• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pesë apartamente, tokë dhe aksione! Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e pasurive të të dënuarit për drogë

by A R
21/04/2026 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Fierit ka përfunduar një hetim pasuror dhe i është drejtuar gjykatës me kërkesë për konfiskimin e një sërë pasurish të konsideruara si të pajustifikuara me burime të ligjshme. Në fokus të hetimit është shtetasi A.H., i dënuar në Itali për veprimtari të lidhura me trafikun e drogës, si dhe persona të afërt me të.

Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për 5 apartamente, 2 njësi shërbimi, rreth 16.7 mijë metra katrorë tokë arë dhe kuotat në 5 shoqëri tregtare, të cilat dyshohet se janë krijuar nga të ardhura me origjinë kriminale.

Hetimi, i regjistruar në korrik 2025, ka analizuar pasuritë e disa shtetasve dhe aktivitetin e kompanive në pronësi të tyre. Nga verifikimet ka rezultuar se një shumë prej mbi 100 milionë lekësh, e deklaruar si investim në një shoqëri tregtare nga A.H., nuk justifikohet me burime të ligjshme financiare.

Prokuroria thekson se janë kryer veprime fiktive për të justifikuar këtë shumë, përfshirë transaksione jashtë sistemit bankar dhe marrëveshje të panoterizuara, me qëllim fshehjen e origjinës së fondeve. Kjo shumë më pas është përdorur për zhvillimin e aktivitetit ekonomik, duke u reflektuar si e ardhur e ligjshme dhe duke u riinvestuar në pasuri të paluajtshme dhe biznese të tjera.

Sipas hetimeve, A.H. sillte në Shqipëri para që dyshohet se buronin nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve në Itali. Në disa raste, shoferë të punësuar në kompanitë e lidhura me të janë kapur në kufi me shuma të padeklaruara parash.

Prokuroria Fier kërkon konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të A.H. dhe M.H:

-Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 135.60 m², me vendndodhje Bashkia Fier;

-Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 127 m², me vendndodhje Bashkia Fier;

-Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 59 m², me vendndodhje Bashkia Fier;

-Pasuria e llojit “njësi” me sipërfaqe 17.10 m², me vendndodhje Tiranë; dhe

-Pasuria e llojit “njësi” me sipërfaqe 31 m², me vendndodhje Vlorë.

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A…” Sh.p.k.:

-Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3949 m², me vendndodhje Fier.

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A I” sh.p.k.:

-Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 1971 m², me vendndodhje Fier;

-Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3926 m², me vendndodhje Fier;

-Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 2942 m², me vendndodhje Fier; dhe

-Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3931 m², me vendndodhje Fier.

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të K.H, si më poshtë:

-Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 55 m², me vendndodhje Bashkia Fier; dhe

-Pasuri e llojit “apartament” me sipërfaqe 137 m², me vendndodhje Bashkia Fier.

Konfiskimin e kuotave të shoqërive tregtare në zotërim të individëve objekt hetimi pasuror, si më poshtë:

-Kuotat e shoqërisë “A….” sh.p.k;

-Kuotat t shoqërisë “A… T….” sh.p.k;

-Kuotat e shoqërisë “A… B…” sh.p.k;

-Kuotat e shoqërisë “A…. I….” sh.p.k.; dhe

-Kuotat e shoqërisë “M… T….” sh.p.k.

Next Post
Goditet grupi kriminal që shiste kokainë në Berat, arrestohen tre persona

Goditet grupi kriminal që shiste kokainë në Berat, arrestohen tre persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Kundërshtitë për ndarjen territoriale, Mazniku: Debati në Kuvend, jo me protesta dhe referendum

August 5, 2026
Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

August 5, 2026
Alarm në Gjermani! Avioni i DHL përplaset në ajër me një objekt, pak më vonë policia gjen në aeroport një dron

Alarm në Gjermani! Avioni i DHL përplaset në ajër me një objekt, pak më vonë policia gjen në aeroport një dron

August 5, 2026
Neutralizohet zjarri në Peshkëpi të Selenicës, digjen automjete në një varrezë makinash dhe dhjetëra pemë

Neutralizohet zjarri në Peshkëpi të Selenicës, digjen automjete në një varrezë makinash dhe dhjetëra pemë

August 5, 2026
Tarifat e Trump u rrëzuan në gjykatë, SHBA nis kthimin e miliardave për bizneset

Tarifat e Trump u rrëzuan në gjykatë, SHBA nis kthimin e miliardave për bizneset

August 5, 2026
Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç

Gazetari dhe imami non grata, Berisha dënon vendimin e qeverisë: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç

August 5, 2026
Doktor Cubi

Doktor Cubi

August 5, 2026
Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone, shpëtohen dy të rinj në Ksamil

Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone, shpëtohen dy të rinj në Ksamil

August 5, 2026
“Do përdoren për të goditur Ukrainën”, Rusia furnizohet me raketa balistike nga Koreja e Veriut

“Do përdoren për të goditur Ukrainën”, Rusia furnizohet me raketa balistike nga Koreja e Veriut

August 5, 2026
Kundërshtimet për propozimin e PS për Territorialen, Haxhimali: Të vonuara! Kryetarët e bashkive duhej të flisnin që në fillim

Kundërshtimet për propozimin e PS për Territorialen, Haxhimali: Të vonuara! Kryetarët e bashkive duhej të flisnin që në fillim

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com