• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tragjedia në ashensor, detaje nga zjarri i djeshëm në pallatin te ‘Fresku’

by Java News
21/01/2017 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje nga zjarri i djeshëm në pallatin te Fresku, që i mori jetën një nënë e re, vetëm 30 vjeçe. Ajo po zbriste nga kati i katërt i një pallati në rrugën pranë Thesarit, te zona e “Freskut”, kur zjarri përfshiu ashensorin. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe, pavarësisht thirrjeve të saj për ndihmë nga brenda ashensorit ku ndodhej, asnjë nga banorët nuk mundi ta shpëtonte, pasi nuk arritën të hapnin dot derën, shkruan “Panorama”.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:00, në një pallat tetë katesh që ndodhet pranë një shkolle 9- vjeçare. Tri makina zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, por shumë vonë për të shpëtuar nënën e një djali 5- vjeçar.

Viktima është Drilona Duriçi (Tifekçiu), 30 vjeçe, e cila jetonte aty vetëm me të birin e mitur, pasi i shoqi ndodhet në Gjermani. Burime nga Policia thanë se ndërhyrja ka qenë mjaft e vështirë dhe në momentin që është arritur të hapet dera e ashensorit është gjetur kufoma e karbonizuar e nënës së re.

Për disa orë zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët dhe për të evakuuar banorët që ndodheshin të bllokuar brenda apartamenteve të tyre. Një person i asfiksuar nga tymi rrezikoi të binte nga tarraca e pallatit, ku kishte dalë për të marrë ajër, por u arrit të shpëtohej.

Për disa minuta në zonë u krijua një situatë paniku, pasi disa prindër kërkonin me ngulm që të futeshin brenda, duke qenë se kishin fëmijët në shtëpi. Ndërsa mësuesit e shkollës pranë pallatit ku ndodhi ngjarja, nuk i lejuar nxënësit që të dilnin në pushimin e gjatë, për të shmangur çdo incident.

Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar thirrjet për ndihmë të 30-vjeçares dhe kanë nxituar ta ndihmojnë, para dhe pasi kanë shkuar zjarrfikësit në vendngjarje, por hapja e derës së ashensorit ka qenë e pamundur.

Mësohet se viktima, Drilona Duriçi, kishte dalë në mëngjes për të çuar djalin në shkollë dhe ishte kthyer më pas në shtëpi, bashkë me ushqimet që kishte blerë.

Ndërsa në momentin që ndodhi ngjarja, ajo po zbriste që t’i dërgonte djalit diçka për të ngrënë, pasi do të dilte në pushimin e gjatë. Por ky ka qenë edhe momenti tragjik, pasi ajo është bllokuar në ashensorin që ka marrë flakë.

Banorët flasin për luhatje tensioni mëngjesin e djeshëm në pallat. Ndërsa burimet thanë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike në paketën që furnizon me energji ashensorin. Zjarri është përhapur me shpejtësi, i ndihmuar nga vajrat lubrifikantë të depozitës së ashensorit.

ma.me

Next Post
Zbardhen detajet si ra policia në gjurmë të vrasësit në Vlorë. Zbulohet kush e ‘tradhëtoi’

Zbardhen detajet si ra policia në gjurmë të vrasësit në Vlorë. Zbulohet kush e 'tradhëtoi'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In