyre, ka pasur edhe persona të tjerë

by Java News
12/12/2016 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja makabër e familjes Toshi në Korçë, ku babai vrau dy fëmijët e mitur dhe më pas veten ka qenë sot tema e emisionit “Me zemër te hapur” në News24. Ndryshe nga çfarë është deklaruar edhe zyrtarisht nga policia, babai i 41-vjeçarit Andrea Toshi akuzon nusen e djalit, Marselën, nënën e dy fëmijëve për vrasjen. Por ai ngre dyshime të tjera dhe thotë se natën e krimit, sipas fqinjëve në shtëpi kanë qenë edhe 3 persona të panjohur.

Ai ka rrëfyer tmerrin e përjetuar ditën e krimit dhe marrëdhënien me nusen e djalit dhe Naumin. Gjatë gjithë bisedës në studio, i moshuari, babai i 6 fëmijëve ka qarë dhe thotë se që në fillim i kishte thënë djalit të tij se “Marsela do t’i hante kokën”. Andrea Toshi i bën apel organeve të hetimit për zbardhjen e së vërtetës.

Ai nuk beson se aktin makabër e ka kryer i biri dhe akuzon nusen e djalit si kriminele.

Si ndihesh, ke qenë edhe dëshmitari i parë?
Andrea: Unë jetoj në shtëpinë e çupës, djali jetonte në shtëpinë time. Vajta të hapja pulat dhe gjeta letrën. (qan)

Kur e kishe takuar?
Në mbrëmje e kisha takuar. Më tha thuaj motrës të vijë të më bëjë një lakror.

Cila ishte biseda e fundit me Naumin?
Vetëm këtë. Qëkur e mori i thashë do të hajë kokën. Kishte 5 vjet i martuar.

Ju nuk e keni dashur asnjëherë Marselën?
E kemi dashur si nuk e kemi dashur. E kemi trajtuar më mirë se 3 nuset e tjera. Kur iku në Greqi, ajo tha do iki dhe unë baba. Do iki në një vend dhe erdha. Prit 2 e prit 3 orë e hiç. Fëmijët loznin. I thashë ç’u bëre. Nuk më ktheu përgjigje. I shkova pas i thashë pse smë kthe përgjigje, ku ishe. Brodha tha. S’të vjen turp si flet kështu.
Kur erdhi djali i thashë. Ikën të dy e folën, se di çfarë bënë. Që atë ditë nuk pija kafe më me ata. Shkoja tek djali tjetër.

Ju nuk flisnit më me të?
Flisja me ta por nuk pranoja të pija më kafe me ta.

Si ishte marrëdhënia e tyre, si shkonin?
Ata shkonin shumë mirë. Por kur ika unë, ajo kishte zënë një dashnor, ngjitur me shtëpinë e djalit tjetër. Ajo bënte tërë marifetet. Një ditë e ruan djali dhe i thotë, u zunë.

Sa kujdesej Marsela për fëmijët?
Ajo 4 ditë u largua nga shtëpia. Ajo denoncoi në polici në Greqi se Naumi e kishte goditur. I mbante djali tjetër që është andej fëmijët.

A u dënua Naumi pas denoncimit?
Jo, nuk u dënua.

A punonte Naumi?
Po punonte, si qeni. Djali më i mirë. Marsela nuk ka pirë ujë por Amita.

Po Marsela a punonte?
Jo asnjëherë.

Kushëriri: Naumi ka patur 4 mln lekë në bankë, 2 mln ia ka dhënë Marselës. Nuk kanë pasur probleme ekonomike. Ka punuar pak kohë në duhan. Pastaj u mbyll dhe nuk punoi më.

Ju thoni se nuk e ka kryer Naumi krimin?
Jo nuk e ka kryer ai. Natën e krimit kanë qenë 3 veta që nuk i njohim në banesë. E kanë parë fqinjët që kanë thënë se Marsela ka qenë natën e krimit në shtëpi dhe jashtë e priste një makinë.

Pse nuk u lejua Marsela në varrim?
Nuk e ndaloi njeri. Ishte familja e Marselës në varrim. Ata kishin ardhur dhe kishin frikë të hynin. Dola i futa brenda. Nëna e Marselës ka qarë. I thashë çfarë kishte ndodhur. I çuam edhe tek varret dhe vunë nga një lek hekuri në varr. Kunati qëndroi me mua në shtëpi.

Next Post
(Foto +16) Modeles së “Playboy” i vjedhin celularin, i publikojnë fotot nudo

(Foto +16) Modeles së "Playboy" i vjedhin celularin, i publikojnë fotot nudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com