• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbardhen detajet si ra policia në gjurmë të vrasësit në Vlorë. Zbulohet kush e ‘tradhëtoi’

by Java News
21/01/2017 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka qenë një person shumë i afërt që e ka tradhtuar pa dashje vrasësin e tre plazhistëve në Vlorë. Delin Hajdaraj, 26 vjeç, ka mundur ta shijojë lirinë në arrati për rreth 4 vite pas masakrës, ndërsa ndaj tij është dhënë vendimi në mungesë me burg të përjetshëm. Për shkak të rrezikshmërisë së këtij personi, operacionit të Policisë së Vlorës i është bashkëngjitur edhe RENEA, ku rreth orës 20:30 kanë ndërhyrë duke e prangosur pa i dhënë asnjë mundësi arratisjeje.

ARRESTIMI

Forcat RENEA kanë rrethuar pallatin ku i kërkuari jetonte prej disa kohësh, në katin e katërt me qira, në zonën e “Ujit të Ftohtë”. “Delin Hajdaraj ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më 28 korrik të vitit 2013, ku në bashkëpunim me shtetasin Leo Osmeni, 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë dhe i dënuar me 35 vite burg), në lagjen ‘Ujë i Ftohtë’ në plazhin e Kalasë kanë qëlluar me armë zjarri automatike model 56 në prezencë të pushuesve të tjerë, ku mbetën të vrarë 3 shtetas”, bëri të ditur Policia. Viktimat e masakrës ishin tre plazhistë, Sokol Isufajt, 34 vjeç, nga Fieri, Serdi Bajlozit, 17 vjeç, nga Prrenjasi dhe 53-vjeçarja Diana Ademi, rezidente në Gjermani, që kishte ardhur të kalonte pushimet e saj në Vlorë.

Sipas Policisë, i kërkuari, veç banesës ku u kap, dispononte dhe dy të tjera të marra me qira në zona të ndryshme të Vlorës. Ai nuk flinte çdo natë në të njëjtën shtëpi, ndërsa është ndihmuar gjatë këtyre viteve kryesisht nga të afërmit e tij. Ata i dërgonin ushqime, ndërsa dyshohet se i kërkuari është ndihmuar edhe nga miq të tij, raporton “Panorama”. 

Sipas Policisë, rezulton se tri banesat i mbante me qira që prej muajit gusht të vitit 2016 dhe i përdorte për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë. Paratë e qirasë ia dërgonte vëllai i tij, i cili jeton bashkë me familjen në Bruksel.

Ndërkaq, burime nga grupi hetimor bënë të ditur se kanë qenë dërgesat e herëpashershme të vëllait ato që “tradhtuan” të shumëkërkuarin. Sipas të dhënave, që pas krimit policia ka mbajtur në vëzhgim edhe dërgesat e familjarëve të tij.

I vëllai rezulton të ketë dërguar disa herë para nga Brukseli, ndërsa agjentë të policisë kanë mbajtur në vëzhgim personin, një i afërm i familjes i cili i tërhiqte paratë. Duke mbajtur në vëzhgim këtë të fundit, agjentët kanë mbërritur te pallati në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se i kërkuari fshihej pikërisht në këtë pallat. Prej ditësh ai është mbajtur në vëzhgim me të gjitha lëvizjet që kryente, ku janë zbuluar edhe banesat e tjera.

Policia e Vlorës ka kërkuar ndihmë nga forcat speciale në Tiranë për të kryer ndërhyrjen, operacion që përfundoi me sukses mbrëmjen e së enjtes. Sipas Policisë, në banesën ku ai strehohej i janë gjetur edhe një armë zjarri të llojit pistoletë TT, një silenciator, një krehër i mbushur me fishekë, 37 copë fishekë në total të kalibrit 7.62 mm dhe 2 aparate celularë.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Tronditet sërish Italia, merr flakë autobusi me nxënës në autostradë, 16 viktima

FOTOT/ Tronditet sërish Italia, merr flakë autobusi me nxënës në autostradë, 16 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In