• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Top Secret: Bankers, drejtorët shesin fshehurazi aksionet e tyre

by A R
08/12/2015 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk kanë të sosur telashet në të cilat përfshihet kompania Bankers Petroleum. Gazeta Dita ka zbuluar se drejtorët e saj kanë shitur fshehurazi aksionet e tyre, pa dijeninë e aksionerëve të tjerë. Më poshtë vijon zbulimi i bërë nga Dita:

Në vitin 2014 nisën përplasjet e para mes Bankers dhe institucioneve të shtetit shqiptar.

Në prill 2014 Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë si dhe Avokaturës së Shtetit, një shkresë ku i kërkon gjetjen e një kompanie me eksperiencë në fushën e arbitrazhit, pasi çështja e anulimit të kontratës pritej të përfundonte në drejtësinë ndërkombëtare.

Pas një konsulence me kompaninë angleze “Omnia Strategy LLP” që drejtohet nga Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit anglez Tony Blair, qeveria Rama u tërhoq, për t’iu rikthyer përplasjes një vit e gjysëm më pas.

Por gjatë këtij 1 viti e gjysëm, kanë ndodhur në prapaskenë disa ngjarje vërtet interesante, për të cilat jo vetëm publiku shqiptar, por as aksionerët e Bankersit në Bursën e Torontos nuk janë vënë në dijeni.

Një raport me burim britanik njofton se drejtuesit e Bankers Petroleum kanë nisur të shesin fshehtazi aksionet e tyre.

Më 10 korrik 2014 pra vetëm pak javë pasi qeveria e Tiranës nën konsulencën e zonjës Blair u tërhoq (me sa duket përkohësisht), drejtori John Brian Zaozirny shiti një vlerë aksionesh prej 187,189.96 paundë ose 20% të pjesës së tij në kompani.

Në datën 20 gusht edhe drejtori tjetër Robert M.D. Cross ka shitur një vlerë aksionesh prej 354,246.69 paundë ose 25% të aksioneve të tij në kompani.

Në 23 gusht 2014, edhe ish-gjenerali i NATO-s Wesley Clark ka shitur 30 mijë aksione, të vlerësuara në shumën £106,211.14. (106 mijë e 211 paund).

Si ka mundësi që drejtuesit dhe njerëzit më të informuar në Bankers, kanë shitur aksionet e tyre pikërisht në atë kohë? Rastësi? Do ishte naivitet të mendohet kjo.

Aksionerët e thjeshtë ndërkaq nuk kishin informacion mbi çfarë po ndodhte.

Madje ata nuk kanë marrë asnjë fitim ende, sepse nuk është ndarë dividenti asnjëherë.

Çdo problem i Bankers me shtetin shqiptar iu mbajt i fshehur aksionerëve të thjeshtë në bursë, madje edhe çështja e arbitrazhit.

U mësua për problemet me shtetin shqiptar vetëm kur Bankersit iu bllokua llogaria nga Tatimet.

Vlera e aksioneve ra menjëherë, por drejtorët e shkathët tashmë kishin shpëtuar një pjesë të mirë të kapitalit të tyre.

Kjo quhet “inside trading”. Të jesh në një pozicion të atillë që të kesh informacione konfidenciale, me shfrytëzimin e të cilave ti del me fitime ose shmang humbjet, duke lënë në errësirë ndërkohë aksionerët që të kanë besuar paratë e tyre, përbën një krim për të cilin shumica e legjislacioneve të vendeve perendimore parashikojnë dënime që variojnë sipas vendeve.

SHBA ka një bazë ligjore të rreptë për “inside traders”, nëse provohet fakti, dhe dënimi mund të shkojë deri në 20 vjet burg. Për individët, gjoba shoqëruese shkon deri në 5 milionë dollarë, ndërsa për kompani dhe ente juridike shkon deri në 25 milionë dollarë.

DITA

bankers aksione

Next Post

Protesta, ja çfarë është planifikuar të ndodhë para zyrës së Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com