• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Tirana-ndryshe! Ja 6 liqenet e bukura në Tiranë për të kaluar një fundjavë të paharruar

by Java News
08/03/2020 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ardhjen e pranverës, ditët me shi do t’i lënë vendin diellit, dhe ccdo ditë e më shumë do të kemi dëshirën për të vizituar vende të ndryshme me gjelbërim e ajër të pastër për të kaluar kohën e lirë. Dhë në fakt, hapësira të tilla mund t’i gjejmë shumë pranë, dhe në praninë e miqve dhe familjarëve të mund të kalojmë disa orë të këndshme.

Me investimet e Bashkisë së Tiranës, shumë zona të kryeqytetit janë kthyer në atraksione jo vetëm për vizitorët vendas por edhe për shumë turistë. Pothuajse cdo vit, numri I turistëve në kryeqytet ka ardhur në rritje, ku për herë të parë 2019 shënoi numër më të madh të turistëve krahasuar me numrin e popullsisë së qytetit.

A e dini se rreth Tiranës ka plot liqene mahnitës, të fshehur nëpër malet dhe kodrat e saj? Visit-tirana.com rendit në një nga artikujt e saj plot 9 të tillë, duke u lënë të drejtën lexuesve të shtojnë në listë nëse ata njohin të tjerë. Ja një përshkrim i shkurtër për secilin prej tyre, nga visit-tirana.com.

Mos i lini pa lexuar, se sapo të hapet koha do doni t’i vizitoni!

Liqeni Artificial i Tiranës

Liqeni Artificial i Parkut të Madh në Tiranë është liqeni më njohur dhe frekuentuar për shkak të vendndodhjes së tij. Aktivitetet që mund të bëni këtu janë: vozije me varka, kanoeing dhe kayaking. Ju mund të merrni biçikletën dhe shëtisni rreth liqenit. Liqeni është ndërtuar me punë vullnetare në vitin 1955 duke shfrytëzuar disa prurje ujore të zonës. Pas shumë viteve harrese, ai u transfromua tërësisht gjatë këtyre pesë viteve në një oaz qetësie dhe një nga destinacionet kryesore për qytetarët

Liqeni i Farkës

Në zemër të fshatit Farkë ndodhet liqeni i bukur i Farkës. Ky liqen tani është i rrethuar me një pedonale moderne, ku njerëzit mund të ecin me kilometra rreth liqenit, dhe të shijojnë panoramën e qetë të tij. Mund të uleni në stolat e vendosura në anë të liqenit për t’u shlodhur dhe soditur pamjen.  Kryebashkiaku Veliaj është zotuar që kjo zonë do të jetë një park i dytë i madh për Tiranën.

Liqeni i Bovillës (rezervuari)

Liqeni i Bovillës është ujëmbledhësi më i madh i rrethit të Tiranës. Ai furnizohet me ujë nga lumi Tërkuzë, i cili buron nga pjesa veriore e Malit me Gropa dhe ujërat e shirave të kodrave përreth. Liqeni rrethohet nga një kurorë malesh. Nga çdo lartësi e maleve rretheqark liqenit, mund të shijohet pamja spektakolare e peisazhit.

Liqeni i Kasharit

Liqeni i Kasharit ose Rezervuari i Kasharit ndodhet vetëm 5 km larg qendrës së Tiranës dhe mund të shkohet me makinë, me biçiklet ose me autobusë deri në qendrën e Kasharit. Zona përreth Kasharit është shumë e bukur me peisazh fantastik, ku shtëpitë me çatit e kuqe ndodhen rrëz kodrës. Liqeni i Kasharit dhe zona rreth tij është shpallur si Parku i Tretë i Tiranës nga Bashkia e Kryeqytetit.

Liqeni i Lepurit

Liqeni i Lepurit ndodhet në fshatin Shengjergj. Rrethuar nga pishat, malet dhe kodra ky liqen është të mahnit me ngjyrën e pastër e të gjelbër.

Liqeni i Pezëhelmesit

Liqeni i Pezë-helmes ndodhet në fshatin Pezëhelmes shumë pranë Tiranës. Ai është i rrethuar nga të gjitha anët me kodra që dikur kanë qenë të tarracuara. Për të shkuar deri atje merr rrugen e vjetër nga Tirana në Durrës (Ndroqit) dhe kthehesh në të majtë të saj pasi del tabela Pezëhelmes, pak përpara Pezës. Rruga është e mirë dhe të shpie deri tek liqeni. Pamja e tij është shumë e bukur dhe relaksuese. Rreth tij ka shtigje në të cilat mund të bëhen ecje.

