• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Momentet kur policia çon vrasësin te vendi ku groposi shokun

by Java News
09/03/2018 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

POlicia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur rreth 1 vit më parë, në të cilën mbeti i vrarë 36-vjeçari Kreshnik Beqiraj. Policia arrestoi për ngjarjen shokun e viktimës, shtetasin ALbert Zekaj i cili e kishte hehdur trupin në kanal pas ngjarjes.

Kufoma u gjet vetëm një ditë më parë dhe shumë shpejt u zbulua autorësia e krimit. Siç duket nga amjet policia e ka çuar autorin pranë vendit ku kishte fshehur trupin.

Aksioni policor:

Zbardhet vrasja e 36-vjeçarit nga Fieri, arrestohet autori pas një pune profesionale hetimore

Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëorganizuar operative dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, u bë e mundur zbardhja e vrasjes së shtetasit K.B., 36 vjeç, banues në Fier.

Po në vijim të punës hetimore u bë identifikimi e ndalimi i autorit të vrasjes A.Z., 32 vjeç, banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ka qenë shok me viktimën K.B., ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qira në qytetin e Fierit.

Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë me sende të forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Në vijim të hetimeve dhe informacioneve operative u arrit të identifikohej autori dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Pas marrjes në pyetje ai pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.

Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit.
– një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin;
– mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje“./a.m.

Next Post
Juventus mbush arkën, merr miliona euro pas kualifikimit ndaj Tottenham

Juventus mbush arkën, merr miliona euro pas kualifikimit ndaj Tottenham

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

October 22, 2026
LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

October 22, 2026
Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

October 22, 2026
Ukraina kritikon liderët botërorë dhe u bën thirrje vendeve të BE për embargo ndaj naftës ruse

“SHBA-të nuk do vdesin për Evropën”, Kuleba: Duhet të mësojmë të jetojmë pa të

October 22, 2026
Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

October 22, 2026
Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

October 22, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 22 tetor 2026

October 22, 2026
Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

October 22, 2026
Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

October 22, 2026
Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In