• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

by Frrok Çupi
02/04/2026 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ka qenë një mëngjes  si sot, 1991. Binte shi, por jo kaq ftohtë. Telefoni i kryeredaktorit të gazetës RD kishte dy herë që binte. Nga ana tjetër erdhi lajmi se ‘janë vrarë dy vetë në Shkodër’.

-Perjaku jam, tha tjetri.- U vranë në demonstratë!

Zëri i vibronte. Ishte një nga aktivistët më aktivë të PD në Shkodër. Nuk e di pse atë ditë tha vetëm mbiemrin.

Ç’të bëja? Zyrat e reja të PD në Rrugën e Kavajës nuk kishin ende telefon. Mbërrita. Hapa me nxitim zyrën e kryesisë.

-Më thonë se në Shkodër janë vrarë dy vetë! Dini gjë?

Azemi ishte bërë gati për t’u nisur për në Shkodër. Mbrëmë ishte kthyer në orë të vona. As të tjerët nuk treguan ndonjë alarm në fytyrat e tyre.

U ktheva në rrugën Fortuzi, ku ndodhej redaksia.

Ajo ka qenë  dita kur u shfaq Partia Demokratike e Vërtetë. Atë ditë u vranë katër të rinj në Shkodër. Mes tyre më i miri i Studentëve të Dhjetorit, Arben Broci. Një student i vërtetë, edhe ky. As hamall, as rrugaç, as mbajtës thikash në xhepa, as dallavere. Mund të kishte krijuar një profil njerëzor për PD-në. U vra.

Kështu ishte ajo ditë, ditë që lindi heronj dhe anti- heronj. Dita që kënaqi të vrarët dhe vrasësit.

Arben Broci nuk ishte nga modeli i vjetër që kënaqej me zhurmat e Partisë, as me frymën revolucionare se ‘jap jetën për Partinë’. Në 2 prill e thërritën për ta vrarë. Në 1 prill kishte marrë njoftimin se PD ka fituar në Shkodër dhe i kishte dhënë të drejtën vetes ta shijonte po aq butë sa ishte. E kërkuan dhe e gjetën në kalanë e Shkodrës, ku kishte shkuar për një shëtitje a një kafe. E sollën nxitimthi dhe e vranë. Ndërsa Luljetën, të ëmën dhe familjen e tij u përpoqën ta bëjnë ‘të kënaqur’. I shkonin në shtëpi udhëheqësit, bënin poza, bënin premtime, parulla. Ajo e mpakur nga dhimbja, në një apartament të vogël në hyrje të Shkodrës.

Çudia qëndronte në faktin pse PD në Shkodër do të digjte vendin dhe të vriste njerëz kinse në demonstratë në ditën kur vetë PD fitoi mbi 70 për qind. Duhej të ishte ditë feste, jo ditë morti.

Me sa duket ishte gjenetike për PD. Këtu duhej të krijohej profili i saj i vërtetë. U vranë katër djem të rinj në demonstratën e PD. U dogj një pjesë e qytetit.

Çfarë mbeti? Sot e kësaj dite vetëm pak shkodranë kanë mbetur me mendjen e vjetër se PD ishte anti-komuniste dhe demokratike. Ata me mendje të fiksuar janë të kënaqur me veten, por edhe njerëzit me sy në ballë janë të kënaqur, nga ana tjetër.

Të pakënaqur mbetën familjarët e të vrarëve, por edhe të kënaqur mbetën. Sepse morën ndonjë post ose u lavdëruan nëpër mbledhje si ‘familje dëshmorësh’. I pakënaqur u duk se mbeti edhe Pjetër Arbnori si kryetar i PD në Shkodër, por tekefundit s’kishte arsye. E bënë ‘të madh’ në PD, edhe pse në 2 prill nuk e pyeti njeri. Pjetri ishte i butë, nuk ishte për dhunë; prandaj e shmangën pastaj.

Në Shkodër mbërriti Azem Hajdari paraditen e 2 prillit. Edhe ai ishte i kënaqur. Në qytet ishte përhapur një njoftim, ngjitur nëpër shtylla, se kur kishte qenë ushtar Azemi ishte shpallur i paaftë mendërisht për të mbajtur armë. Me këtë zjarr në Shkodër digjej çdo dëshmi.

Profesor Jup Kastrati, gjuhëtar dhe albanolog i madh i kombit, u trondit shumë, por në fund  mbeti i kënaqur. Pa militantët që po i vinin zjarrin Bibliotekës së Madhe, dhe vrapoi në Polici. Dilaver Papare angazhoi forca dhe Biblioteka shpëtoi. Qazim Gjoni, gjukatës i PD e shpalli vepër kriminale aktin e shpëtimit t Bibliotekës

Ali Spahia, që mori ekskluzivitetin për trajtimin e të vrarëve, mbeti i kënaqur. Mjeku që ishte dënuar për punë të pista në komunizëm, tani po rehabilitohej. Partisë i interesonte që asnjëri nga të katër të mos mbijetonte, dhe Aliu ia doli. Më vonë mbeti i kënaqur vetë i biri që sot është deputet, pa Aliu nuk i mbijetoi provës së pas krimit të madh të Shkodrës. Bijtë e të gjithë bijtë e atyre që u vranë në PD, u tërhoqën nga Berisha si rreth i tij i ngushtë. Janë të kënaqur.

Dy gazetarë jugosllavë që ndodheshin në Shkodër deri në momentin e vrasjes, shkuan të kënaqur. Njëri prej tyre njihej si agjent i UDB, por strehohej në Gjykatë.

I vetmi që u shpall Hero, ishte Gramoz Ruçi, komunist. Ai kishte qenë ministër. E arrestuan dhe e sollën në gjyq. Hapen edhe ekranin e televizionit duke menduar se ‘do t’i hapnin gropën’ Gramoz Ruçit. Në fakt aty komunisti shkëlqeu me fakte dhe prova se 4 dëshmorët e PD ishin vrarë nga brenda vetes. Megjithëse nuk u dëshmua kurrë si ‘i kënaqur’.

Vetëm një datë në radhën e datave ka mbetur si ‘Emoji i kënaqur’ në kalendarin tonë. Është 31 marsi i vitit 1991. Zgjedhjet e para pluraliste. Zgjedhjet e fundit që u mbajtën të drejta e të ndershme. PD nuk e arriti kurrë standardin e komunizmit.

Next Post
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com