Liqeni i fshatit Prush

Liqeni i fshatit Prush është një liqen artificial, i cili është pozicionuar në një ambient të rrethuar me kodra të pyllëzuara me pisha. Aty të duket sikur je në nje oaz bimësie. Nuk është shumë i madh si liqen, por të ofron një pamje shumë relaksuese. Përreth liqenit mund të bëhet ecje në shtigjet që ka rrotull. Ndodhet shumë pranë qytetit dhe për të shkuar atje ndiqet rruga nga qendra në drejtim të Vaqarit. Pa shkuar në Vaqarr kthehesh djathtas dhe ndjek rrugën per në fshatin Prush. Rruga është shumë e mirë dhe mund të shkosh deri pranë liqenit.

Liqeni i fshatit Rov

Liqeni i fshatit Rov ndodhet midis Petrelës dhe Baldushkut, pikërisht buzë rrugës që i lidh këto dy zona. Rruga është kryesisht e mirë dhe mund të shkohet me makinë deri pranë liqenit. Buzë liqenit, mbi një nga kodrat që e rrethojnë atë shtrihet fshati Rov. Përreth tij mund të bëhet ecje në natyrë dhe në zonë ka një mori shtigjesh për t’u eksploruar. Është një destinacion ku dashamirësit e natyrës mund të gjejnë kënaqësi e paqe.

Fjolla Lake

Ndodhet në fshatin Pezë e Madhe. Rruga për te ky destinacion është deri në hyrje të fshatit Pezë, e asfaltuar dhe më pas devijon majtas kur vjen nga Tirana në një rrugë rurale, por të mirë deri tek liqeni. Liqeni ndodhet në një vend të rrethuar nga pothuaj të gjitha anët me kodra të lartësive të ndryshme. Rreth tij nuk ka asnjë ndërtim dhe banesë dhe kjo e bën që ujrat e tij të jenë të pastra dhe shumë të mira për t’u larë në sezonin e verës. Uji i tij mbetet përherë me një ngjyrë jeshile të qartë. Bimësia rreth liqenit është e dendur dhe natyrale. Në kodrat rreth tij mund të praktikohet sporti i ngjitjes. Nuk ka shenja orientuese për tek ky destinacion. Pamja e liqenit nga lartësitë e kodrave është shumë e bukur.

 

 

Next Post
Itali/Siguroi 332 kg cannabis sativa për ta trafikuar, pranga në Milano 39 vjeçarit kavajas (Emri)

Itali/Siguroi 332 kg cannabis sativa për ta trafikuar, pranga në Milano 39 vjeçarit kavajas (Emri)

Comments 3

  1. Idk says:
    2 years ago

    .

    Reply
  2. Idk says:
    2 years ago

    …. ….

    Reply
  3. Idk. says:
    2 years ago

    …. ..hxdvqefxexszsedwws …..

    Reply

Leave a Reply to Idk Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prostitutë amorale politike”, Berisha për Ramën: Fshehu pjesëmarrjen në samit ndërkombëtar

“Prostitutë amorale politike”, Berisha për Ramën: Fshehu pjesëmarrjen në samit ndërkombëtar

April 21, 2026
Goditen grupet kriminale që shpërndanin drogë në Tiranë, 30 urdhër-arreste

Goditen grupet kriminale që shpërndanin drogë në Tiranë, 30 urdhër-arreste

April 21, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

“Shkatërruam pluhurin bërthamor”, Irani në bisedime me SHBA: Gati për luftë me armë të reja

April 21, 2026
Lapaj, kallëzim në SPAK për sektorin e naftës: Dyshime për abuzim dhe keqadministrim

Lapaj, kallëzim në SPAK për sektorin e naftës: Dyshime për abuzim dhe keqadministrim

April 21, 2026
Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë

DETAJE / Aksidenti në Tiranë-Durrës i merr jetën shoferit, plagoset pasagjeri

April 21, 2026
“Nga ndërtimet pa leje, te krimet mjedisore e siguria ushqimore”, Hita firmos marrëveshje me Sulën

“Nga ndërtimet pa leje, te krimet mjedisore e siguria ushqimore”, Hita firmos marrëveshje me Sulën

April 21, 2026
I përkiste të mbijetuarës, shitet për mbi 900 mijë dollarë jeleku i shpëtimit nga fundosja e Titanikut

I përkiste të mbijetuarës, shitet për mbi 900 mijë dollarë jeleku i shpëtimit nga fundosja e Titanikut

April 21, 2026
Goditet grupi kriminal që shiste kokainë në Berat, arrestohen tre persona

Goditet grupi kriminal që shiste kokainë në Berat, arrestohen tre persona

April 21, 2026
Pesë apartamente, tokë dhe aksione! Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë

Pesë apartamente, tokë dhe aksione! Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë

April 21, 2026
Dhuna seksuale përdoret për zhvendosjen e palestinezëve në Bregun Perëndimor

Dhuna seksuale përdoret për zhvendosjen e palestinezëve në Bregun Perëndimor

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In