• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Topi: Ben Blushi, politikani më i aftë që kishte Parlamenti, partinë e tij e rrënuan!

by B K
22/02/2025 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti Bamir Topi, gjatë fjalës së tij në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka reflektuar për periudhën e kaluar politike, duke përmendur disa figura të njohura të politikës shqiptare që kanë krijuar parti të tjera pas largimit nga partitë më të mëdha.

Ai ka përmendur emra si Ben Blushi dhe Astrit Patozi, të cilët, sipas tij, janë bërë viktima të një sistemi të korruptuar që ka shkatërruar individët dhe partitë që kanë tentuar të ndryshojnë.

Topi shpjegoi se këta politikanë, të cilët kishin potencialin të bëheshin liderë të fortë, u rrënuan dhe u larguan nga skena politike për shkak të “kriminalizimit të sistemit dhe politikës”. Ai ka vënë në dukje se kjo situatë është një pasqyrë e asaj që ka ndodhur me Partinë Demokratike dhe me kryeministrin aktual.

“Pse pak ishte zoti Blushi? Një politikan nga më të aftët në Parlament, intelektual, qytetar, një zë publik, krijoi partinë dhe iku. Pse? Sepse e vodhën, e rrënuan siç na rruan ne”, tha Topi, duke theksuar se kjo është një situatë e përsëritur për ata që kanë tentuar të ndryshojnë sistemin.

“Kështu nuk është më çështje partish politike apo individësh, por është çështje sistemi. Këtu është ndërtuar një sistem që Shqipëria në çdo lloj rrethane, mbetet bipolare, pushteti dhe në pjesën opozitare mbetet PD.

Të kthehemi në të kaluarën, do të përmend disa emra. Duke marrë në konsideratë edhe pjesëmarrjen time në politikë pas Presidencës, ku bashkë me mua ishin një grup njerëzish të nderuar, pjesëmarrës në politikë, të njohur në publik – ndodhi ajo që ndodhi.

Pse pak ishte zoti Blushi? Një politikan nga më të aftët në Parlament, intelektual, qytetar, një zë publik, krijoi partinë dhe iku. Pse? Sepse e vodhën, e rrënuan siç na rruan ne. Pak ishte zoti Patozi? Gazetar, politikan, krijoi partinë e tij dhe iku edhe ai. Çfarë shoh unë këtu? Shoh individë që kanë krijuar disa parti politike. Kanë patur akses mediatik gjatë gjithë kësaj periudhë dhe po të shikoni po vjen e ngushtohet hapësira e po dalin në pah sërish ata që e shkatërruan sistemin kryeministri aktual dhe kryetari i PD”, tha ai.

Next Post
E rëndë në Itali, adoleshenti shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik

E rëndë në Itali, adoleshenti shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rama po u bën presion deputetëve të vet”- Berisha para Kuvendit: Do pengojmë votimin e Territoriales! Ai ka frikë se mos ndokush…

“Rama po u bën presion deputetëve të vet”- Berisha para Kuvendit: Do pengojmë votimin e Territoriales! Ai ka frikë se mos ndokush…

October 8, 2026
EMRI/ Humbi jetën 18-vjeçari, zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq

EMRI/ Humbi jetën 18-vjeçari, zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq

October 8, 2026
Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

October 8, 2026
Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

October 8, 2026
Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore

Po vjen dimri, meteorologia paralajmëron disa ditë me reshje shiu dhe bore në vend: Do ketë mot të paqëndryeshëm nga sot!

October 8, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

Pak para seancës për Territorialen në Kuvend, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë! Rama po ekzekuton sot 15 bashki

October 8, 2026
Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

October 8, 2026
Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

October 8, 2026
Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

October 8, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com