• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana pranë rekordit historik, faza finale e mbjelljes së 100 mijë pemëve

by Java News
09/03/2018 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë mbetur edhe më pak se dy javë kohë për këdo që dëshiron të dhurojë pemë për qytetin e Tiranës, deri në 21 Mars, në Ditën Botërore të Pyjeve. Deri tani në kryeqytet janë mbjellë mbi 93 mijë pemë falë kontributit të qytetarëve, bizneseve, por edhe institucioneve, të cilat i janë bashkuar aksionit për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.

Në aksionin për mbjelljen e 160 fidanëve tek mbikalimi i Saukut, të dhuruara nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe punonjës të Drejtorisë së Konvikteve të Shkollave të Mesme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se objektivi për të mbjellë 100 mijë pemë të reja është mëse i arritshëm.

“Kemi hyrë në një fazë finale të mbjelljes së pemëve në Tiranë. Duam të maksimizojmë kohën e mbjelljes, që mbaron në fund të marsit. Ndaj, në datën 21 Mars do të kemi një ‘grand finale’ për të kapur rekordin tonë të 100 mijë pemëve të mbjella në Tiranë. Nëse do të na ndihmojnë të gjithë qytetarët, në çdo lagje, pallat, shkollë a kopësht, do kemi një Tiranë shumë herë më të gjelbër se sa ajo që gjetëm përpara 3 vitesh. Stacioni i fundit do të jetë 21 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, ku me siguri do ta thyejmë rekordin”, tha Veliaj.

Deri në 21 mars, që përkon edhe me Ditën Botërore të Pyjeve, Bashkia e Tiranës do të organizojë disa aksione që synojnë arritjen e rekordit për mbjelljen e mbi 100 mijë pemëve të reja, si pjesë e projektit të Pyllit Orbital. Pas suksesit të 17 janarit, 14 shkurtit apo dhe të festave të 7-8 Marsit, ku qytetarët iu bashkuan aksionit për mbjelljen e pemëve të reja, për çdo datë të shënuar në të gjithë kryeqytetin do të organizohen aksione për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.

Kryebashkiaku Veliaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të shtuar sipërfaqet e gjelbra në lagjet ku jetojnë. “Mund të kemi një Tiranë fantastike, ku me çdo pemë të mbjellë, jo vetëm kontribuojmë në qytet, por edhe përkujtojmë një datë të shënuar apo një njeri të dashur dhe të shtrenjtë. Jam shumë i lumtur që po japim shembullin vetë të parët. Është shumë e rëndësishme që t’i kërkojmë të gjithë qytetarëve të kontribuojnë dhe më vjen mirë që kanë filluar edhe pallatet, edhe kopshtet, edhe çerdhet, edhe shkollat, por është shumë e rëndësishme që si bashki me gjithë institucionet tona të japim shembullin tonë”, përfundoi Veliaj.

Pylli Orbital, i njohur ndryshe edhe si unaza e 5-të e Tiranës, do të çojë në mbjelljen e një muri të gjelbër me 2 milionë pemë që do të lidhë 14.671 hektarë parqe, fusha bujqësore, pyje dhe forma të tjera të vegjetacionit rreth qytetit.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Momentet kur policia çon vrasësin te vendi ku groposi shokun

VIDEO/ Momentet kur policia çon vrasësin te vendi ku groposi shokun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Moti për sot, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja zonat ku priten reshje më intensive

October 22, 2026
Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

October 22, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Si firuan votat e dikurshme të PD-AN-së dhe të LSI-së në Tiranën urbane

October 22, 2026
Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

October 22, 2026
Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

October 22, 2026
Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

October 22, 2026
Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

October 22, 2026
Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

October 22, 2026
Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In